|
|
Lidhja, trashėgimi nacionale
Shkruan: Vehbi Miftari
Nė 20-vjetorin e themelimit tė lėvizjes pėr pavarėsi tė Kosovės, mund ta rifreskojmė edhe njė herė kujtesėn tonė historike. Madje, jo vetėm pėr tė treguar respektin e skajshėm pėr njė elitė intelektuale e kulturore, e cila ishte nė nismė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės; jo vetėm pėr tė kujtuar angazhimin e mijėra burrave e grave tė Kosovės pėr tė zgjidhur ēėshtjen e shqiptarėve nė Europėn Juglindore dhe, nė fund, jo vetėm pėr ta kujtuar prijėsin e ideologun nacional, por, mbi tė gjitha, pėr tė krijuar njė referencė tė fuqishme historike e politike, e cila do tė shėrbejė si pikė orientimi pėr tė ardhmen.
Por, ēfarė nėnkupton sot lėvizja pėr pavarėsi, Lidhja Demokratike e Kosovės, e themeluar kėtu e njėzet vjet mė parė? Si ndodhi qė njė lėvizje intelektuale, me njė bėrthamė tė fuqishme elitare kulturore, tė shndėrrohet nė njėrėn ndėr lėvizjet mė tė mėdha politike kundėr ideologjisė komuniste? Cila ishte ideologjia politike e saj? A ėshtė ajo produkt i kontekstit tė ndryshuar historik apo i vetėdijes sė ndryshuar nacionale?
Ekzistojnė disa pėrgjigje dhe njė e vėrtetė.
Sė pari, procesi i themelimit tė saj, sikur e thotė shpesh z. Buxhovi, njėri nga nismėtarėt e themelimit tė LDK-sė, ėshtė i pėrcaktuar nga ndryshimi i kontekstit historik nė Lindje, sikur edhe nga ndryshimi i vetėdijes pėr nacionin. Shenja e parė e njė organizimi tė tillė, ndėrkaq, duhet tė kėrkohet nė nivelin intelektual, si kundėrvėnie ndaj tendencave akademike e politike pėr legjitimimin e hegjemonisė serbe nė ish-federatėn jugosllave. Si kundėrvėnie koncepti i intelektualėve tė mėdhenj tė Kosovės synonte zhvillimin e vetėdijes nacionale, duke e artikuluar synimin e tyre nė katėr pika tė rėndėsishme, dy nga tė cilat ishin barazia dhe demokracia, tė cilat mė vonė u shndėrruan po ashtu nė dy nga premisat thelbėsore tė programit nacional tė LDK-sė.
Kjo vetėdije u artikulua nga njė elitė intelektuale e kulturore, kryesisht e mbledhur nė gazetėn Rilindja, tė cilėt ngjallėn njė frymė besimi, e cila u pėrkrah gjerėsisht. Jemi tė bindur se krijimi i kėsaj fryme, e cila e shndėrroi shpejt LDK-nė dhe prijėsin e saj, dr. Rugovėn, nė ikonė tė besimit (kujtoni anėtarėsinė shtatėqindmijėshe e cila u mblodh shumė shpejt), ėshtė refleksion i njė vetėdije tė fuqishme intelektuale me premisa politike, e cila dinjitetin personal e nacional i mbronte sipas parimeve tė lirisė universale. Mė tej, lidhja e krijoi njė frymė besimi pėr vlerat e pėrbashkėta dhe kjo pati si rrjedhojė krijimin e njė solidariteti tė gjerė qytetar e politik, i cili e mbrojti vetė organizimin nga ēfarėdo ēarjeje. Lidhja jonė (LDK-ja) ėshtė e fortė e nuk shprishet, sepse bazohet nė besim, thoshte dr. Rugova.
Sė dyti, lidhja ndikoi qė qytetari i Kosovės tu kthehej vlerave tė veta shpirtėrore dhe pėr ta pėrfillur kėtė synim ajo (lidhja) i shpaloste premisat identitare nacional-kulturore, si dhe trashėgiminė e pasur kulturore.
Mė tej, ajo ndikoi nė artikulimin e kėrkesave politike dhe nė sprovimin e pėrditshėm tė tyre, duke ndikuar nė krijimin e njė tė mirėfillte kulture politike ndėr shqiptarėt e cila u mbėshtet nė parime tė fuqishme morale dhe humane.
LDK-ja e orientoi politikėn shqiptare drejt dimensionit nacional, duke i theksuar shenjat e identitetit nacional. LDK-ja prej themelimit tė saj e deri sot bėri qė Kosova tė sillej rreth boshtit tė saj shpirtėror, politik e nacional. Duke bartur njė koncept konservativ tė tipit europian, qė e afirmon traditėn, familjen etj..., dhe si parti e cila besėn/besimin i ka tė trashėguara si vlerė identitare, LDK-ja, tradicionalisht ka reflektuar kulturė besimi dhe lidhje tė fuqishme strukturore. Vetė Rugova ishte njeriu mė i besuar ndėr shqiptarė. Ai kuptohej dhe besohej lehtė nga tė gjithė. Ai ishte njeriu i fjalės, pėr mė tepėr ishte njeri i besės. Ai e kultivonte atė.
LDK-ja, kėsisoj, shėrbeu si njė lėvizje e gjerė qytetare pėr pavarėsi. Pėrveē nė besim, ajo u mbėshtet fort edhe nė kujdesin qytetar. Kujdesi ndaj familjes, ndaj vlerave qė ajo pėrfaqėson, ėshtė kujdesi pėr vlerat tradicionale tė shoqėrisė. Vitet 90, prandaj, shėnojnė model tė organizimit familjar e pėr familjen, i cili ėshtė artikuluar si vetėdije pėr mėnyrėn e organizimit tė brendshėm tė jetesės. Nuk mund tė paragjykojmė rezultatet e kėrkimit tė njė analize qė sociologėt do tė mund ta bėnin pėr kėtė fenomen, por mund tė konstatojmė se modeli i organizimit tė jetesės, solidarizimi me vlerat e traditės dhe me konceptin pėr nacionin, si dhe ruajtja e kultivimi i shenjave identitare tė familjes, janė model i papėrsėritshėm i organizimit. Le ta rikujtojmė me kėtė rast modelin e kujdesit ndaj familjes dhe institucionin e shėndetit, klinikėn Nėnė Tereza, si shembull tė kultivimit tė kėsaj vetėdijeje.
Si pėrfundim, fakti se lidhja e ka ndėrtuar modelin e ekzistimit tė njė kulture tė thellė tė besimit nė vlerat e pėrbashkėta, nė paradigmat nacionale, nė ekzistimin e kodeve nacionale, pastaj kultivimi i njė modeli tė pėrfaqėsimit, i cili mbėshtetej qartėsisht nė vlerat intelektuale-kulturore, janė premisa tė cilat ideologjinė e saj e shndėrrojnė nė pjesė tė kulturės tradicionale. Dhe, ne tashmė flasim hapur pėr njė trashėgimi tė konsoliduar. Duke e kujtuar atė, ne e shndėrrojmė atė nė vlerė pėrfaqėsuese... Kėtu nuk mbyllet, por hapet pafundėsisht roli i saj nė veprimin tonė strategjik.
(Autori ėshtė shef i Departamentit tė Komunikimit nė LDK)
|
|
|