|
|
Libri i Gani Azemit sjell vlera paqeje dhe mirėkuptimi
Shkruan: Eden Babani
Kohėt e fundit u promovua nė Bruksel, libri nė gjuhėn frėnge i gazetarit dhe poetit Gani Azemi, e titull Letra fqinjit tim serb" (Les letres ą mon voisin serbe).
Nė tubimin promovues, morėn pjesė shokė dhe miq tė autorit, botuesi, zoti Filip Komelio (Philippe Comeliau) intelektualė shqiptarė me banim nė Belgjikė, si edhe mjaft intelektualė belgė frėngjishtfolės. Nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė saj, zotit Naim Mandri, ishte e pranishme
edhe Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Belgjikės, nė BE dhe nė Dukatin e Madh tė Luksemburgut.
Cili ėshtė autori i librit?
Lindur mė 1951 nė Babush i Muhaxhirėve, fshat pranė Prishtinės, nė njė familje me tradita patriotike dhe nacionaliste, kundėrshtare e vendosur ndaj pushtimit jugosllav, Gani Azemi u diplomua nė Universitetin e Prishtinės, nė degėn e gazetarisė. Gjatė vitit 1977 ndėrmori njė sėrė udhėtimesh nė Europėn Perėndimore dhe nė SHBA, ku u njoh me shumė emigrantė shqiptarė qė pėrpiqeshin asohere tė ndėrkombėtarizonin ēėshtjen kosovare. Njė vit mė pas,dezertoi nga Armata Jugosllave dhe u vendos nė Bruksel, ku jeton edhe sot. Mė 1981 u zgjodh Kryetar i Komitetit Kombėtar tė Kosovės nė Europė, themeluar nga disidenca shqiptare, ndėrsa mė 1993 ėshtė bashkėthemelues i Komitetit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut nė Kosovė, tė cilin e kryesoi Enver Hadri, vrarė mė 1990 nė Bruksel, nga shėrbimet sekrete jugosllave. Pėrfaqėsues
diplomatik i Qeverisė Bukoshi nė Belgjikė,bashkėpunėtor i afėrt i Presidentit Rugova, Ganiu mundi tė ēmallej me vendlindjen pas 21 vjetėsh emigracioni politik, nė gusht tė 1999-s, fill pas
tėrheqjes sė trupave serbe nga Kosova. Letra fqinjit tim serb", botim i shtėpisė botuese belge čdition mols", ėshtė i zhanrit artistik epistolar. Ai pėrmbledh 27 letra publikuar nė shtypin periodik shqiptar dhe, pjesėrisht, nė atė belg, duke filluar prej vitit 1989, deri nė shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės. Ato janė pėrkthyer nė gjuhėn frėnge nga Teuta Shkupi. Letra qė hap librin, ėshtė titulluar Exil (Ekzil). Ajo u shkrua nė nėntor 1989. Dritėn e botimit e pa nė kohėn e rėnies sė Murit tė Berlinit, nė numrin e parė (nėntor dhjetor) tė Revista e Kosovės" (La Revue
de Kosova), themeluar, botuar nė gjuhėn frėngjishte dhe drejtuar nga vetė Gani Azemi, deri qė u mbyll pas katėr numrash pėr arsye financiare.
Letra i drejtohet fqinjit intelektual serb tė imagjinuar, i cili ka jetuar paqėsisht nė Kosovė. Gjetja artistike ėshtė e goditur, shumė domethėnėse, sikurse edhe titulli i librit. Dy bashkėmoshatarė, dy intelektualė,njėri serb, tjetri shqiptar, pėrballė njėri-tjetrit. Dy kombėsi, dy fate, pėrballė
njėra-tjetrės. Autori i drejtohet fqinjit tė imagjinuar, pas njė ndarjeje tė gjatė: U bėnė mė shumė se dhjetė vjet qė nuk jemi parė. Pėr tu shpėtuar qelive jugosllave, unė kam marrė rrugėn e ekzilit qė mė ka hedhur nė Bruksel, ndėrsa ti je vendosur nė kryeqytetin tėnd tė dashur. Shpesh jam matur tė tė shkruaj, por gjithmonė e kam shtyrė pėr mė vonė. Qėndrimi antishqiptar i gazetave dhe i revistave tė Beogradit, mė shtynė mė nė fund tė vendos." Mė tej, autori i letrės i
kujton fqinjit se ata tė dy kanė njiheshin,respektoheshin me njėri-tjetrin. Mirėpo: Pasi mė 1981, njė vajzė e re manifestuese shqiptare, u vra prej ushtrisė jugosllave, unė kam pritur qė njė zė serb tė indinjohej. Shpresoja, fqinj, qė ky zė tė ishte yti. Paskam pritur kot. Shumė tė rinj tė tjerė shqiptarė ranė atė vit nėn plumbat e ushtarėve jugosllavė, pa reaguar askush nė Serbi." Efekti kishte qenė i menjėhershėm. Gani Azemi ruan njė letėr qė dikush" i kishte i shkruar nėn emrin provokues Srbo Srbinoviē. Srbo Srbinoviēi e kishte shtėnė traktin e vet vjedhurazi mes faqeve tė numrit dy tė revistave qė Ganiukishte dorėzuar pėr shitje nė njė nga kioskat e Brukselit. E kishte pyetur shitėsin se si kishte ndodhur, por ky, me ēiltėrsi, kishte ngritur supet dhe kishte
mbetur i befasuar. Ishte e qartė: provokatori kishte pėrdorur mėnyrat clandestine qė komunistėt i kanė aq pėr zemėr. Ishte 14 shkurt (dita e Shėn Valentinit) 1990. A thua tė ketė qenė rastėsi? Apo Srbo Srbinoviēi ka dashur ti kujtojė fqinjit shqiptar se paqen mes serbėve dhe shqiptarėve
nuk mund ta sjellin as ditė tė tilla tė shėnuara si ajo e Shėn Valentinit, tė mbushura vetėm me dashuri? Asohere,kujton autori, nė Bruksel vepronin lloj-lloj forcash antishqiptare: vepronte
UDBA, por edhe Sigurimi shqiptar. Kush mund tė thotė se cila dorė i turbullonte mė shumė ujėrat?
Nė letrėn e dytė (janar 1990), titulluar Rėnia e Murit tė Berlinit", autori e percepton drejt fundin e regjimeve komuniste, ēka do tė thotė fundi i shtetit tė stisur jugosllav, bashkė me tė edhe fundi i nacionalizmit tė tejskajshėm serb, ndaj edhe e ngre tonin, e paralajmėron fqinjin pėr rrjedhojat e mundshme. Nė mbyllje tė saj i kujton: Nė qoftė se ti dhe miqtė e tu intelektualė nuk do tė denonconi atė ēka po ndodh, nė qoftė se Serbia nuk do ta ndalė represionin, a e di ti se deri ku mund tė mbėrrihet? Shqiptarėt do ta humbin durimin dhe atėherė do tė jetė shumė vėshtirė tė rifillojė dialogu." Nė vazhdėn e jehonės qė pati rėnia e Murit tė Berlinit, autori do ti drejtohet sėrish fqinjit nė letra tė tjera. Nė tė pestėn (mars, 1990) do ti kujtojė: Mos harro, fqinj,qė Muri i Berlinit ka rėnė dhe qė, kėtė herė, historia ėshtė nė anėn tonė, nė anėn e demokratėve."
Lexuesi kalon nga letra nė letėr duke sjellė nė kujtesė evenimentet kryesore kosovare gjatė viteve, qė rrjedhin e rrjedhin.
Gani Azemi i pėrmend fqinjit thirrjet barbare tė mijėra serbėve nė Fushė Kosovė, nė kujtim tė betejės sė pėrbashkėt tė shqiptarėve, serbėve dhe popujve tė tjerė fqinjė kundėr otomanėve, mė 1389, nė mbrojtje tė kulturės perėndimore (letra e katėrt, shkurt 1990); i pėrmend vrasjen e Enver Hadrit nga dora e zezė e shėrbimeve sekrete jugosllave (letra e pestė, mars 1990); i pėrmend mbytjen e fėmijėve kosovarė nė mars 1990 me gaz helmues, brenda nė shkollat
e tyre (letra e gjashtė, prill 1990): i pėrmend publikimin nė tė pėrditshmet zyrtare serbe tė idesė sė ēmendur tė Milosheviēit pėr pastrimin etnik tė Kosovės, duke bėrė thirrje pėr tė dėrguar atje
njėqind mijė kolonė serbė me rroga tė majme (letra e shtatė, maj 1990).
Mallėngjyese, por edhe kuptimplote ėshtė letra e tetė, titulluar Vdekja e nėnės sime", (janar, 1994). Pasi i kujton fqinjit pamundėsinė pėr tė shkuar nė vendlindje qė ti japė nėnės lamtumirėn e fundit, ti mbyllė sytė dhe ti hedhė njė grusht dhč mbi varr, pasi ka sjellė nė kujtesė ēaste intime nga fėmijėria, Gani Azemi e mbyll letrėn: U mbushėn gjashtėmbėdhjetė vjet qė jetoj nė emigracion dhe qė kam njohur mirė mjaft dhimbje: netė tė gjata plot ėndrra tė frikshme, mėngjese me shi pa hasur njeri pėr tu pėrshėndetur, malli pėr vendin tim qė nuk mė ndahet
nga mendja. Por dhimbja ime sot ėshtė e papėrballueshme, pasi ajo bart zinė pėr nėnėn time, larg tė mive. Ti nuk mund ta kuptosh, fqinj, sepse ti jeton i lirė nė vendin tėnd."
Mjaft interesante ėshtė letra e gjashtėmbėdhjetė, (qershor 1999). Masakrėn serbe nė Krushė tė Madhe mė 26 mars tė atij viti, autori e krahason me masakrėn naziste nė Oradour-sur-Glanė (Oradur mbi Glanė) gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (10 qershor, 1944). Me atė rast, ai sjell nė kujtesė ngjarjet e Prekazit, tė Raēakut, tė Gjakovės, tė Pejė. Nėse njė ditė ti do tė kthehesh nė Kosovė, fqinj, bėj njė pelegrinazh nė ato qytete e fshatra. Ndiq gjurmėt e ushtrisė sate aspak tė lavdishme. Ti do tė ndihesh, ndoshta, nė gjendje turpi, me ndėrgjegje tė vrarė. Por, ndonėse ti, fqinj, nuk do tė kthehesh kurrė atje, nuk do tju shpėtosh dot atyre viseve. Emrat e tyre do tė jehojnė nė sallat e Gjyqit, Ndėrkombėtar tė Hagės, do tė shfaqen nė titujt e gazetave, do tė
mbushin radhėt e librave. Ata emra do tė tė turpėrojnė ty, sikurse do tė turpėrojnė historinė."
Letra e fundit, e njėzeteshtata, titullohet Pavarėsi". Ajo ėshtė e vetmja letėr e shkruar nė Prishtinė. Mban datėn 17 shkurt 2008 dhe i kushtohet shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Kjo letėr ėshtė e fundit qė tė drejtoj dhe dije se dėshiroj qė Serbia tė bėhet njė demokraci e vėrtetė, qė ajo tė kthehet drejt sė ardhmes, drejt Europės. Sepse, nė gjirin e Bashkimit Europian, vendet tona janė dhe do tė mbeten fqinje. Janė gjeografia dhe historia qė e kanė dashur kėshtu. Dhe do tė ishte mirė pėr tė gjithė qė ne tė jetojmė nė paqe. Tashti, fqinj, unė mund tė tė them lamtumirė", e mbyll autori letrėn e tij tė fundit.
Pse fqinjit dhe jo mikut tim serb pėr analogji me Letra mikut tim gjerman" tė Alber Kamysė (Letrtes ą mon ami allemand"? e pyeta Gani Azemin ditėn e pėrurimit. Ai qeshi. Tė njėjtėn pyetje i kishte bėrė edhe botuesi. Madje bash pėr analogji me novelistin francez, zoti Filip
Komelie kishte ngulur kėmbė qė nė titull tė vihej fjala mik, jo fqinj. Autori i librit i kishte shpjeguar botuesit se ishte e vėrtetė qė frymėzimin e kishte marrė nga letrat" e Kamysė. Mirėpo ishte po aq e vėrtetė se, pėr shkaqe historike qė nuk janė varur nga shqiptarėt, nuk mund ta konsideronte mik personin e imagjinuar. Si fqinj, po. Sepse jeta ia kishte sjellė tė jetonte me fqinjė serbė, duke i respektuar, por pa u miqėsuar me ta. Institucioni i miqėsisė nuk ėshtė i njėjtė me atė tė fqinjėsisė nė traditėn dhe nė botėkuptimin e shqiptarit. Mandej, pėr habinė
e botuesit belg, Ganiu kishte shtuar se, sipas njė ligji tė pashkruar, respekti ndaj fqinjit shkon deri atje sa shqiptari tė ndalojė gėzimin, kur fqinjit i ndodh njė zi.
Nga ēdo kėndvėshtrim qė ta shohėsh, libri i Gani Azemit sjell vlera tė pamohueshme paqeje dhe mirėkuptimi, pėrpos atyre publicistike, letrare dhe historike
Bruksel, 22 dhjetor
|
|
|