|
|
Kosova model i ngritjes sė njė shteti nga hiri
Shkruan: Fatmir Terziu
Fillimi i vitit 2010 ėshtė parashikuar nga NATO qė tė jetė viti i tėrheqjes sė njė tė tretės sė trupave nga Kosova. Ky parashikim ka ardhur nga shumė faktorė. Mė i rėndėsishmi dhe mė i komunikueshmi pėr kėtė ėshtė "dėshtimi i mjaft parashikimeve tė ekzagjeruara pėr hakmarrje nė Kosovė". Kosova sipas diplomatėve dhe politikanėve tė huaj tashmė ėshtė njė model "pėr ndėrtimin e shtetit nga hiri". Craig Whitlock, nga "Washington Post", shkruante pikėrisht kėshtu mė 1 dhjetor 2009: "Pavarėsisht nga problemet e saj dhe dhimbjet nė rritje, Kosova ėshtė cituar nga diplomatėt e shumtė si njė model i besueshėm pėr ndėrtimin e njė shteti, njė shenjė e rėndėsishme pėr debatin aktual mbi Afganistanin ku flet mė sė miri se si njė pėrpjekje e vendosur nga tė huajt mund tė ndihmojė pėr tė ndėrtuar njė vend nga hiri".
Whitlock shton gjithashtu se, "Pas viteve tė konfliktit etnik, tashmė janė vitet e sigurisė dhe stabilitetit qė kanė nisur tė mbijnė rrėnjė jete. Parashikimet se pavarėsia do tė ēojė nė vrasje hakmarrėse tė shumicės etnike shqiptare kundėr serbėve etnikė, qė pėrbėjnė rreth 7 pėrqind tė popullsisė, doli se ishte e ekzagjeruar." Artikulli i Whitlock flet qartė qė nė titull "Pavarėsisht nga problemet e saj, Kosova ofron model pėr komb ndėrtuesit". Por pėrse ky opinion nuk ėshtė nė mesin e vetė shqiptarėve, mė sė shumti gazetarėve qė "mendojnė ndryshe" nė mesin shqipfolės? Kohėt e fundit tė ndikuar nga termat "nacionalizėm", "patriotizėm" apo edhe arsye tė tilla tė ngushta, pas vizitės sė disa pėrfaqėsuesve politikė tė komunitetit serb nė Kosovė, tė kryesuar nga anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, njėherėsh, kryetar i Partisė Liberale Serbe nė Kosovė, zoti Sllobodan Petroviē, gjithashtu edhe nga deklarimi i Kryeministrit Berisha qė u shpreh se, "Presidenti Tadiē ėshtė i mirėpritur nė Shqipėri dhe dua t'ju them se ne po punojmė pėr vizitėn e tij tė ardhshme", opinionistė dhe gazetarė tė ndryshėm kanė shprehur hapur pakėnaqėsitė e tyre, kundėrshtitė e tyre qė i janė paraqitur mediave elektronike mė sė shumti dhe atyre tė shkruara e internetike. Nė anėn zyrtare tė shtetit shqiptar kjo vizitė ėshtė cilėsuar historike. Nė kėtė vijė janė edhe ndėrkombėtarėt. Kėshtu mendojnė edhe aleatėt e sotėm tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Analistėt nga SHBA dhe Britania e Madhe nė mediat e tyre flasin pėr "model shteti" pėr "bashkėjetesė paqėsore dhe demokratike". Zyrtarėt shqiptarė menjėherė pas kėsaj vizite deklaruan: "Duke e cilėsuar historike vizitėn e pėrfaqėsuesve politikė tė komunitetit serb nė Kosovė, Kryeministri Berisha shprehu vendosmėrinė e tij pėr tė dhėnė tė gjithė kontributin e mundshėm nė interesin mė tė mirė tė bashkėjetesės sė qytetarėve tė Kosovės, pa dallim nga origjina e tyre etnike. Gjithashtu, Kryeministri Berisha bėri tė ditur se qeveria shqiptare do tė kontribuojė me njė fond modest prej 400 mijė euro pėr Komunėn e Graēanicės".
Kėshtu, kjo "mikpritje" zyrtare shqiptare, ky humanizėm shqiptar, edhe pse i cilėsuar dhe kritikuar nga disa media, nė fakt ka bėrė qė mjaft trillime pėr shqiptarėt tė bien poshtė, ka bėrė tė rrėzohen hamendėsitė e hershme pėr "hakmarrje shqiptare" ndaj minoritetit serb nė Kosovė. Nga ana tjetėr, janė rrėzuar edhe hipotezat se dy popujt janė "armiq tė pėrjetshėm". Nė kėtė pikė ėshtė dėshmuar hapur se "politikat nacionaliste", e ēojnė nė qorrsokak njė vend, njė popull, njė komb. Vetė deklarata e zotit Petroviē pas takimit me Kryeministrin shqiptar flet qartė pėr kėtė: "Unė jam i sigurt se nė kėtė drejtim ne dėrgojmė njė mesazh tė qartė, i cili do tė jetė nė interes tė qytetarėve tė Kosovės, qytetarėve tė Shqipėrisė dhe nė rajon. Dėshiroj tė besoj se shtetet nė rajon do tė marrin shembullin e qeverisė sė Shqipėrisė dhe jam i sigurt se miqtė tanė nga Brukseli dhe nga Uashingtoni do ta vlerėsojnė shumė pozitivisht kėtė projekt tė pėrbashkėt tonin".
Mė tej njė Ballkan i komunikueshėm, njė stabilitet i marrėdhėnieve Tiranė Beograd ėshtė cilėsuar nga BBC ja si njė faktor pozitiv pėr Kosovėn dhe bashkėjetesėn: "Natyrisht qė ka shumė rėndėsi qė tė rezultojnė marrėdhėnie tė mira mes Beogradit dhe Tiranės, sepse kjo do tė reflektojė direkt edhe nė Kosovė". Kjo nuk ėshtė aspekti i vetėm qė referohen analistėt, por integrimi dhe synimi drejt Evropės, bashkė me realizimin e liberalizimit tė vizave, janė faktorė qė kėrkojnė mė shumė diplomaci, mė shumė dialiktikė mendimesh.
Koha kur Kosova ka tejkaluar mjaft "alibi" tė ngritura pėr tė, zyrtarėt e shtetit tė saj dhe aq mė shumė pėr shqiptarėt, duhet shfrytėzuar nė rrugė tė tilla diplomatike, me njė politikė tė pastėr e tė pjekur. Eshtė koha tė mos lėndojmė gjakun e derdhur, tė mos vrasim mė shumė se plagėt e asaj lufte barbare qė tė sėmurė "nacionalistė" drejtuan gryka topash dhe tankesh mbi tė pafajshmit e Kosovės, i pėrzunė dhe i dogjėn, i vranė dhe i shkretuan. Eshtė koha qė tė shohim pėrpara, duke realizuar qėllimin kryesor tė integrimit. Kosova ėshtė njė model tashmė. Mendimet e kundėrta, natyrisht janė pjesė e demokracisė, janė pjesė e kėtij modeli ku ka rritur sot Kosova. Ndihma shqiptare mbetet njė ndihmė e rrėndėsishme. Edhe kur ajo kritikohet nė kohėn demokratike?
|
|
|