Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Interesi politik, parimet udhėheqėse, pastaj ‘rifreskimi”

Shkruan: Vehbi Miftari Ēėshtja e funksionalitetit tė qeverisė kudo shihet pashkėputur nga pėrmbushja e detyrimeve shtetėrore karshi qytetarit. Prandaj, mosfunksionimi i plotė i qeverisė, cilėsdo qeveri vendi a qeverish lokale, i cenon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, tė tėrthortė po se po, vetė liritė dhe te drejtat e kėtij qytetari. Debatet e fundit pėr ndryshimet nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės, sado tė pėrqendruara nė atė qė ėshtė quajtur “rifreskim” i kabinetit qeveritar, nė esencė kanė prekur gatishmėrinė e partive politike qė qeverisin vendin pėr ta “ridefinuar” funksionalitetin e qeverisjes sė pėrbashkėt, varėsisht nga pikėpamjet e tyre politike. Njė pajtueshmėri pėr parimet udhėheqėse ėshtė gjithnjė e domosdoshme. Pas debateve zgjedhore, si dhe pas rritjes sė thirrjeve mes anėtarėve e simpatizantėve tė tė dy partive, ėshtė e dukshme qė rishikimi i rrugės sė pėrbashkėt politike nė qeveri, bėhet i nevojshėm. Tė dy partitė, nė forumet e tyre udhėheqėse, duhet tė pėrcaktohen pėr interesin e tyre politik dhe tė japin gjykimin e argumentuar nėse mbetja nė bashkėqeverisje ėshtė interes i tyre. Nėse kjo ridėshmohet, duhet pėrcaktuar pastaj edhe parimet e bashkudhėheqjes dhe tė dy partnerėt duhet t’i pėrfillin parimet e pashmangshme politike tė bashkėqeverisjes. Nė rastin e pėrkundėrt, kur njėri ose tė dy partnerėt e deritashėm vlerėsojnė se interesi i votuesit tė tyre ose interesi i pėrgjithshėm i qytetarėve tė vendit cenohet me qeverisje gjysmė tė paralizuar, ato duhet tė bėjnė tė qartė synimet e tyre. Beteja pėr tė mbrojtur interesin e votuesit duhet tė peshohet nė raport me potencialin pėr zhvillim tė pėrgjithshėm. Kjo ndoshta e hapė mundėsinė e debatit pėr zgjedhjet e ardhshme nė nivelin nacional. Dhe kėtu pėrfshihen mė shumė pjesėmarrės. E, dihet mirėfilli se hapja e mundėsisė sė debatit mes forcave politike dhe, eventualisht, arritja e njė konsensusi tė gjerė pėr shpalljen e njė date tė mėhershme se vjeshta 2011 si datė tė zgjedhjeve nacionale, nuk ėshtė aspak fyese nė raport me kėto parime dhe nuk e lėndon frymėn demokratike. Por, le tė kthehemi edhe njė herė te mundėsia e “rifreskimit” tė parimeve politike para se tė bėhet rifreskimi i kabinetit qeveritar. Mbase, ėshtė koha tė mendojmė rishtas nėse parimet udhėheqėse janė pėrfillur gjatė qeverisjes sė deritanishme, ose nėse ato duhet tė pėrcaktohen rishtas. Sepse, ėshtė pak e pritshme qė duke i pasuar disa veprime jo krejtėsisht tė matura nė raport me formulėn qeverisėse, nė njėrėn anė, dhe hapjen e pėrnjėhershme tė mundėsisė sė pakėnaqėsive tė thella - po nė raport me formulėn e qeverisjes - nė anėn tjetėr, si dhe duke krijuar hone tė tilla nė raportet mes partnerėve, ėshtė pak e pritshme, pra, qė njė rifreskim kabineti do tė ishte i mjaftueshėm pėr qeverisjen e ardhshme. Ai (rifreskimi) mund t’ia rrisė jetėgjatėsinė, por ne synojmė funksionalitet nė qeverisje dhe qeveri funksionale. Prandaj, njė formulė e mbėshtetur nė parime dhe angazhim pėr kultivim tė frymės parimore ėshtė ēelėsi pėr ēfarėdo bashkėpunimi tė mėtejmė. Rishpėrndarja e resorėve sipas njė formule tė pjesėmarrjes, tė pėrpjesėtueshme me fuqinė e partive pjesėmarrėse nė qeveri, mund tė ishte guri peshues nė diskutimet pėr rishpėrndarjen parimore tė pėrgjegjėsive brenda koalicionit. A janė partitė tė gatshme ta hapin kėtė dilemė? Sidoqoftė, ėshtė krejtėsisht e dukshme qė “rifreskimi” nėnkupton edhe ofrim tė kapaciteteve (mė) tė fuqishme menaxhuese nė disa fusha. Por, cili do tė ishte produkti i tyre nėse formula e bashkėqeverisjes nuk ėshtė e mbėshtetur nė parime tė pėrcaktuara qartė? Ose, ēfarė kuptimi mund tė ketė ndryshimi i njerėzve menaxhues pa pėrcaktim tė formulės menaxhuese? Duhen korniza vepruese dhe jo veprime tė vagullta...
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks