Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Kuvendi nė pritje tė informatės pėr gjendjen nė veri tė vendit

Prishtinė, 8 shkurt 2010 - Ndonėse kanė kaluar njėzet ditė nga kėrkesa drejtuar Qeverisė qė tė japė njė pasqyrė pėr gjendjen nė veri tė Mitrovicės, Kryesia e Kuvendit ende nuk ka marrė ndonjė pėrgjigje nga ekzekutivi i vendit. Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, tha se duhet pritur edhe njė javė. Nėse Qeveria nuk sjell informatė, atėherė do tė vendoset pėr seancėn nė tė cilėn do tė debatohet pėr zbatimin e kushtetutshmėrisė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, saktėsoi Krasniqi. Ai sqaroi se sipas rregullores, afati qė Qeveria tė sjellė njė informatė, ėshtė tri javė. Kėrkesa pėr debat pėr gjendjen e sigurisė nė veri ėshtė shtruar nė mbledhjen e Kryesisė sė Kuvendit mė 19 janar nga LDD, ndėrkohė qė drejtuesit e Kuvendit kanė shprehur bindjen se qeveria jo vetėm qė do tė sjellė informatė pėr shtrirjen e kushtetutshmėrisė nė pjesėn veriore, por do tė zbardhė edhe pėrmbajtjen e strategjisė pėr integrimin e veriut. Nė lidhje me vendimin e Qeverisė nga fundi i vitit tė kaluar pėr dhėnien e pagave nė mėnyrė retroaktive pėr ministrat qė mbajnė dhe postin e deputetit, kryeparlamentari Krasniqi tha se shumė vendime bien ndesh me ligjin dhe nė kėtė drejtim ai ka kėrkuar qė tė mos merren vendime qė bien nė kundėrshtim me ligjet qė i miraton Kuvendi. Kryesia e Kuvendit nė mbledhjen e sotme ka caktuar rendin e ditės pėr seancėn e rregullt plenare qė do tė mbahet mė 11 shkurt, nė tė cilėn do tė shqyrtohen tetė projektligje, pesė pėr herė tė parė dhe tri pėr herė tė dytė, si dhe ka caktuar seancėn solemne mė 17 shkurt, me rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Kosovės.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks