|
|
Mesiq: Beogradi nuk ėshtė e thėnė ta njohė Kosovėn
Londėr, 8 shkurt - Presidenti kroat nė largim, Stjepan Mesiq, ka deklaruar se ēėshtja e kufijve nė Ballkan pėrfundimisht ėshtė zgjidhur. Ai tha se Beogradi nuk ėshtė e thėnė ta njohė Kosovėn, por nuk guxon tė pengojė tė tjerėt tė komunikojnė me tė.
"Sa u pėrket kufijve nė hapsirėn e Evropės Juglindore, kjo ēėshtje pėrfundimisht ėshtė zgjidhur. Pra, arkitetktura e hapėsirės sonė ka pėrfunduar. Marrėdhėniet mes Prishtinės, respektivisht Kosovės dhe shteteve tė tjera pėrcaktohen me marrėveshje ndėrshtetėrore. Beogradi nuk ėshtė e thėnė ta njohė Kosovėn, por nuk guxon tė pengojė tė tjerėt tė komunikojnė me Kosovėn", tha Mesiq pėr BBC-nė. Ai theksoi se nė Kosovė tani kanė nevojė pėr t'u zhvilluar, ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare "duhet tė mbajnė llogari qė nė Kosovė tė aktivizohen tė gjitha potenciale e tyre ekonomike dhe para sė gjithash potencialet njerėzore".
"Kur nė Kosovė tė mund tė jetohet mirė, atėherė mė kollaj do tė zgjidhen edhe kėto ēėshtje statusore", nėnvizoi Mesiq.
Sipas Mesiqit, serbėt qė kanė braktisur Kosovėn, mund tė kthehen kur tė duan. "Unė kam parė aktet normative tė Kosovės ku sigurisht sot ekziston mbrojtja mė e mirė e pakicave kombėtare. Kosova ka standardet mė tė larta tė mbrojtjes sė pakicave qė ekzistojnė sot nė Evropė", tha Mesiq.
|
|
|