Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Gara zgjedhore pėr Istogun

Shkruan: Ismet MULAJ Ndarja nga jeta e kryetarit shumėvjeēar tė Istogut, Fadil Ferati, ka hapur njė epokė tė re pėr partitė politike dhe votuesit Istogas. Istogu nuk ka ndonjė traditė tė pasur nė ndėrrimin e kryetarėve, qė nga vitet 90, ishin zgjedhur vetėm dy. I pari ishte Shaban Manaj, avokat i njohur dhe themelues i LDK-sė pėr Istog, i cili pas luftės u vra brutalisht. Dhe i dyti, Fadil Ferati, i cili qė nga zgjedhjet e para pas luftė ishte fitues i tė gjitha zgjedhjeve, duke ndėrtuar kėshtu njė model qeverisjesh tė veten, model i cili vazhdoi deri nė kohen kur e largoi sėmundja e rėndė, qė i mori jetėn duke qenė nė krye tė Istogut. Istogasit tė mėsuar me njė traditė politike dhe me njė model qeverisesh, sot po hapet njė "epoke e re", e cila do tė quhet: "epoka post fadiljane". Shpeshherė fitoret e LDK-sė nė Istog, i janė atribuuar, si meritė e vendlindjes sė Presidentit tė ndjerė Rugova. Bindje tė cilėn e kanė patur shumė nga analistėt, politikanėt dhe qytetaret jo istogas. Por nėse kthehemi dhe e shohim fitoren e Feratit nė dy palė zgjedhje pas vdekjes sė Rugovės, dėshmon, se njė meritė jashtėzakonisht tė madhe, ka patur edhe i ndjeri Ferati. Qėndrimi i tij i gjatė nė njė pozitė tė zgjedhur dhe vdekja po nė atė pozitė, ka krijuar sfida, si pėr partitė pulitke ashtu pėr zgjedhėsit Istogas. Sfida e parė ėshtė, se istogasit nuk janė mėsuar me modele qeverisjesh, sepse e kanė patur vetėm njė kryetar qė nga pas lufta tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, duke mos patur mundėsi qė ta krahasojnė me ndonjė tjetėr, qytetaret do ti ve ne dilema shumė tė mėdha. Sepse modeli qeverisės i Feratit, ka qenė njė sukses jo vetėm pėr Istogun, por sukses qe ėshtė ve nė pah edhe nga tė tjerė, qė kanė patur pak njohuri pėr zhvillimet nė Istog. Ky model i mirė qeverisės u vulos edhe nė varrimin e tė ndjerit. Varrim i cili jo vetėm qė nuk ka ndodhur ndonjėherė nė Istog, por edhe me gjerė. Pjesėmarrja aq masive nė varrimin e tij, jo vetėm qė ishte i gjithė Istogu aty, por kishin ardhur edhe nga e gjithė Kosova, duke pėrfshirė edhe drejtuesit e tė gjitha partive politike. Sfida e dytė, do tė jetė pėr partitė politike, sepse ato kanė pake kohė qe tė analizojnė dobėsitė dhe pėrparėsitė qė janė krijuar, dhe kėshtu nuk do tė kenė mundėsi qe tė ofrojnė alternativa, si pėr kandidat tė mirė, po ashtu edhe programe zgjedhore. Kjo kohė e shkurtėr do ta dobėsojė shumė cilėsinė e garės zgjedhore, kėtu kam parasysh veēanėrisht LDK-nė, e cila do ta kėtė tė vėshtirė qė tė dalė me njė kandidaturė serioze, qė do ta mbajė afėr elektoratin e Fadilit, sepse njė pjesė e mirė e kėtij elektorati, ka votuar pėr Fadilin, e jo pėr LDK nė. Sfida e tretė, por jo me pak e rėndėsishme, ėshtė edhe krijimi i njė modeli tė ri tė kryetarit. Tė gjithė ata kandidatė, qė do tė garojnė, e kanė tė vėshtirė qė ta ndėrtojnė njė profil tė vetin, sepse natyrshėm do tė rrėshqasin drejt "modelit fadiljan", model i cili do tė jetė njė kopje e keqe. Istogu meriton njė garė zgjedhore fer dhe demokratike, ku rezultati do tė jetė i respektuar nga tė gjithė aktoret politik. Nuk do tė doja qė nė Istog tė "thyhen shpatat", tė qėrohen hesapet e "luanėve" apo tė "lahen kusure" politike nė emėr tė komunave tė tjera. Tė gjitha partitė politike, sidomos kėto mėdhatė: LDK, PDK AKR, AAK dhe LDD si dhe kandidatė tė pavarur, e kanė rrugėn e hapur pėr garėn e tė parit tė Istogut. Mundėsitė pak a shumė pėr fitore janė tė barabarta. Ato parti, qė do tė kenė kujdes me kandidatin dhe prioritet e Istogut, do tė kenė shumė gjasa qė tė ngadhėnjejnė. Pėr fund, cilido qė do ta fitojė garėn, i sugjeroj qė tė orientohet me shumė nė zhvillimin e bujqėsisė, edukimin e tė rinjve si dhe pėrkrahjen e "ambasadorėve ekonomikė" qė ka Istogu, e siē janė: Trofta, Loshi dhe tashmė se fundi edhe Termali i privatizuar.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks