|
|
Nė pritje tė njohjeve pėr ditėlindjen e dytė tė Republikės sė Kosovės
Shkruan: Faruk Ajeti
Rėndėsia e njohjes sė njė shteti
Njohja ėshtė akt shumė i rėndėsishėm nė jetėn e ēdo shteti. Tė qenurit "i njohur" nga shtetet sovrane ka rėndėsi jetike. Nėse njė shtet e njeh shtetin e ri, atėherė me kėtė rikonfirmohet ekzistenca e shtetit tė ri. Mirėpo nėse shtetet ekzistuese hezitojnė tė njohin ekzistencėn e shtetit tė ri, atėherė kjo gjendje ėshtė shumė e pakėndshme pėr shtetin e ri. Prandaj, shtetet e reja kėrkojnė qė sa mė parė tė fitojnė njohjen, sidomos tė vendeve fqinje dhe fuqive tė mėdha. Njohja ėshtė akt i lirė i ēdo shteti, dhe njė e drejtė e patjetėrsueshme. Ēdo shtet vendos pėr ta njohur njė shtet tjetėr, pasi qė t`i ketė marrė nė konsideratė interesat e veta si dhe raportet politike ndėrkombėtare.
Gjatė historisė, nė tė drejtėn ndėrkombėtare krijimi i shteteve tė reja ėshtė ēėshtje mjaft e rėndėsishme, sepse krijimi i njė shteti shkakton pasoja juridike dhe politike, dhe nė kėtė mėnyrė involvon edhe shtetet tjera, tė cilat nė njė mėnyrė ose tjetėr pozicionohen nė raport me shfaqjen e njė shteti tė ri. Nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe praktikėn diplomatike njohja mund tė jetė de jure dhe de facto. Pėrpos kėtyre, nė praktikė hasen edhe njohja individuale dhe kolektive.
Fokusi i kėtij shkrimi ėshtė pikėrisht tek njohjet kolektive apo njohjet nga organizatat ndėrkombėtare (ndėrshtetėrore, rajonale, kontinentale dhe ndėrkontinentale).
Njohjet kolektive ose ato nga organizata tė ndryshme janė tė rėndėsisė sė veēantė pėr shkak se: (a) ēdo shtet ėshtė anėtar i njė numri tė caktuar organizatash ndėrkombėtare, qofshin ato me karakter politik apo ekonomik; (b) sot, organizatat ndėrkombėtare (politike, ushtarake, ekonomike dhe financiare) si subjekte nė marrėdhėniet ndėrkombėtare kanė njė rol tė jashtėzakonshėm dhe veprimet e tyre gjithnjė e mė shumė mbėshteten nė interesat e pėrbashkėta; (c), duke pasur parasysh kohėn e proceseve integruese, shtetet gjithnjė e mė shumė i gjejmė duke bashkėvepruar ndėrmjet veti, sidomos me fqinjėt.
Komonuelthi (Commonwealth)
Duke pasur parasysh pikat e lartpėrmendura konsideroj qė diplomacia kosovare duhet ta zgjerojė aktivitetin e saj, pikėrisht nė organizatat ndėrkombėtare. Organizatat ndėrkombėtare si Komonuelthi (Commonwealth of Nations), Unioni i Mesdheut, Liga Arabe, Organizata e Konferencės Islamike, Unioni Afrikan, Organizata e Shteteve tė Amerikės etj., do tė mund tė ishin objektivat e vendit tonė nė fushatėn pėr lobim.
Duke pasur parasysh ndikimin qė mund tė kenė disa shtete kyēe tek anėtarėt tjerė tė organizatės dhe historikun e saj, unė do tė fokusohem vetėm tek Komonuelthi. Shtetet kyēe tė Komonuelthit pa dyshim janė Mbretėria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, vende tė cilat jo vetėm qė ndėr tė parat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės (pėrjashtim Zelandės sė Re e cila mė 9 nėntor 2009 e ka njohur Kosovėn), por edhe qė shpesh kanė bėrė thirrje publike pėr njohje nga shtetet tjera.
Kėtu vlen tė pėrmendet ftesa e vitit tė kaluar tė Ministrit tė Jashtėm tė Britanisė sė Madhe David Miliband bėrė vendeve tė ndryshme tė botės pėr njohjen sa mė parė tė Republikės sė Kosovės.
Komonuelthi ose bashkėsia e shteteve, tė cilat kanė qenė pjesė e perandorisė sė dikurshme tė Britanisė sė Madhe, ėshtė njė organizatė mjaft me ndikim nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ndikimi shekullor i Britanisė sė Madhe nė pjesėt e ndryshme tė botės ka lėnė gjurmė nė ecuritė ekonomike, tė tregtisė, kulturės, politikės sė shteteve. Komonuelthi pėrbėhet nga 54 shtete (nė samitin e fundit Ruanda ėshtė pranuar si anėtar i 54 i Komonuelthit edhepse s?ka qenė koloni e Britanisė), tė cilat kanė shtrirje tė ndryshme gjeografike. Pjesėn mė tė madhe tė Komonuelthit e pėrbėjnė shtetet ishuj, ku disa nga tė cilat janė mė tė vogla se Kosova pėr nga territori dhe popullsia.
Nga kėto 54 vende anėtare, vetėm trembėdhjetė nga to e kanė njohur Republikėn e Kosovės: Mbretėria e Bashkuar, Australia,Belizeja, Gambia, Kanada, Ishujt Maldive, Malajzia, Malta, Republika e Malavit, Republika e Naurusė, Samoa, Sierra Leone dhe Zelanda e Re.
Prandaj, me tė drejtė shtrohen pyetjet, si tė aktivizohet diplomacia kosovare, cilat do duheshin tė jenė mėnyrat e veprimit tė saj, pėrmes cilave shtete duhet tė shtrihet lobimi i shtetit kosovar, si mund te binden shtetet e ndryshme diplomacia kosovare pėr njohjen e Republikės sė Kosovės?
Faktori i parė dhe mė i rėndėsishėm pėr njohje ėshtė vet Republika e Kosovės. Funksionimi i institucioneve demokratike, sundimi i shtetit ligjor, zhvillimi ekonomik janė disa nga parakushtet kryesore qė njė shtet duhet t'i ketė pėr tė kėrkuar njohjen nga dikush.
Kosova deri mė tash ka dėshmuar qė ėshtė faktor stabiliteti nė rajon. Kėtė e dėshmon mė sė miri fakti qė Kosova ėshtė njohur nga fuqitė kryesore dhe nga tė gjithė fqinjėt e saj, pėrjashtim Serbisė.
Takimet nė mes vendeve anėtare tė Komonuelthit mbahen mjaft shpesh, varėsisht nga temat debatuese. Samiti i kaluar i Komonuelthit ishte mbajtur mė 27 - 29 nėntor 2009 nė Trinidad dhe Tobago nė mes tė krerėve tė shteteve dhe qeverive tė vendeve anėtare. Kjo ishte njė mundėsi reale, qė pėrmes ndikimit tė Britanisė sė Madhe, Kanadasė, Australisė dhe Zelandės sė Re qė kanė mbi kėto shtete, tė shtohej numri i njohjeve.
Nė pritje tė vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė
Por, si tė lobohet nė Komonuelth? Lobimi mund tė jetė efektiv vetėm pėrmes katėr vendeve tė lartpėrmendura. Prandaj do rekomandoja, qė pėrmes Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Britanisė sė Madhe, tė lobohet qė njė nga pikat e rendit tė ditės tė samitit tė jetė "njohja e pavarėsisė sė Kosovės nė grup" nga vendet anėtare. Si sponsorizuese kryesore e njė kėrkese pėr njohje mund tė jetė Britania e Madhe, qė mund tė mbėshtetej nga nėntė vendet e tjera qė e kanė njohur Kosovėn. Pjesa mė e madhe e anėtarėve nuk janė prononcuar fare pėr realitetin e ri kosovar, prandaj njė intensifikim i lobimit do tė ishte mjaft produktiv.
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė pritet qė gjatė kėtij viti tė dalė me njė vendim apo mendim kėshillimor nė lidhje me ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. Nėse marrim parasysh rastet e mėhershme qė ka zgjidhur GJND, qė asnjė shteti tė njohur ndėrkombėtarisht nga disa shtete tjera nuk i ėshtė tėrhequr, pezulluar apo anuluar pavarėsia, nuk mund tė pėrjashtohet ideja qė GJND tė del me njė mendim kėshillimor apo neutral ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Nuk besoj qė do vijė njė moment qė GJND do t`i detyroj institucionet kosovare qė ta tėrheqin deklaratėn e pavarėsisė.
Rritja e numrit tė njohjeve mund tė jetė njė proces akoma mė lehtėsues edhe pėr GJND nė marrjen e njė vendimi apo mendimi kėshillimor.
(Autori bėn Master nė shkenca politike nė Universitetin e Vjenės).
|
|
|