|
|
Kosova njė shtet, mė i mirė se emri qė ka
Gazeta gjermane Die Welt boton nė numrin e tė mėrkurės njė artikull pėr dyvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės.
Shkrimin me titull "Njė shtet, mė i mirė se emri qė ka", Richard Herzinger e nis me vlerėsimin se interesi publik pėr Kosovėn ka rėnė, pėr shkak tė luftės sė Afganistanit dhe logjikės fatale se nuk kemi nevojė tė hedhim sytė aty ku nuk shkrepet mė. Por, mungesa e interesit ndaj kosovarėve mund tė shihet si shenjė e mirė, sepse skenarėt e katastrofave tė imagjinuar nga kritikėt e pavarėsisė nuk u realizuan. Ata thonin se deklarimi "i njėanshėm" i pavarėsisė nga Serbia do tė ēojė nė kryengritje tė pėrgjakshme tė pakicės serbe dhe se pakicat e tjera nė Ballkan do tė ndiqnin shembullin e Kosovės pėr ndarje tė reja qė do tė zhyste tė gjithė Ballkanin nė kaos. Disa madje thonin se pavarėsimi i Kosovės, tė banuar nga myslimanė do tė shkaktonte sulm fundamentalistėsh islamikė nė Evropė. Asnjė nga kėto vizione apokaliptike nuk u realizua.
Sigurisht, qė Kosova ėshtė ende larg tė qenit njė shtet solid, qė mban vetveten. Paqja e brendshme e rendit, kushtetuta e saj demokratike dhe pluraliste duhet tė ruhet dhe tė garantohet nga kontigjente tė mėdha tė komunitetit ndėrkombėtar. Korrupsioni dhe ekonomia e bandave e gėrryejnė vendin ashtu si dhe mungesa e partivve solide demokratike me programe tė qarta.
Por, ndryshe nga profecitė e errėta, grupet popullore tė armiqėsuara nė Kosvė nuk dolėn kundėr njėri tjetrit, pėrkundazi raportet midis tyre janė ētensionuar, mbase edhe pėr shkak tė sigurisė sė brendshme dhe lodhjes me luftėn. Pėrkundėr politikės obstruktive tė Beogradit, shumica e popullsisė serbe nė Kosovė ka filluar prej kohėsh tė orientohet nė raportet e reja dhe tė shfrytėzojė mundėsitė e mėdha qė i janė ofruar. Kjo ka ndihmuar jo vetėm qė vendi i rraskapitur ta marrė veten, por siē thonė disa raportet e krijuara me krijimin e shtetit kosovar kanė ēuar nė stabilizimin e tė gjithė rajonit.
|
|
|