Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Eshton: E ardhmja e Kosovės ėshtė nė BE

Prishtinė, 19 shkurt 2010 - Pėrfaqėsuesja e lartė e BE sė pėr Politikė tė Jashtme edhe Siguri, Ketrin Eshton, deklaroi sot nė Prishtinė se ardhmja e Kosovės ėshtė nė BE. "Bashkimi Evropian ėshtė 100 pėr qind i bashkuar nė njė ēėshtje qė e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Evropian", tha Eshton duke i dhėnė mbėshtetje misionit EULEX dhe zhvillimit ekonomik tė Kosovės qė tė shihet si pjesė e BE-sė. Gjithashtu ajo ka siguruar se "Bashkimi Evropian ėshtė absolutisht i bashkuar se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė BE". Kėto komente Eshton i bėri pas takimeve me kryeministrin Hashim Thaēi dhe drejtuesitt e misioneve evropiane nė Kosovė: Pėrfaqėsuesin Special tė BE sė, Piter Feith, shefin e misionit EULEX, Iv dė Kermabo, dhe shefin e Zyrės Ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian, Renco Davidi. "Nga bisedat qė kam pasur me kolegėt e mi nė EULEX, punėt janė duke shkuar mirė. Ka shumė pėr tu bėrė por ėshtė shėnuar progres. Zhvillimi ekonomik ėshtė njė element domethėnės i cili do tė reflektohet nė jetėn e pėrditshme tė kosovarėve dhe ky mendoj se ėshtė njė proces mė i gjatė se sa angazhimi ynė i tanishėm", tha Eshton. Eshton theksoi se, pavarėsisht qė 5 nga 27 vende tė BE sė nuk e njohin ende shtetin e Kosovės, ka pajtueshmėri tė plotė se Kosova dhe rajoni kanė perspektivė evropiane dhe janė prioritet nė agjendėn politike tė BE sė. "Ajo qė Bashkimi Evropian ėshtė absolutisht i bashkuar 100 pėr qind, ėshtė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Evropian", tha Eshton. Ajo theksoi se gjatė turneut tė saj diplomatik nė rajon ka inkurajuar qeveritė e vendeve qė tė kultivojnė dialogun ndėrrajonal dhe nė kėtė drejtim ofroi mbėshtetjen e BE sė. Ndėrkaq Kryeministri Thaēi tha se Kosova angazhohet pėr bashkėpunim rajonal dhe ėshtė e gatshme qė, si dy shtete tė barabarta, tė bashkėpunojė edhe me Serbinė, nė kuadėr tė procesit tė integrimit tė rajonit nė strukturat euroatlantike. Thaēi kėrkoi nga Eshton qė Bashkimi Evropian tė zbatojė politika tė njėjta integruese edhe pėr Kosovėn, si dhe ka kėrkuar udhėrrėfyesin pėr vizat, pėrderisa ėshtė zotuar se Kosova do t?i pėrmbushė tė gjitha obligimet qė dalin nga procesi i integrimeve. Eshton ka konfirmuar se Bashkimi Evropian brenda dy javėsh do ta dėrgojė nė Kosovė njė delegacion, i cili do tė bisedojė pėr procesin e liberalizimit tė vizave.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks