Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

AAK akuzon MPB-nė pėr abuzim me tenderin e targave

Prishtinė, 23 shkurt 2010 - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės akuzoi Qeverinė e Kosovės pėr "abuzim ekstrem" me tenderin pėr targat e automjeteve nė vlerė 1.5 milion euro, duke vlerėsuar se kjo qeverisje me njė korrupsion tė lartė po ndikon drejtpėrdrejt nė largimin e investitorėve nga Kosova, tha Ardian Gjini, nėnkryetar i AAK sė. "Njė abuzim prej 1.5 milion eurove ėshtė shumė i madh pėr Kosovėn. Mos harroni se njė abuzim i tillė ėshtė shumė i madh pėr Kosovėn se buxheti i Kosovės ėshtė vetėm 1 miliard e pak. Dhe e tėrė kjo ndodh si pasojė e mosmarrėveshjeve nė mes tė qeverisė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme rreth vjedhjes sė kėtyre mjeteve dhe e kanė lėnė Kosovėn pa targa tė veturave", tha sot Gjini nė njė konferencė me gazetarė. Nėnkryetari i AAK sė, Ardian Gjini pohon se zvarritja e ēėshtjes sė targave tė automjeteve dy vjet pas pavarėsisė ndodh pasi qeveria aktuale dhe MBP ja nuk kanė arritur tė dakordohen se kush tė vjedhė shumėn prej 1.5 milion eurove. Sipas Gjinit, kjo mėnyrė e qeverisjes po ndikon qė investitorėt e huaj tė largohen nga Kosova dhe u bėri thirrje mediave pėr hulumtimin e rastit. "Provoni t'i gjeni faktet nė Ministrinė e Punėve tė brendshme", tha Gjini i pyetur nėse ka prova rreth kėsaj ēėshtje. Po sot Ministria e Punėve tė Brendshme ka hedhur poshtė si tė pavėrteta shkrimet e plasuara lidhur me procedurat tenderuese pėr furnizim me targa tė automjeteve. Nėpėrmjet njė komunikate, MPB ja pohon se procedurat tenderuese ende nuk kanė pėrfunduar dhe si tė tilla janė nė fazėn e marrjes sė vendimit final. Ndėrsa shkrimet pėr shkelje nė aspektin e pasqyrimit tė shumave ofertuese i konsideron si "shpifje dhe totalisht tė pavėrteta".
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks