|
|
Hasan Prishtina, njė shembull si duhet punuar pėr vendin
Shkruan: Burim Breznica
Libri nė formė ditari: "Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen Shqyptare te vjetit 1912" qė paraqet shėnimet e patriotit dhe dijetarit tė shquar, Hasan Prishtina, sponsorizuar nga Drejtoria pėr Arsim, Kulturė dhe Rini e komunės sė Prishtinės (2009) me tė vėrtetė ėshtė njė broshurė apo libėr ditar i veēantė, mbresėlėnės dhe qė mund tė mėsohet prej tij.
Nė kėtė libėr interesant, fillimisht jepen shkaqet historike, mėnyra e organizimit dhe kryengritja e shqiptarėve kundėr pushtuesit otoman tė asaj kohe (fillimi i shekullit 20) e pandalur pėr liri si dhe vėshtirėsitė nė komunikimin ndėrshqiptar tė asaj kohe, pėrveē tjerash.
Pėrveē lobimit dhe angazhimeve tė tij politike tė parreshtura pėr tė drejtat e shqiptarėve, tjetėr argument i kontributit tė madh tė Hasan Prishtinės si atdhedashės i dėshmuar, si bujar dhe si vizionar ėshtė kur ai ndan fonde nga pasuria e tij private pėr tė ndihmuar tė rinjtė shqiptarė qė tė shkollohen nė Normalen e Elbasanit (f. 48) dhe gjetkė.
Nė vitin 1912 kur bėhen pėrgatitjet pėr tė filluar kryengritjen shqiptare tė kohės, dhe duke pritur ndihmat e premtuara financiare dhe nė armė nga udhėheqės tė tjerė tė lėvizjes por qė nė momentin e fundit nuk sigurohen, atėherė Hasan Prishtina shet mallin nga depot dhe pasuritė e tij personale pėr tė financuar njė kryengritje tė tillė. Ndėrsa nė parathėnie tė kėtij libri tė parė ditar qė ėshtė botuar mė 1921, nė Shkodėr, thuhet kėshtu: "Fitimin qi ka me u nxjerr prej kėsaj broshure, kam me e kushtue pėr sigurim t'arsimit tė fėmijėve jetima, veēmas nė Kosovė, Shqipėri, Dibėr dhe Ēamėri".
Edhe pse njė situatė tjetėr ajo nė tė cilėn ka jetuar Hasan Prishtina, mėsimi qė zyrtarė dhe funksionarė aktualė nė institucione dhe nė kompani publike (sigurisht ka shumė pėrjashtime) por edhe individė nga sektori privat mund tė nxjerrin ėshtė esencial dhe shumė i rėndėsishėm: atdhetarėt, dijetarėt dhe ata qė punojnė sinqerisht pėr vendlindjen bėjnė gjithēka pėr ta zhvilluar, pėr ta forcuar dhe pėr ta pėrparuar vendin, dhe jo duke menduar pėr interesa tė ngushta individuale apo grupore. Siē pata shkruar nė njė analizė timen tė mėhershme: institucionet, kudo nė vendet demokratike, krijohen qė tė jenė nė shėrbim tė qytetarėve, qė tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e jetės sė tyre dhe tė ngrisin kualitetin e jetės, duke zhvilluar ekonominė dhe duke angazhuar ato kuadro qė janė meritorė, tė pakorruptuar e tė dijshėm dhe jo njerėz jokompetent, joprofesional dhe tė papėrvojė, qė fatkeqsisht ka tė tillė nė jetėn politike, shoqėrore, ekonomike etj. nė Kosovėn e pavarur, kuptohet me pėrjashtime.
Qytetarėt e Kosovės meritojnė njė tė ardhme mė tė mirė, meritojnė qeverisje edhe mė efikase, mė transparente, meritojnė jetė mė tė mirė pas gjithė atyre sakrificave qė kanė bėrė nė tė kaluarėn dhe puna e institucioneve ėshtė qė tė angazhohet maksimalisht nė kėtė drejtim pėrkundėr kufizimeve tė ndryshme financiare dhe shkaqeve tė ndryshme, nė shumė raste objektive. Modeli i patriotit dhe dijetarit Prishtina ėshtė njė shembull vizionar dhe bujar pėr pėrfaqėsues tė institucioneve publike dhe atyre private dhe pėr qytetarėt nė Kosovė qė duhet ndjekur tani mė shumė se kurrė mė parė, mendoj unė.
|
|
|