Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Sindikata e pakėnaqur me ofertėn e qeverisė pėr rritjen e pagave

Prishtinė, 26 shkurt 2010 - Dy kryesitė e sindikatave tė pavarura, Sindikata e Shėrbimit Civil tė Kosovės dhe Sindikata e Pavarur e Administratės Publike, janė takuar me Ministrin e Administratės Publike, Arsim Bajramin nė lidhje me kėrkesat e shėrbyesve civilė tė Kosovės. Sipas njė komunikate, nė kėtė takim ministri Bajrami, ka dhėnė ofertėn e Qeverisė sė Kosovės nė formė tė shkruar, tė cilėn pėrfaqėsuesit e tė dy sindikatave e kanė refuzuar, duke e konsideruar atė joserioze dhe tė papranueshme pėr shėrbyesit civilė. Megjithatė, pėrfaqėsuesit e tė dy sindikatave, kėtė ofertė, do t'ua komunikojnė kėshillave tė pėrgjithshme tė sindikatave tė tyre dhe nė formėn e shkruar pastaj t'ia kthejnė pėrgjigjen Qeverisė sė Kosovės, pėrkatėsisht ministrit tė Administratės Publike. Bajrami ka pranuar qė oferta e paraqitur nė formėn e shkruar do tė shqyrtohet nga ana e Qeverisė dhe do tė shikohen mundėsitė se deri nė ē?masė mund tė plotėsohen kėrkesat e shėrbyesve civilė. Tė dyja sindikatat, siē thuhet nė komunikatė, kanė pėrsėritur edhe njėherė kėrkesat e tyre, tė cilat, nėse nuk plotėsohen deri mė 15 mars, do tė rezultojnė me grevė dhe kėrkesa pėr dorėheqjen e zyrtarėve tė lartė qeveritarė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks