|
|
Von Sidou: Veriu i Kosovės ėshtė e izoluar
Prishtinė, 26 shkurt 2010 - Raportuesi i Kėshillit tė Evropės, Bjorn von Sydou ka vlerėsuar si "gjė pozitive" lėvizjen e lirė tė pjesėtarėve tė komuniteteve, ndėrsa si "gjė tė keqe" e ka cilėsuar korrupsionin nė Kosovė, pėr tė cilin pohoi se ka qenė i tillė edhe para njė viti.
"Jam shumė i kėnaqur qė njė nga gjykatat ndėrkombėtare, gjykata e EULEX it nė Prizren, do ta shqyrtojė njė rast mbi korrupsionin", theksoi Von Sidou nė njė intervistė pėr REL.
Duke folur pėr rezultatet e EULEX it, ai tha se misioni evropian
"ka bėrė disa pėrmirėsime" pėr policinė, dhe ėshtė inkurajuar me faktin se ka mė shumė procese gjyqėsore dhe sipas tij "janė duke bėrė shumė hapa tė progresit".
Ndėrkaq nė lidhje me veriun e Kosovės, Von Sidou tha se
gjendja atje "deri nė njė masė ėshtė e izoluar". Nga biseda qė ka pasur me politikanė serbė nė veri, ai tha se ata "nuk janė nė dijeni pėr atė ēfarė po bėjnė dhe po mendojnė njerėzit nė Beograd". "Ata nuk kanė shumė lidhje me serbėt qė jetojnė nėpėr enklava nė jug tė Kosovės".
Ndėrsa nė lidhje me strategjinė e lansuar nga institucionet e Kosovės dhe ICO ja, Sidou iu shmang pėrgjigjes, duke thėnė se nuk i takon atij si raportues i Kėshillit tė Evropės qė tė thotė diēka rreth kėsaj strategjie. "Rritja e komunikimit dhe e kontakteve ėshtė hapi qė unė do tė sugjeroja", theksoi ai.
|
|
|