|
|
KEK-u dhe KESH-i funksionojnė si njė e vetme
Prishtinė, 2 mars 2010 - Korporata Energjetike e Kosovės dhe Korporata Energjetike e Shqipėrisė janė zotuar nė njė takim pune pėr avancimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė, pėr angazhimin e pėrbashkėt tė tė dyja korporatave nė kapėrcimin e vėshtirėsive dhe mirėmbajtjen e bashkėpunimit.
Ky zotim ka dalė pas vizitės qė i bėri KEK ut drejtori i pėrgjithshėm i KESH it, Muharrem Stojkun me bashkėpunėtorė.
Tashmė dy korporatat funksionojnė si njė e vetme dhe takimi i punės ka shėrbyer pėr tė ripėrtėrirė zotimin dhe marrėveshjen qė funksionimi i tillė do tė vazhdojė edhe nė periudhėn nė vijim. Ky bashkėpunim do tė ndihmojė edhe mė tej nė realizimin mė tė lehtė tė planit tė prodhimit tė energjisė elektrike dhe ofrimin e njė shėrbimi gjithnjė e mė tė mirė pėr konsumatorin, thuhet nė njė komunikatė tė KEK-ut.
Nė takim po ashtu u arrit njė marrėveshje qė brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore tė thirret njė takim rajonal i kompanive energjetike, pėr tė ndėrtuar njė bashkėpunim edhe mė tė afėrt dhe mė domethėnės nė mes tė vendeve fqinje nė fushėn e energjetikės.
Gjithashtu tė dy korporatat nė fund tė muajit prill dhe fillim tė muajit maj tė kėtij viti nė Tiranė do jenė nikoqire tė njė forumi ndėrkombėtar mbi energjetikėn, ku nė prani tė shumė ndėrmarrjeve tė njohura rajonale dhe evropiane do tė diskutohet mbi mundėsitė qė ofrojnė tė dy shtetet tona nė fushėn e energjetikės.
|
|
|