Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Shprehjet e zemėrimit momental tė Don Kqirės tė mos lėkundin tolerancėn vėllazėrore te shqiptarėt

Prishtinė, 5 mars 2010 - Nė lidhje me njė deklaratė qė po qarkullon nė opinion e Don Anton Kqirės nga Detroiti i SHBA-ve, ka reaguar Zyra Ipeshkvore e Ipeshkvisė sė Kosovės. "Si duket shprehjet e vrazhda ishin njė ēėshtje mllefi, zemėrimi dhe hidhėrimi, e mos tė themi edhe dėshpėrimi, pėr rrethanat nė tė cilat ai gjendej nė momentin e kėtij fjalimi. Prandaj, Ipeshkvia e Kosovės nuk i ndan nė asnjė mėnyre qėndrimet e tilla, tė cilat nuk pėrputhen me besimin e krishterė", thuhet nė kėtė deklaratė tė cilėn, tė cilėn e po transmetojmė tė plotė. - Kohėve tė fundit qarkullon njė incizim anonim dhe i pjesėrishėm (nė web faqen youtube.com), lidhur me fjalėn e rastit tė Don Anton Kqira nė njė tubim nė Detroit (nė vitin 2007). Don Anton Kqira, edhe pse me prejardhje nga Kosova, tash 20 vjet nuk ėshtė mė nėn jurisdiksionin e Ipeshkvisė sė Kosovės, dhe si i tillė pėrgjigjet vetėm para autoriteteve kishtare nė Detroit, ku edhe vepron. Ne e dimė qė autoritetet e shumta, kishtare politike dhe kulturore, nga tė gjitha trojet shqiptare e kanė njohur si kontribues tė madh dhe mbėshtetės tė fortė tė ēėshtjes sonė kombėtare, nė SHBA. Kontributi i tij ishte i madh, sidomos pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Kėtė gjė e dinė dhe mund ta dėshmojnė tė gjithė ata qė e njohin ose kanė pasur mundėsi ta takojnė nė aktivitetet e ndryshme qė janė organizuar nė Amerikė. Te ky njeri tė gjithė kanė gjetur mikpritje, mirėkuptim, pėrkrahje dhe bashkėpunim vėllazėror. Kėto rrethana na bėjnė tė shqetėsohemi shumė dhe na befasojnė fjalėt e tij, gjė qė nė asnjė mėnyrė nuk e paraqet jetėn dhe qėndrimet e tij tė mėparshme nė ēėshtjen kombėtare dhe ndėrfetare tek ne shqiptarėt. Si duket shprehjet e vrazhda ishin njė ēėshtje mllefi, zemėrimi dhe hidhėrimi, e mos tė themi edhe dėshpėrimi, pėr rrethanat nė tė cilat ai gjendej nė momentin e kėtij fjalimi. Prandaj, Ipeshkvia e Kosovės nuk i ndan nė asnjė mėnyre qėndrimet e tilla, tė cilat nuk pėrputhen me besimin e krishterė, si dhe me qėndrimet e Kishės sonė, e as me veprimet e tij tė mėparshme. Ftohen tė gjithė, qė nė raste tė tilla tė individėve tė caktuar, siē e kanė pohuar nė bisedėn e tyre tė kėtyre ditėve Ipeshkvi ynė, Imzot Dodė Gjergji dhe Kryemyftiu i Kosovės, Naim Tėrnava, tė vihen para pėrgjegjėsisė personale dhe tė mos lejohen tė bėhen shkas ose rast lėkundjeje mirėbesimi, tolerance, bashkėpunimi dhe bashkėjetese vėllazėrore tek ne shqiptarėt, - thuhet nė fund tė deklaratės sė Ipeshkvisė sė Kosovės.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks