Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Rreth 150 mijė nėnshkrime kundėr gjyqit ndaj Kurtit

Prishtinė, 8 mars 2010 - Kėshilli kundėr procesit gjyqėsor ndaj Albin Kurtit, njoftoi se peticionin pėr mbylljen e procesit kundėr liderit tė Vetėvendosjes, Albin Kurti, e kanė nėnshkruar afro 150 mijė qytetarė. Ky kėshill, nė njė konferencė pėr media nė Prishtinė, tha se ky peticion do tu dorėzohet zyrtarėve mė tė lartė tė Kosovės, ndėrsa nga Kuvendi i Kosovės do tė kėrkohet njė seancė e jashtėzakonshme pėr diskutimin lidhur me kėrkesėn e nėnshkruesve tė peticionit. Javėn e kaluar njė panel i gjyqtarėve ndėrkombėtarė tha se seanca e ardhshme kundėr Albin Kurtit pritet tė mbahet mė 13 prill. Deri tash seancat janė shtyrė pėr shkak se i akuzuari Kurti nuk ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks