Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Gjeopolitika dhe interesat e shteteve tė ndryshme

* * Shkruan: Burim Breznica Gjeopolitika ėshtė njė mėnyrė e shikimit tė botės: ajo merr parasysh lidhjen mes politikave dhe vendeve, mes gjeografisė, fuqisė dhe diversiteteteve kulturore. Qoftė nė rajonet e botės tė pėrfshira nga luftėrat, atje ku kufijtė bėhen ēėshtje e jetės apo vdekjes, qoftė nė SHBA apo Evropė, gjeopolitika ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e jetės sė pėrditshme globale. Madhėsia e njė vendi, lokacioni, sovraniteti, dhe resurset, tė gjitha kėto kanė ndikim tek njerėzit qė jetojnė dhe kanė ndėrveprime me botėn e gjerė. Pėr tė pėrmendur shembuj qė nga hartat historike, filmat dhe retorikėn e liderėve politikė, tė gjitha kėto kanė tė bėjnė me gjeopolitikėn. Origjina e "shkencės" sė gjeopolitikės Nė vitin 1899, profesori suedez i shkencave politike, Rudolf Kjellen, pat shkruar nė mėnyrė realiste pėr politikėn ndėrkombėtare, tė asaj kohe, duke e vendosur fokusin nė rolin e territoreve dhe resurseve qė formėsonte politikat e shteteve. Gjeografia globale fizike si e quante ai ishte pra dispozicioni i kontinenteve, oqeaneve, dhe ndarja e shteteve nė perandori dhe fuqi detare, tokėsore apo rajonale (Klaus Dodds, Geopolitics, Oxford University Press, 2007). Faktorėt qė ndikuan nė krijimin e gjeopolitikės ishin: nacionalizmi ekonomik dhe proteksionizmi tregtar, fuqitė imperiale udhėheqnin politika agresive nė kėrkim tė territoreve tė reja nė Afrikė dhe kontinente tjera nė shek. e 19 tė, rritja e universiteteve dhe mėsimi i gjeografisė si diciplinė akademike krijoi mundėsinė pėr mė shumė hulumtime nė kėtė fushė, sipas Doddsit. Shembull i shfrytėzimit tė gjeopolitikės pėr dominim global ishte ai i gjeografit dhe profesorit gjerman Karl Haushofer, qė njihej si "themelues i gjeopolitikės gjermane", para Luftės sė Dytė Botėrore. Instituti Gjeopolitik nė Munich, kishte 1000 shkencėtarė, teknicienė, dhe spiunė, idetė dhe puna e tė cilėve paraqitej mes hartave, grafikoneve, statistikave, informatave dhe planeve dhe kėto kishin diktuar lėvizjet e Hitlerit qė nga fillimi Luftės sė Dytė. Profesori Haushofer kishte shkruar se "nė mėnyrė qė Gjermania tė prosperojė, lidershipi i saj do tė duhej tė konsideronte pesė elemente esenciale siē ishin: lokacioni fizik, resurset, territori, morfologjia dhe popullata". Ide tjetėr ishte ajo e pan regjioneve apo aleancat me shtete si Japonia. Dihet se si kishin pėrfunduar kėto plane gjeopolitike nė mėnyrė negative pėr Gjermaninė pastaj, me humbjen e luftės. Nė SHBA, Henri Kissinger si sekretar shteti ishte ai qė kishte ndikuar nė ringjalljen e gjeopolitikės pas Luftės sė Dytė Botėrore. "Ekuilibri ishte emri i lojės" siē kishte thėnė sekretari Kissinger duke iu referuar dy superfuqive tė atėhershme botėrore, kuptohet kjo me kohė kishte ndryshuar. Gjeopolitika sot ėshtė bėrė pjesė e pėrditshme e jetės sė njerėzve nė shumė vende edhe pėr shkak te globalizimit dhe ndikimit tė medieve elektronike dhe tė shkruara. Ēdo ditė dėgjojmė dhe lexojmė pėr konflikte nė vende tė ndryshme tė botės pėr shkak tė pasurive natyrore, pėr territore apo edhe pėr ideologji. Luftėrat e Serbisė nė vitet e 90 ta ishin luftėra tipike fashiste pėr dominim, pėr pushtim territoresh nė Ballkan apo pėr ideologji dhe pėr ndryshim tė gjeografisė, pra pėr shkaqe gjeopolitike. Gjersa, sulmet me bomba nė Bagdad, nė Londėr, Bali, Stamboll, Madrid tregojnė pėr ndėrlidhshmėrinė mes njerėzve dhe vendeve tė ndryshme nė botė dhe njėkohsisht pėr rreziqet qė janė paraqitur sot nė disa pjesė gjeografike tė botės. Gjeopolitika pra merret me cėshtje si kufijtė, resurset natyrore, territoret, identitetet, ujėrat dhe pėr kėto angazhohen shumė shtete, si.p.sh. pėr ndikimin nė Arktik kohėt e fundit interesohen Rusia, Kanadaja, Norvegjia dhe tė tjera. Gjeopolitika poashtu paraqet situate apo ngjarje tė ndryshme duke pėrdorur pėrshkrime gjeografike, metafora dhe shprehje sikurse p.sh. "Perdja e hekurt", "Bota e tretė" , "Boshti i sė keqes" etj. Kėto shprehje pėrdoren qė tė tėrheqin vėmendje sepse kanė tendencė tė thjeshtėsimit tė politikave botėrore dhe tė identifikojnė miqtė dhe armiqtė potencial. Por edhe me qėllim tė shpjegimit tė ndonjė dukurie apo problemi, si nė kėto raste mė lart, ose nė tė kundėrten, nė raste tjera. Katėr traditat gjeopolitike britanike p.sh. ishin: Anglia e vogėl/Britania, Britania Kozmopolitane, Britania Evropiane dhe Britania Amerikane. Kryeministri Britanik, Vinston Churchill, nė vitin 1946, p.sh. pat deklaruar se "nga Stettini nė Detin Baltik deri tek deti Adriatik, njė perde e hekurt ka mbuluar Evropėn", duke iu referuar influencės tė atėhershme sovjetike nė atė kohe dhe njėkohsisht duke e kundėrshtuar atė nė mėnyrė metaforike. Filmat e krijuar me heroin britanik, James Bond, si p.sh. "Die another Day" paraqesin pėrpjekjet e agjentit britanik Bond, sė bashku me kolegėt amerikanė, qė punonin pėr tė ndalur njė kolonel tė "ēmendur" nga Koreja Veriore pėr tė shkatėrruar Korenė Jugore dhe Japoninė me njė satelit tė fuqishėm, dhe ky film nė njė mėnyrė pėrputhej me pėrshkrimin e atėhershėm tė Presidentit amerikan Bush, pėr Korenė Veriore, "si njė bosht i sė keqes" dhe shfaqte qartė elemente tė gjeopolitikės perėndimore nė aspektin informativ, afirmativ por edhe propagandues (Klaus Dodds, Geopolitics, Oxford University Press, 2007). Njė shembull negativ i shfrytėzimit tė gjeopolitikės pėr propagandė shtetėrore ėshtė ai i Presidentit tė Iranit, Ahmadinejad, nė tetor 2005, para 4000 studentėve kur deklaroi se Izraeli "duhej fshirė nga faqja e dheut" dhe nuk ishte vetėm deklaratė por sqaronte edhe pėrpjekjen e Iranit pėr tė rishkruar hartėn politike tė Lindjes sė Mesme dhe kjo nxiti reagime tė mėdha nė Izrael, nė SHBA, dhe nė vende tė tjera. Gjeopolitika nė Ballkan dhe Kosova Gjeopolitika nė Ballkan ka pasur shumė zhvillime dhe ndryshime gjatė historisė por nėse ndalemi prej otomanėve p.sh., pastaj pas dy luftėrave botėrore dhe pas shėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, si pasojė e kėtyre ngjarjeve, shqiptarėt kanė vuajtur mė sė shumti. Gjithashtu nga pasojat e vendimeve tė Kongresit tė Berlinit mė 1878, pushtimit tė Shqipėrisė dhe Konferencės sė Londrės mė 1913 qė shkaktuan ndarje tė trungut etnik tė shqiptarėve nė disa shtete. Por mė 1999 definitivisht shtetet demokratike tė udhėhequra nga SHBA tė, Britania , Gjermania , Franca etj. ,sė bashku me rezistencėn Kosovare ndryshuan gjeopolitikėn ballkanike duke iu ndihmuar Kosovarėve pėr tė shpėtuar nga vrasjet, fushata e spastrimeve etnike dhe arritja e lirisė sė shumėpritur. Presidenti i nderuar amerikan Klinton pat deklaruar nė mars 1999 pėr njė televizion amerikan kėshtu: "Shikoni hartėn e Kosovės. Kosova ėshtė njė vend i vogėl, por ėshtė njė urė lidhėse mes Evropės, Azisė dhe Lindjes sė Mesme, dhe vendtakim i islamit, dhe degėve katolike dhe ortodokse tė krishterimit. Atje janė aleatėt tanė Turqia, Greqia, pastaj aleatė tė tjerė dhe pėrreth Kosovės, ka vende tė vogla demokratike qė kanė sfidat e veta politike ekonomike. Tė gjitha parakushtet pėr njė luftė tė gjerė janė atje: konflikte tė vjetra, demokraci tė brishta, dhe nė qendėr diktatori nė Serbi qė nuk ka bėrė gjė tjetėr, qė nga fundi i Luftės sė Ftohtė, pėrveē fillimit tė luftėrave tė reja dhe derdhjes sė benzinės nė ndarjet etnike dhe religjioze" (K. Dodds, Geopolitics, f.20). Siē dihet, Kosova qė nga 17 shkurti 2008 ėshtė shtet i pavarur dhe ėshtė arritja mė e madhe e shqiptarėve qė nga viti 1912 dhe ky fakt ka sjellė paqe dhe stabilitet si dhe ka ndryshuar pozitivisht hartėn gjeopolitike tė Ballkanit duke iu falenderuar pėrkrahjes sė madhe tė shteteve liridashėse, demokratike dhe tė drejta si dhe rezistencės qindravjeēare Kosovare.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks