Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Feith: Tė korruptuarit jashtė pushtetit

Prishtinė, 9 mars 2010 - Lufta kundėr korrupsionit qeveritar ėshtė kyēe pėr tė ēuar pėrpara synimin e Kosovės pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, deklaroi Piter Feith. "Ekziston njė keqkuptim. Nuk mund t'i afroheni Bashkimit Evropian pa luftuar dhe pa zhdukur tė keqen e krimit tė organizuar dhe korrupsionit", deklaroi pėr agjencinė Reuters, shefi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Faith. "Kur flas pėr luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, nė konceptin tim, kjo nėnkupton tė merren hapa seriozė, qė do tė thotė se njerėzit e apostrofuar apo qė janė nėn hetime pėr korrupsion, tė mos jenė pjesė e strukturave tė pushtetit", tha Feith. Ai ka shtuar se Kosova ka nevojė tė pėrmirėsojė imazhin e saj e pėr kėtė "ėshtė shumė e rėndėsishme tė heqim qafe personalitetet e korruptuara nė kėtė vend". Lidhur me zhvillimin ekonomik tė Kosovės Shefi i Zyrės Civile ka theksuar se njė marrėveshje me Fondin Monetar Ndėrkombėtar ėshtė e mundshme dhe do tė ishte shumė pozitive. "Nėse do tė ketė njė marrėveshje, kjo do t'i jepte siguri mė tė madhe menaxhimit tė buxhetit, do tė sigurohej disiplina fiskale si dhe do tė kishte burime shtesė qė i vinin Kosovės nė formėn e fondeve rezervė pėr pėrdorim nė tė ardhmen", ka sqaruar Feith. Duke folur pėr marrėdhėniet Kosovė Serbi Faith ka thėnė se pas vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do tė ketė vend pėr pėrmirėsimin e raporteve. "Pas vendimit kėshillues tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė lidhur me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, do tė parashikoja dhe shpresoja se komunikimi dhe kontaktet e me kohėn dhe bisedimet Prishtinė Beograd do tė mund tė fillonin", deklaroi Feith pėr agjencinė e lajmeve Reuters.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks