Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Parlamenti Europian lehtėson lėvizjen pėr vendet jashtė zonės Shengen

Strasburg, 10 mars 2010 - Qytetarėt e shteteve jashtė BE sė qė kanė marrė njė vizė tre mujore nė njė nga vendet e zonės Shengen, lejohen tė udhėtojnė lirshėm nė tė gjitha shtetet e tjera tė kėsaj zone. Kjo nė bazė tė rregullores sė re qė miratoi sot Parlamenti Evropian. Rregullorja e re e PE sė me 562 vota pro, 29 kundėr dhe 51 abstenime, do tė hyjė nė fuqi mė 5 prill tė kėtij viti. Rregullat e reja, synojnė tė rrisin lėvizjen e lirė dhe nuk do tė kenė elementė shtesė tė sigurisė nė porte apo aeroporte. Por kėto rregulla nuk do tė zbatohen nė asnjė rast nė Britani tė Madhe, Irlandė dhe Danimarkė, pasi kėto shtete nuk janė pro kėsaj rregulloreje. Me legjislacionin e ri, njė vizė D afatgjatė (mė shumė se tre muaj) i mundėson shtetatit nga vendet jashtė BE sė, qė tė qėndrojė tre muaj brenda njė periudhe 6 mujore nė tė njėjtat kushte, si njė shtetas me leje qendrimi jashtė. Shumica e shteteve tė BE sė do tė jenė nė gjendje tė pėrdorin Sistemin Informativ Shengen (SIS), pėr tė konsultuar listat e udhėtarėve. __________
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks