Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Gjukanoviq: Problem thelbėsor nuk ėshtė qėndrimi ndaj Kosovės, por pavarėsia e Malit tė Zi

Podgoricė, 10 mars 2010 - Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar ashpėr Serbinė, duke e akuzuar se ka pėr qėllim ta paraqesė Malin e Zi si "shtet kriminal". Nė njė intervistė pėr TV malazez Gjukanoviq ka thėnė e Beogradi synon ta komprometojė shtetin malazez dhe tė tregojė se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike qė tė jetė shtet i pavarur. E gjitha kjo tregon, tha Gjukanoviq, se problem thelbėsor nuk ėshtė qėndrimi malazez ndaj Kosovės, por problem thelbėsor ėshtė pavarėsia e Malit tė Zi dhe ata nuk janė pajtuar me tė drejtėn e Malit tė Zi qė tė marrė vendime tė veta. "Problem tjetėr ėshtė se Serbia pretendon pėr pozizicionin e liderit nė rajon, por qė dikush tė jetė lider duhet paraprakisht tė zgjidhė problemin e kriminelėve tė luftės, tė zgjidhė nėse ata qė kanė bėrė krime nė Srebrenicė janė heronj apo kriminelė, dhe tė tregojė mė shumė aftėsi pėr zhvillimin e marrėdhėnieve me fqinjėt". ka thėnė Gjukanoviq. Kryeministri malazez ka theksuar se Serbia ka probleme me tė gjitha shtetet e rajonit, me Kroacinė, Bosnjėn, Kosovėn, Maqedoinė dhe Malin e Zi. "Megjithė qėllimin logjik tė Serbisė qė tė jetė lider nė rajon, herė-herė me fodullėk kėtė e shndėrron nė kundėrshti tė veten, pėr fat jo me ato pasoja sikur nė vitet e nėntėdhjeta tė shekullit tė kaluar", ka nėnviziuar Gjukanoviq.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks