Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Bajden takohet me liderėt palestinezė nė Bregun Perėndimor

Ramallah, 10 mars - Nėnpresidenti amerikan, Xho Bajden, u takua sot nė Bregun Perėndimor me udhėheqėsit palestinezė, ndėrsa bisedimet pritet tė dominohen nga miratimi i planeve tė qeverisė izraelite pėr ndėrtimin e 1.600 shtėpive tė reja pėr hebrejtė nė Jerusalemin lindor. Nė takimin me nėnpresidentin Bajden, kryeministri palestinez, Salam Fajad, tha se hapi i Izraelit ėshtė ?i dėmshėm? dhe pėrbėn ?sfidė tė madhe? pėr rifillimin e bisedimeve paqėsore. Ndėrkohė, zėdhėnėsi i qeverisė sė Izraelit, Mark Regev, i hodhi poshtė spekulimet se njoftimi i ministrisė sė brendshme ishte hap i qėllimshėm nga ana e kabinetit izraelit pėr tė minuar ēdo mundėsi pėr bisedimet paqėsore. ?Pėr ta kthyer procesin paqėsor nė binarėt e tij, kjo qeveri e Izraelit dhe kryeministri Netanjahu kanė shkuar mė larg se ēdo qeveri e mėparshme duke vėnė kufizime nė zgjerimin e vendbanimeve. Por duhet tė jemi tė qartė: nga pikėpamja e Izraelit, Jerusalemi nuk ėshtė vendbanim. Ai ėshtė kryeqyteti ynė dhe do tė mbetet i tillė?, tha Regev. Palestinezėt sė fundmi janė pajtuar tė marrin pjesė nė negociata indirekte me Izraelin me ndėrmjetėsimin e Shteteve tė Bashkuara. Bisedimet izraelito palestineze u pezulluan 14 muaj mė parė, pjesėrisht pėr shkak tė kundėrshtimeve palestineze ndaj ndėrtimit tė vendbanimeve izraelite.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks