Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Estonia do ta ndihmojė Kosovėn drejt anėtarėsimit nė BE dhe NAT0

Prishtinė, 10 mars 2010 Nė takimin e zhvilluar sot nė mes Ministres sė Drejtėsisė sė Kosovės, Nekibe Kelmendi dhe ministrit tė drejtėsisė sė Estonisė, Rein Lang, u bisedua pėr funksionimin e sistemit tė drejtėsisė dhe sundimin e ligjit nė kėto dy vende. Nė kėtė takim konkretisht u bisedua edhe pėr thellimin e bashkėpunimit nė fushėn juridike ndėrkombėtare, si dhe mundėsinė e lidhjes sė marrėveshjeve bilaterale nė mes Kosovės dhe Estonisė pėr bashkėpunim nė fushėn e ēėshtjeve penale dhe nė transferimin e personave tė dėnuar. Ministrja Kelmendi njoftoi homologun e saj estonez me funksionimin e sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė, qė nga viti 1999. "Kemi punuar dhe jemi duke punuar qė sistemi i drejtėsisė nė Kosovė tė jetė unik, ashtu siē e parasheh Kushtetuta dhe plani gjithėpėrfshirės i presidentit Ahtisari", theksoi zonja Kelmendi. Sipas Ministrit tė Drejtėsisė sė Estonisė, Rein Lang, vendi i tij ėshtė i gatshėm tė ofrojė pėrvojat e veta pėr ta ndihmuar Kosovėn qė sa mė shpejt tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. "Republika e Kosovės nė mėnyrė shumė tė shpejtė po e bėn rrugėn e saj drejt BE sė. Nga pėrvoja jonė mund t'ju sigurojmė se kjo nuk ėshtė rrugė e lehtė, mirėpo Estonia ka njė pėrgjegjėsi morale pėr tė ndarė pėrvojėn e saj nė rrugėn pėr nė BE dhe nė NATO. Nė vitet e 90 ta kemi pasur rastin pėr tė filluar rrugėn tonė pėr nė BE dhe nė NATO dhe na janė dashur mė shumė se dhjetė vjet pėr tu anėtarėsuar plotėsisht nė kėto dy organizata", pohoi ministri estonez. Ministri Lang gjithashtu premtoi ndihmėn e shtetit estonez nė digjitalizimin e sistemit gjyqėsorė dhe nė hartimin e legjislacionit. Me qėllim tė thellimit tė bashkėpunimit tė mėtutjeshėm nė mes Kosovės dhe Estonisė, Ministri Lang ftoi ministren Kelmendi pėr vizitė nė Estoni.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks