|
|
AKK: Pėr kurrupsion dyshohen edhe zyrtarė tė lartė tė institucioneve publike
Prishtinė, 11 mars 2010 - Agjencia Kundėr Korrupsionit publikoi sot raportin vjetor pėr vitin 2009 tė cilin thuhet se nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, ka pranuar njė numėr dukshėm mė tė madh tė rasteve tė dyshuara pėr veprime korruptive.
Pėrfaqėsuesist e AKK thanė se ndėrsa nė vitin 2008 ishin raportuar gjithsej 130 raste, gjatė vitit 2009 ka pasur 175 raste, qė nė pėrqindje del tė jenė pranuar 34.61% mė shumė raste se nė vitin paraprak. Drejtori i AKK Hasan Preteni tha se kjo dėshmon pėr rritjen e besimit tė qytetarit pėr punėn e AKK sė dhe ngritjen e vetėdijes pėr raportimin e rasteve tė korrupsionit. Pėr kėtė qėllim, AKK ka punuar vazhdimisht duke eliminuar barrierat burokratike si dhe duke thjeshtėsuar procedurėn e raportimit dhe pranimit tė rasteve.
Sipas AKK-sė, struktura e rasteve tė hetuara pėr veprime korruptive pėr vitin 2009 Departamenti i Hetimeve tė AKK sė, ka pranuar raste tė raportuara nga qytetarėt tė cilėt kanė pretenduar se kanė qenė viktima tė veprimeve korruptive tė zyrtarėve publike, si dhe
ka ndėrmarrė veprime hetimore sipas detyrės zyrtare. Kėshtu gjatė periudhės raportuese janar dhjetor 2009 janė evidentuar 175 raste tė dyshuara pėr veprime korruptive nė institucionet publike tė Kosovės.
AKK pohon se nė mesin e personave tė dyshuar janė tė evidentuar edhe persona tė lartė zyrtarė tė institucioneve publike.
Sipas detyrės zyrtare tė dyshuar kanė qenė gjyqtarė dhe staf tjetėr i gjykatave tė Republikės sė Kosovės, ndėrsa janė evidentuar 53 raste.
Nga rastet e raportuara si dhe ato tė hetuara pėr veprime korruptive tė zyrtarėve nė kategorinė e Institucioneve Tjera, (Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovės, Korporata Elektroenergjetike e Kosovės, Hekurudhat e
Kosovės, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ish Ndėrmarrjet Shoqėrore Doganat e Kosovės, ish Trupat Mbrojtėse tė Kosovės etj), si tė dyshuar pėr veprime korruptive janė tė evidentuar 43 raste.
Nga rastet e raportuara si dhe ato tė hetuara pėr veprime korruptive tė zyrtarėve nė kategorinė e zyrtarėve publik tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės (ministritė si dhe
agjencitė qė veprojnė nė kuadėr tė ministrive tė caktuara) pėr periudhėn raportuese, janė evidentuar 34 raste.
Pushteti Lokal, pėrkatėsisht personat zyrtar tė nivelit lokal si tė dyshuar pėr veprime korruptive, pėr periudhėn raportuese janė evidentuar 31 raste.
Sa i pėrket prrokurorive, sipas detyrės zyrtare gati ėshtė trefishuar numri i rasteve tė raportuara pėr kėtė kategori. Deri sa nė vitin paraprak paraprak ka pasur 5 raste tė evidentuara kundėr prokurorėve tė prokurorive publike, nė periudhėn raportuese janė evidentuar 14 raste tė dyshuara pėr veprime korruptive.
Nė 60 raste kanė filluar hetimet penale nga prokuroritė kompetente, 5 aktakuza janė ngritur nga prokuroritė, ndėrsa 36 lėndė janė tė hedhura dhe nė 62 raste nuk ka informacion kthyes nga prokuroritė.
Sipas AKK-sė, Prokurorisė sė EULEX it i janė pėrcjellė 34 informata, kurse pėr shkak tė natyrės specifike nė 26 raste informacionet u janė pėrcjellė Policisė sė Kosovės.
|
|
|