Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Nė Shqipėri do tė nisė takimi i parė i komitetit tė Stabilizim Asocimit

Tiranė, 12 mars 2010 - Nė Shqipėri do tė nisė sot takimi i parė i komitetit tė Stabilizim Asocimit, njė strukturė nė tė cilėn marrin pjesė pėrfaqėsues tė autoriteteve shqiptare dhe atyre tė Komisionit Europian. Pala shqiptare do tė pėrfaqėsohet nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu ndėrsa Komisioni Europian nga Drejtori i Drejtorisė sė pėrgjithshme tė Zgjerimit, Pjer Mirel (Pierre Mirel). Mbledhja e sotme do tė marrė nė analizė njė spektėr tė tėrė problemesh dhe fushash: qė nga situata dhe zhvillimet politike, ēėshtjet qė lidhen me drejtėsinė dhe pavarėsinė e kėtij sistemi, ēėshtjet e luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, situatėn ekonomike dhe masat e parashikuara pėr pėrballjen me efektet e krizės, zhvillimet nė sistemin fiskal dhe nė doganat e tatimet deri nė ēėshtjet e transportit, e energjisė apo lirisė sė shtypit dhe legjislacionit pėr mediat. Ky takim i paraprin atij tė Kėshillit tė Asocim Stabilizimit i cili do tė mbahet nė maj, ku pėrballė autoriteteve shqiptare do tė jenė pėrfaqėsuesit e tė gjitha vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks