|
|
Myftiu Tėrnava priti shefin e ICO sė Piter Fait
Prishtinė, 15 mars 2010 - Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava priti sot nė takim pune shefin e ICO sė, Piter Fait, tė cilin e njohu me punėn, angazhimet dhe sfidat e Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
Shefi i ICO sė ēmoi lart rolin dhe kontributin e bashkėsive fetare nė Kosovė, e posaēėrisht tė Bashkėsisė Islame pėr ofrimin e komuniteteve fetare e etnike nė Kosovėn e pasluftės.
Piter Fait nė bisedė me Myftiun u interesua pėr rrjedhat dhe gjendjen nė Bashkėsinė Islame.
Myftiu Tėrnava nga ana e tij, shprehu gatishmėrinė e BI tė Kosovės qė tė kontribuojė nė krijimin e klimės sė mirėbesimit nė mes komuniteteve fetare e etnike nė Kosovė. "Ne si popull, prej kohės kemi kultivuar ndjenjėn e tolerancės e mirėkuptimit ndėrfetar e ndėretnik. Kėtė traditė pozitive jemi tė vendosur qė ta kultivojmė edhe nė tė ardhmen" tha Myftiu Tėrnava.
Ai e njohu shefin e ICO sė edhe me sfidat qė ka Bashkėsia Islame dhe njėherėsh kėrkoi nga ai qė tė pėrdor autoritetin e tij qė sa mė parė tė behėt i mundur rindėrtimi i Xhamisė sė Ibrit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, qė forcat serbe e shkatėrruan nė luftėn e fundit.
Myftiu gjithashtu e njohu edhe rastin e Xhamisė sė Arastes dhe tė Xhamisė sė Kalasė nė Prizren. Myftiu kėrkoi nga shefi i ICO sė, qė edhe kėto dy xhami nė qytetin e Prizrenit tė futen nė planin pėr rindėrtim dhe restaurim, kėshtu qė qytetit tė Prizrenit t'i kthehen tė gjitha vlerat e dikurshme.
|
|
|