|
|
Prioritet i Kosovės ėshtė ndėrtimi i kapaciteteve tė drejtėsisė
Prishtinė, 15 mars 2010 - Nė marrėveshjen e nėnshkruar sot nė mes tė Ministres sė Drejtėsisė, znj. Nekibe Kelmendi dhe drejtorit tė UNDP sė nė Kosovė, Parviz Fartash, parashihet ndihmė nė forcimin e sektorit tė drejtėsisė nė kėto fusha: organizimin e trajnimeve tė kandidatėve pėr provimin e jurisprudencės dhe vlerėsimin e nevojės pėr reformimin e provimit tė jurisprudencės; mbėshtetje dhe financim tė programit tė praktikantėve nė prokuroritė dhe gjykatat e Kosovės; organizimin e grupit punues pėr Ligjin mbi Detyrimet; organizimin e grupit punues pėr Ligjin mbi Ndihmėn Juridike Falas dhe hartimin e Komentarit pėr Ligjin mbi Detyrimet.
Pas nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, ministrja Kelmendi falėnderoi drejtorin e UNDP sė pėr ndihmėn qė kjo organizatė ka dhėnė nga vitit 1999.
"UNDP ja prej kur ėshtė vendosur nė Kosovė, ka ndihmuar nė ēdo pikėpamje sidomos nė pikėpamje logjistike dhe profesionale. UNDP ja e ka financuar edhe Doracakun pėr Provimin e Jurispodencės, si dhe vitin e kaluar ka financuar 100 praktikantė, tė cilėt kanė bėrė praktiken nėpėr prokuroritė dhe gjykatat e Kosovės", tha ministrja Kelmendi.
Ndėrsa, drejtori i UNDP sė, nė Kosovė, Parviz Fartash tha se "fusha e sundimit tė ligjit dhe drejtėsia janė fusha ku UNDP ja dhe MD ja bashkėpunojnė shumė afėr".
"E dimė sė prioritet i Kosovės ėshtė ndėrtimi i kapaciteteve tė drejtėsisė, dhe pėr kėtė jemi shumė tė kėnaqur qė jemi pjesė e kėtyre proceseve", theksoi Fartash.
|
|
|