Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kuarteti pėr Lindjen e Afėrme zhvillon konsultime nė Moskė

Moskė, 19 mars Nėn hijen e zėnkės rreth planeve tė Izraelit pėr ndėrtime nė vendbanime hebreje dhe valės sė re tė dhunės nė territoret palestineze, nė kryeqyetin rus Moskė po zhvillon konsultime kuarteti pėr Lindjen e Afėrme. Ministri i jashtėm rus, Sergej Lavrov, i ngarkuari i posaēėm pėr Lindjen e Afėrme, Toni Bler, si dhe sekretari i pėrgjithshėm i OKB sė, Ban Ki Mun, ministrja e Jashtme e SHBA sė, Hilary Klinton dhe e ngarkuara e BE sė pėr politikėn e jashtme, Keterinė Ashton, synojnė t'i bindin izraelitėt dhe palestinezėt tė fillojnė negociata tė reja pėr paqe. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Jashtme tė SHBA sė, kuarteti do tė demonstrojė "mbėshtetje ndėrkombėtare" pėr bisedime indirekte mes palėve. Palestinezėt u tėrhoqėn javėn e kaluar nga bisedimet indirekte, pasi Izraeli gjatė vizitės nė rajon tė zėvendėspresidentit amerikan Xhoe Bajden, njoftoi se planifikon ndėrtimin e 1.600 banesave tė reja nė pjesėn lindore tė Jerusalemit
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks