|
|
Podujevė: Arrestohen dy kėrcėnues tė biznesmenėve
Podujevė, 19 mars 2010 - Departamenti Kundėr Kriminalitetit tė Organizuar ka arrestuar nė flagrancė dy persona, tė cilėt kanė kėrcėnuar biznesmenė tė ndryshėm podujevas, duke iu kėrkuar para.
Tė arrestuarit janė N. O. (1981) dhe E. O. (1986), tė dy nga rajoni i Podujevės, bėn tė ditur policia, nėpėrmes njė komunikate pėr shtyp.
Sipas njė komunikate tė policisė, mė 17 mars, Departamenti Kundėr Kriminalitetit tė Organizuar, pas njė hetimi intensiv ka ndėrmarrė operacionin e koduar me emrin 'Apollonia' dhe ka arrestuar nė flagrancė dy tė dyshuar, tė cilėt nė mėnyrė sistematike kanė kryer veprat penale tė Detyrimit dhe Kėrcėnimit, duke kėrkuar para nga biznesmenė te ndryshėm tė Rajonit te Podujevės.
Te dyshuarit kanė kėrkuar qė atyre t'u ofrohen para tė gatshme nga biznesmenėt, nė tė kundėrtėn i kanė kėrcėnuar se do t'ua rrėmbenin familjarėt, do t?ua shkatėrronin bizneset e tė ngjashme.
Gjatė operacionit policore ėshtė arritur qė tė identifikohen dhe te arrestohen dy personat e dyshuar tė involvuar nė dy vepra tė kundėrligjshme, atė tė Detyrimit dhe tė Kėrcėnimit. Nė njėrin rast janė kėrkuar nga viktimat 50 000 Euro dhe nė rastin tjetėr janė kėrkuar 10 000 euro.
Gjatė operacionit janė konfiskuar edhe prova materiale, tė cilat ndihmojnė nė zbardhjen e kėtyre veprave penale.
|
|
|