Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Sejdiu: NATO ja ėshtė kėmbėngulėse pėr mbėshtetjen e FSK sė

Prishtinė, 19 mars 2010 - Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu u kthye dje pasdite nga vizita nė Bruksel, ku ka takuar ambasadorėt e shteteve anėtare tė Kėshillit tė Atlantikut Verior - NATO, nė tė cilin i njoftoi ata pėr zhvillimet e pėrgjithshme tė Kosovės, pėr vizionin e Kosovės pėr ecje tė mėtejshme e posaēėrisht pėr ambicien e saj qė tė jetė anėtare e NATO s, nė procese normale tė pėrmbushjes sė kritereve sikur edhe vendet e tjera tė rajonit. Nė njė konferencė me gazetarė, me t'u kthyer nga Brukseli, Presidenti Sejdiu theksoi t'i ketė falėnderuar ambasadorėt e Kėshillit tė Atlantikut Verior pėr tė gjithė mbėshtetjen qė NATO i ka dhėnė dhe ėshtė duke i dhėnė Kosovės, si dhe ka shprehur pėrkushtimin e institucioneve tė vendit pėr partneritet aktiv dhe bashkėpunim tė thellė me NATO n. "Ambasadorėt i ēmojnė zhvillimet e pėrgjithshme qė ne i kemi nė Kosovė, NATO ja ėshtė kėmbėngulėse pėr mbėshtetjen e Kosovės nė proceset e ardhshme dhe nė veēanti mbėshtetjen e mėtejshme tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės si njė mekanizėm i rėndėsishėm i ndėrtuar me ndihmėn e NATO s", theksoi Presidenti Sejdiu. Duke e vlerėsuar pėrkushtimin e NATO s pėr mbrojtjen e integritetit tė vendit, Presidenti Sejdiu tha se NATO ja ka rol tė dyfishtė, mbrojtjen apo sigurinė fizike dhe psikologjike tė vendit dhe tė qytetarėve dhe nė tė njėjtėn kohė ka rol nė procese tė rėndėsishme integruese dhe tė aspekteve tė ndėrtimit infrastrukturorė tė vendit tonė. I pyetur nga gazetarėt pėr kėrkesėn e shtruar nga ai, pėr mundėsinė e pjesėmarrjes sė FSK sė nė operacione paqėsore tė NATO s, Presidenti Sejdiu tha se kjo ėshtė njė kėrkesė e shtruar edhe para njė viti, sikur edhe dje, qė tė shqyrtohet mundėsia, qoftė edhe simbolikisht, qė Kosova tė jetė pjesėmarrėse nė operacione paqėsore tė NATO s. Sa i pėrket pjesėmarrjes sė Kosovės nė takimin e Bėrdos, nėse ajo do tė trajtohej nė ndonjė variant tjetėr, i cili nuk do ta trajtonte atė si shtet, Presidenti Sejdiu tha se e kemi bėrė shumė tė qartė se Kosova do tė shkojė nė samit e trajtuar vetėm e barabartė me vendet e tjera.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks