|
|
QKUK: Nė Gjinekologji kryhen 2.031 lindje
Prishtinė, 19 mars 2010 - Nga 1 janari deri mė 19 mars tė kėtij viti, nė Klinikėn Obstetrike Gjinekologjike tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės, janė kryer 2.031 lindje, prej tyre 564 me prerje cezariane apo operacion. Nė muajin janar, janė kryer gjithsejtė 784 lindje, 227 me prerje cezariane, kurse nė muajin shkurt, janė kryer 737 lindje, 202 prej tyre mė prerje cezariane. Nė muajin mars, pėrkatėsisht deri mė 19 mars, janė kryer 510 lindje. Nė vitin 2009, ishin kryer 10.956 lindje me 11.211 tė porsalindur duke pėrfshirė tė gjithė tė porsalindurit me peshė trupore prej 500g mė tepėr. Shtetaset e huaja qė kanė lindur nė klinikė janė 18. Tė porsalindur me peshė tė ultė trupore 2500 gram, kanė qenė 1.121 ( 9.9%). Gjatė vitit 2009, nė ambulancėn e pranimit nė klinikė janė ekzaminuar 22.529 paciente, prej tyre 18.578 janė pranuar nė klinikė pėr trajtim tė mėtutjeshėm. Ndėrsa nė ambulancat specialistike numri i tė ekzaminuarave ka qenė 12.603 Janė kryer 133 dėshtime artificiale pasi qė pacientet kanė bėrė kėrkesė.
Nga Prishtina me rrethinė kanė qenė 3130 (28.6%) lindje. Ndėrsa participimi me lindje i komunave tjera ėshtė : Besiana 1594 (14.5 %), Lipjani 869 (7.9%), Drenasi 783 (7.1%), Ferizaj 658 (6.0 %) Numri i lindjeve tė kryera me prerje cezariane ka qenė 2.878 (26.2%), dhe janė kryer edhe 3.906 ndėrhyrje tė tjera obstetrike. Nė klinikė, nė sallat e operacionit, gjatė vitit 2009 janė kryer 3.856 operacione tė mėdha dhe tė vogla.
|
|
|