|
|
Ndėrkombėtarėt kėrkojnė pezullimin e ndėrtimit tė vendbanimeve hebreje
Moskė, 19 mars - Ndėrmjetėsuesit pėr procesin e paqes nė Lindjen e Mesme kanė kėrkuar nga Izraeli tė ngrijė tė gjitha aktivitetet, qė lidhen me kolonitė hebreje, derisa vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė ringjallur procesin e paqes. Kėrkesa u bė publike gjatė bisedimeve, qė po zhvillohen nė Moskė mes katėrshes ndėrkombėtare pėr Lindjen e Mesme, qė pėrbėhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia. Nė takimin e Moskės marrin pjesė sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, kreu i OKB-sė, Ban Ki Mun, ministri i jashtėm rus, Sergei Lavrov dhe shefja e diplomacisė evropiane, Ketrinė Eshton. Ban Ki Mun tha se bisedimet izrealito-palestineze duhet tė ēojnė nė njė zgjidhje paqėsore brenda 24 muajve.
|
|
|