|
|
Godet pėr vdekje kėmbėsorin
Mitrovicė, 19 mars 2010 - Nė orėt e mbrėmjes sė tė enjtės
nė magjistralen Mitrovicė - Prishtinė, pėrkatėsisht nė fshatin Shupkovc tė Mitrovicės, ka ndodhur njė aksident rrugor me fatalitet. Nė tė ishin pėrfshirė njė automjet civil "Ford Courier" me targa 'KS' dhe njė kėmbėsor 75 vjeēar.
Nė bazė tė hetimeve preliminare, aksidenti besohet tė ketė qenė shkaktuar si rezultat i mospėrshtatjes sė shpejtėsisė nga ana e drejtuesit tė automjetit i cili me pjesėn e parme tė automjetit godet kėmbėsorin i cili nė atė moment ishte duke bėrė njė kalim tė rrugės.
Viktima e kėtij aksidenti, S.Hasani (1935), banor i Mitrovicės, ėshtė dėrguar menjėherė nė shtėpinė e shėndetit nė Mitrovicė ndėrsa mjeku kujdestar ka konstatuar se i njėjti kishte arritur pa shenja jete.
Ngasėsi i automjetit njė 42 vjeēar, ėshtė arrestuar nga policia dhe ndaj tė njėjtit ėshtė caktuar masa e ndalimit policor deri nė pėrfundimin e procedurave hetimore.
Prokurori publik i prokurorisė sė qarkut nė Mitrovicė ėshtė informuar lidhur me rastin, dhe i njėjti ka autorizuar qė trupi i pajetė i viktimės tė i dorėzohet familjarėve tė tij.
|
|
|