|
|
Tre tė arrestuar pėr rrėmbim dhe mashtrim
Vushtrri, 19 mars 2010 - Policia e Kosovės nė Vushtrri me t'u njoftuar pėr njė rast rrėmbimi dhe mbajtjes kundėr vullnetit tė njė personi nė magazinėn e fshatit Grace tė Vushtrrisė.
Policia ka hyrė nė magazinėn, pronė e dy tė dyshuarve, ndėrsa ka liruar personin e mbajtur nė mėnyrė tė kundėrligjshme nga dy tė dyshuarit. Nuk ėshtė raportuar pėr lėndime ndaj viktimės sė kėtij rasti.
Tė tre personat, dy tė dyshuarit, 36 dhe 28 vjeēar, dhe viktima 28 vjeēar, janė shoqėruar nė stacionin policor pėr sqarim tė rrethanave tė paraqitura nė kėtė rast.
Sipas deklaratave tė siguruara nga palėt e shoqėruara nė stacionin policor, mėsohet se viktima ishte rrėmbyer nga tė dyshuarit nė shtėpinė e tij nė Prishtinė, pasi ky, njė ditė mė herėt besohet tė kishte kryer njė mashtrim ndaj tyre pėr shitblerje tė telefonave celular nė vlerė prej 1700 euro.
Hetuesit e Policisė sė Kosovės tė sektorit pėr krime serioze kanė bėrė shikimin e vendit tė ngjarjes ndėrsa nė konsultim me prokurorin publik, masa e ndalimit policor ėshtė caktuar ndaj tre personave tė pėrfshirė nė kėtė rast.
Rasti ėshtė iniciuar pėr vepėr penale "rrėmbim dhe mashtrim" bazuar nė Kodin Penal tė Kosovės.
|
|
|