|
|
Me gjykatat qytetarėt janė mė tė pakėnaqur
Prishtinė, 19 mars 2010 - Niveli i kėnaqshmėrisė me institucionet e Kosovės ka shėnuar rėnie tė pėrgjithshme nė krahasim me periudhėn e raportimit nė shtatorit 2009. Rezultatet e hulumtimit tė janarit 2010 tregojnė se afro 36% e tė intervistuarve ishin tė kėnaqur me punėn e Qeverisė sė Kosovės, dhe shenon njė rėnie prej rreth 20% nga shtatori 2009. Ndėrkaq kėnaqshmėria me punėn e KFOR it dhe Policinė e Kosovės (PK) janė tė vetmet qė kanė shėnuar ndryshime pozitive nga shtatori 2009, thuhet nė Raportin e Paralajmėrimit tė Hershėm tė lansuar nga Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim (UNDP) qė u publikua sot nė Prishtinė.
Rreth 78% (pėrkundrejt 72% nė shator 2009) e tė intervistuarve janė tė kėnaqur me punėn e KFOR it. Ngjashėm, rreth 76% (pėrkundrejt 71% nė shtator 2009) e tė intervistuarve janė tė kėnaqur me punėn e Policisė sė Kosovės.
Trendi nė rėnie i kėnaqshmėrisė me punėn e EULEX it ka vazhduar nė periudhėn tetor dhjetori 2009. Siē u regjistrua nė anketėn e janarit 2010, rreth 30% e tė intervistuarve janė tė kėnaqur me punėn e EULEX it pėrkundrejt 40% nė shtator 2009.
Ndėrkaq gjykatat e Kosovės vazhdojnė tė jenė institucionet me tė
cilat njerėzit janė mė sė paku tė kėnaqur. Kjo anketė regjistroi 10% rėnie nė krahasim me shtatorin e vitit 2009, me vetėm 15% e tė
intervistuarve, qė shėnon nivelin mė tė ulėt tė regjistruar e tė
gjitha kohėrave nga tė intervistuarit qė janė tė kėnaqur me
punėn e gjykatave.
Kur niveli i kėnaqshmėrisė me Qeverinė e Kosovės analizohet pėr nga gjinia, rezultatet treguan se meshkujt janė mė tė pakėnaqur (66%) sesa gratė (59%). Pėrveē kėsaj, rreth 6% e grave dhe 5% e burrave nuk kishin mendim nė lidhje me kėtė ēėshtje.
Nė krahasim me anketėn e shtatorit 2009, kjo anketė tregon rritje prej 8% nė pesimizmin politik e tė intervistuarve, tani duke qėndruar nė 41%. Eshtė shėnuar rėnie prej 6% nė vullnetin e tė anketuarve qė tė protestojnė pėr arsye politike, tani duke qėndruar nė 46%.
Por vullneti i tė anketuarve qė tė protestojnė pėr arsye ekonomike ka rėnė pėr 3%, tani duke qėndruar nė 63%, kurse ėshtė shėnuar edhe njė rritje prej 4% nė treguesin e pesimizmit ekonomik qė nga shtatori i vitit 2009, tani duke qėndruar nė 61%
Kur analizohet pėr nga gjinia, rezultatet tregojnė se meshkujt janė mė pesimistė nė aspektin politik (48% pėrkundrejt 44%) dhe nė aspektin ekonomik (65% pėrkundrejt 59%) tė grave.
Shumica e tė anketuarve, pavarėsisht kombėsisė, mendojnė se kriza globale ekonomike ėshtė duke ndikuar nė Kosovė. Njėjtė sikurse me rezultatet e qershorit dhe shtatorit 2009, sipas anketės sė janarit 2010 tė anketuarit shqiptarė dhe pakicat e tjera thonė se kriza globale ekonomike ėshtė duke ndikuar nė Kosovė, pėrderisa mė pak tė anketuar nga serbėt raportojnė se janė prekur nga kriza globale
ekonomike.
Sa i pėrket korrupsionit rreth 7% e tė anketuarve shqiptarė (6% nė shtator 2009), 19% e tė anketuarve serbė (20% nė shtator 2009), dhe 3% e tė anketuarve nga pakicat tjera (7% nė shtator 2009) u
pėrgjigjėn pozitivisht. Kjo anketė nuk tregon ndryshime substanciale nė mesin e tė gjitha kombėsive nė numrin e tė intervistuarve qė janė pėrballė me situatėn ku zyrtarėt publik kushtėzojnė kryerjen e shėrbimeve tė tyre duke kėrkuar ryshfet, dhuratė ose favore tjera.
Sikurse tė pesė anketat paraprake, kjo anketė tregon se KEK u vazhdon qė tė prijė listėn e institucioneve tė Kosovės
ku perceptohet se ka korrupsion "tė shkallės sė lartė".
Gjykatat, APK ja (tani Agjencia pėr Privatizim e
Kosovės), administrata qendrore, dhe doganat radhiten
respektivisht e dyta, treta, katėrta dhe e pesta, nė listėn e
institucioneve tė Kosovės qė perceptohen se kanė korrupsion
"tė shkallės sė lartė"
Ngjashėm me anketat e qershorit dhe shtatorit 2009,
anketa e janarit 2010 tregon se kur pyeten pėr rrethanat qė
kėrcėnojnė stabilitetin e Kosovės, papunėsia dhe varfėria janė
pėrmendur nga shumica e tė anketuarve shqiptarė dhe nga
pakicat tjera si faktorėt kryesor.
|
|
|