|
|
Shqipėri: Dekretohet ligji pėr krimet e komunizmit
Tiranė, 19 mars 2010 - Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, ka dekretuar ligjin "Pėr simbolet e pėrkujtimit tė viktimave dhe tė krimeve tė komunizmit nė Shqipėri".
Nė bazė tė ligjit tė ri, tė miratuar nga Kuvendi, data 20 shkurt shpallet si dita e "Pėrkujtimit tė viktimave dhe krimeve tė komunizmit nė Shqipėri".
Pak ditė mė parė, pėrfaqėsues tė shtresės sė ish tė pėrndjekurve politikė, drejtues tė sindikatave tė pavarura, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, i kėrkuan presidentit Bamir Topi tė mos e dekretojė ligjin e propozuar nga qeveria, qė pėrcakton datėn 20 shkurt si ditė tė pėrkujtimit tė viktimave dhe krimet e komunizmit. Ata pretendojnė se "emėrtimi qeveritar i 20 shkurtit nuk pasqyron anėn historike tė ngjarjes dhe kontributin e madh tė popullit tonė".
Me dekretimin nga ana e presidentit Topi, tashmė ky vendim ka hyrė nė fuqi.
Mė 20 shkurt ėshtė rrėzuar busti i Enver Hoxhės nė qendėr tė Tiranės
|
|
|