Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Transformimi i shoqėrisė kosovare

Shkruan: Fehmi Ramadani Kosova pas njėmbėdhjetė vjet ēlirimi nga okupimi serb dhe dy vite pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj ka ndryshuar shumė, si nė aspektin shoqėrore ekonomik dhe politik. Ky transformim ka dy anėt e saj, pozitive dhe negative. Mrekullia mė e madhe e saj ėshtė ēlirimi nga okupimi shekullor, liria dhe pavarėsimi i saj. Padyshim, se kjo ėshtė arritur me mbėshtetjen ndėrkombėtare, si nė rindėrtimin e shtėpive tė shkatėrruara, por edhe tė zhvillimit tė saj demokratik dhe ekonomik. Tani nė Kosovė, nė vend sistemit socialist e vetėqeverisės dhe patriotizmit jugosllav kemi njė sistem demokratik, liberal dhe perėndimor. Liria kolektive dhe individuale nė tė gjitha aspektet e jetės ėshtė postulati mė domethėnės i kėsaj demokracie. Nė aspektin kolektiv liria nėnkupton jetėn e kėtij populli pa frikė. Ndėrsa, nė aspektin individual liria ėshtė e patjetėrsueshme dhe garantohet me ligj, por edhe me tė gjitha konventat ndėrkombėtare. Individi ėshtė nė qendėr tė zhvillimit tė kėsaj shoqėrie. Ai ka liri tė patjetėrsueshme, si pėr fjalėn e lirė, shkollimin, shėndetėsinė, religjionin, etj. Pra, tė gjitha ato postulate qė ishin mohuar nė masė tė madhe nė kohėn e socializmit dhe diktaturės jugosllave. Ndihma e Bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ringjalljen e kėtij vendi ėshtė e madhe. Sot ky vend ruhet nga NATO-ja ushtria mė e madhe dhe mė e fora nė botė. Kosova ėshtė njė vend i mbikėqyrur nga Bashkėsia ndėrkombėtare, por me intencė tė pavarėsimit tė plotė dhe marrjes sė pėrgjegjėsive pėr sovranitetin e saj. Pra, ky vend pėr njė dekadė tė ēlirimit tė saj ka zhvillim tė hovshėm nė gjitha fushat e saj. Ndėrsa, ana negative saj ėshtė se pėrkundėr kėtyre zhvillimeve , sipas FMN-sė dhe UNHCR-sė ky vend ende ėshtė duke u pėrballur me krizė tė madhe, si ekonomike, arsimore, shėndetėsore, teknologjike, informative, etj. Nė raportet e kėtyre organizmave ndėrkombėtare ky vend trajtohet si vendi mė i pazhvilluar nė rajonin e Ballkanit. Nė Kosovė tani kemi dy klasa (shtresa) tė popullatės: klasa e tė pasurve, tė cilėt janė diku rreth 10 pėr qind e tyre, dhe klasa e tė varfėrve, qė janė diku rreth 90 pėr qind. Sipas UNDP-sė, nė Kosovė diku rreth 15 pėr qind e popullatės jetojnė vetėm me nga 1 euro nė ditė dhe janė nė varfėri tė skajshme. Ndėrsa, klasa e mesme nuk ekziston fare, prandaj kjo shoqėri tani pėr tani mbahet nga dy klasat e saj, tė pasurve dhe tė varfėrve. Shtrohet pyetja, ku ėshtė klasa e mesme, e cila nė shoqėritė e zhvilluara ėshtė mė domethėnėse dhe konsiderohet si shtyllė kurrizore e zhvillimit tė njė shoqėrie, por edhe tė demokracisė? Si do tė funksionojė ky shtet me dy klasa shumė ekstreme dhe me dallime shumė tė mėdha nė tė gjitha aspektet e jetės? A ka ky vend kritik publike, e cila do tė ndikonte sadokudo nė proceset demokratike tė kėsaj shoqėrie? Me njė fjalė, a ka balancė nė mes dy klasave shoqėrore, nė mėnyrė tė tė kemi njė shtet, apo edhe shoqėri mė funksionale? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve qėndrojnė nė mosgatishmėrinė dhe paaftėsinė e institucioneve tė Kosovės tė hartojnė plane afatgjata tė zhvillimit tė saj si shoqėri (shtet) e zhvilluar. Fajin kryesor tė njė ndarje tė tillė, nė shumė tė pasur(10 %) dhe shumė tė varfėr (90%) e ka politika e UNMIK-ut dhe faktorėve tjerė ndėrkombėtare, tė cilėt pas luftės lejuan njė dallim kaq tė madh. Pėr shembull njė nėpunės nė UNMIK merrte pagė deri 2000 euro, ndėrsa i njėjti punėtorė nė administratėn vendore merr 200 euro pagė. Kjo politikė ishte fillimi i keq pėr shtresimin shoqėror nė Kosovė. Nė gjitha institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė kishte standarde mė tė mirė pėr punėtorėt e saj, ndėrsa nė ato vendoret kishte kushte mė tė kėqija. Kur, kėsaj i shtohet korrupsioni, nepotizmi, krimi, droga prostitucioni dhe dukuritė tjera negative, atėherė si rrjedhojė kemi njė shoqėri jo tė barabartė dhe me shumė probleme. Kosova mbi 60 pėr qind tė popullatės sė saj e ka tė re dhe tė aftė pėr punė, ndėrsa tani kemi shifrėn rreth 50 pėr qind tė papunė. Ky problem ėshtė shumė i madh dhe derisa nuk zvogėlohet papunėsia do tė vazhdojė kriza e kėtij vendi. Shėndetėsia dhe arsimi dy segmente mjaft tė rėndėsishme tė zhvillimit tė saj, edhe pse ka mjaft pėrparime, por jo nė mėnyrė tė duhur dhe tė pritshme. Nė kėtė fazė tranzicioni kanė dal shumė antivlera tė cilat po e dėmtojnė zhvillimin e kėsaj shoqėrie. Kėtu, njė pjesė e njerėzve brenda natės janė pasuruar duke e shfrytėzuar gjendjen kaotike dhe tė paligjshme nė vend. Bizneset e tyre ishin tė llojllojshme, duke filluar nga korrupsioni, mito, shitja e drogės, pasurive tė patundshme antiligjore, prostitucionit, etj. Pastaj, njė pjesė e tė ashtuquajturve kuazipatriotė dhe kuazipjesėtarė tė luftės duke keqpėrdor vlerat e e saj mbledhin haraē nga populli. Nė emėr vlerave tė luftės kanė uzurpuar prona, shtėpi, banesa, lokale dhe kanė bėrė poshtėrsia tė ndryshme me tė vetmin qėllim pėrfitimi. Bile, disa prej tyre edhe sot e kėsaj dite janė nė biznes, sidomos me strukturat paralele serbe nė veri tė Kosovės. Pėr fat tė keq njė pjesė e kėtyre lloj kuazipatriotėve tani janė bėrė edhe pjesė e politikės, dhe janė futur nėn ombrellėn partive politike. Shumė prej tyre po punojnė nėpėr institucionet e Kosovės dhe po japin “kontributin” e tyre pėr shtetit e ri. Filozofi i madh grek Aristoteli ka thėnė: Shtresa e mesme ėshtė ajo qė duhet ta mbajė shtetin, sepse, po ua lė shtetin tė pasurve, atėherė ata do ta pėrdorin pėr pasurimin edhe tė mėtutjeshėm tė tyre dhe kėshtu do ta shkatėrronin atė. Por, as tė varfėritė nuk duhet tė udhėheqin me shtetin, sepse ata shtetin do ta pėrdorin pėr pasurimin e tyre dhe kėshtu vjen deri te shkatėrrimi i tij”. Sipas tij shtetin duhet tė udhėheqin filozofėt(tė menēurit), sepse vetėm ata do tė kujdesėn mė sė miri pėr funksionimin e tij. Prandaj, ėshtė obligim i tė gjithėve qė me dėshmi personale dhe me punė tė ndershme e tė mirė nė tė gjitha sferat e jetės tė tregojmė se Kosova do tė zhvillohet edhe mė shumė si njė shoqėri demokratike, me synim tė njė zhvillimi edhe mė tė madh ekonomik, e strukturuar mirė nė klasa shoqėrore, por edhe me njė mirėqenie tė mirė shoqėrore. Ndryshe, po nuk u zhvillua ekonomia e saj, zvogėluar papunėsia, por edhe segmentet tjera tė jetės, atėherė transformimi i saj do tė zgjas shumė dhe hyrja nė rrjedhat evropiane do tė jetė shumė e vėshtirė. Shteti i Kosovės duhet bėjnė plane tė mirėfillta qė sa mė shpejt tė kalohet nga kjo gjendje e vėshtirė ekonomike, qė ky transformim shoqėror tė mos zgjasė shumė, sepse kostoja e ngecjes sė saj ėshtė shumė e lartė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks