|
|
Lidershipi shqiptar sipas Krist Malokit nė kontekstin aktual
(Me rastin e 110 vjetorit tė lindjes)
Shkruan: Zef Ahmeti
Krist Maloki, njė figurė e madhe shqiptare e kosovare, sot e ka 110 vjetorin e lindjes. Nė mediet kosovare kjo figurė anashkalohet. Ai ishte profesor nė universitetin e Gracit (Austri). Ibrahim Rugova shkruante: Nė veprimtarinė e vet Maloki tregoi interesim pėr ēėshtje etnopsikologjike tė realitetit dhe tė historisė sė popullit shqiptar pastaj pėr filozofinė, ēfarė mu nd tė vėrehet edhe nė praktikėn e tij kritike.
Malokin ka shkruar njė sėrė studimesh tė ndryshme, ku ka shprehur pikėpamjet dhe mendimet e tij moderne pėr Kombin dhe shtetin, pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė nė tėrėsi, zgjidhjen e problemit shqiptar; kritikat e tij letrare kanė lėnė nė literaturėn shqiptare njė formė tė kritikės objektive.
Nė kėtė shkrim ne do trajtojmė Krist Malokin, pikėpamjet dhe vlerėsimet lidhur me lidershipin shqiptar rreth ēėshtjeve qė kanė si temė kryesore problemin shqiptar. Pikėpamjet e tij rreth problemeve shqiptare ai i trajton nė aspekte tė ndryshme sociologjike, juridike, filozofike, psikologjike, sipas mėsimeve qė ka marrė nė Universitetin e Graz-it, duke i inkorporuar kėto fusha me elementet e kulturės shqiptare e duke dhėnė analiza tė veēanta pėr ta kuptuar vetveten.
Pėr tu inkuadruar nė temėn qė kemi zgjedhur, ne duhet patjetėr tė fillojmė me shkrimin e tij tė (mirė)njohur Oriental apo okcidental?.
Lidershipi shqiptar oriental a aksidental
I nxitur nga ngjarjet socio-politike tė kohės, gjegjėsisht tė viteve 1930 nė Shqipėri, Maloki paraqiti shkrimin e tij Oriental apo okcidental?, duke hyrė kėshtu nė dialogun qė zhvillohej atė kohė ndėrmjet Pleqve dhe tė Rinjve. Sipas Malokit, nė ...luftėn tragji-komike ndėrmjet Pleqve dhe tė Rinjve janė dalluar disa rryma qė mund tė klasifikohen me sa vijon:
a) rryma e parė qė kishte pėr objekt sulmimi kolltukėt qeveritare. Dhe se, shton Maloki, bajraku i tė Rinjėve ishte motoja e padukshme Ulu ti, tė hypi unė!, ndėrsa Pleqt kishin Besėn,
b) rryma tjetėr mundohej ta paraqiste gjendjen si luftė mes gjeneratave tė ndryshme, prirje kjo qė nga Maloki refuzohet kategorisht, duke arsyetuar se problemi Pleq a tė Rinjt s `ka punė me njat luftė e me generacione nė pikėpamje biologjike-sociologjike!;
c) pėr Malokin kishte edhe njė rrymė tė tretė, qė mė sė shumti i afrohej thelbit tė problemit dhe kjo ishte lufta mes mendsinash e botkuptimesh. Mė konkretisht bėhej fjalė pėr luftė ndėrmjet Orientalizmės dhe Okcidentalizmės.
Qė rryma e tretė tė kuptohej mė drejt, Maloki shpjegonte fillimisht se ēka kuptohet me semantikėn e fjalėve orientalizėm dhe oksidentalizėm. Nė tė vėrtetė, sikur tė mos kishte bėrė njė shpjegim tė saktė tė kėtyre koncepteve, ai do ishte keqkuptuar tėrėsisht. Duke e arsyetuar rrymėn e tretė, Maloki jep argumenti se lufta e ardhme asht luftė e djalėrisė shqiptare kundra anmikut nė zemėr tė vet, asht luftė mendėsie krijuese kundra njė mendėsie destruktive, asht luftė botėkuptimi drite kundra njė botėkuptimi errėsire, asht lufta Okcidentale shqiptare kundra Orientalizmės shqiptare...
Semantika
Orientali shqiptar pėrshkruhet si njė person qė i pret tė gjitha tė mirat vetėm pėr vete nga tė tjerėt. Bota pėr atė ėshtė burim i pashterrun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilat i shfrytėzon nė ēdo mėnyrė e metodė... Sakrificėn vetėmohuese, ndershmėrinė nuk i njeh, nė tė kundėrtėn, orientali shqiptar i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thith gjakun pa asnjė droje e skrupull. Mė tutje Maloki vazhdon shpjegimin e tij duke pėrcaktuar se, orientalisti s`njef turp a marre... aj ska cipė qė t`i nxihet... ėshtė i zoti pėr tė gjitha... shet ba`e nanė... pėr mos me than shpirtin e trupin e vet; vetėm e vetėm qė t`i shkoj kungulli mbi uj, vetėm qė mos t`i prishen telat e karadyzenit. Ndėrsa idealet qė ka orientalisti janė kolltuku e llokma dhe pėr ta arritur kėtė qėllim e pėrdor aj ēdo mjet kurse instinktet e tij janė t`ujkut monoambulant, t`ujkut tek ... deviza e tij karakteristike qė e pėrcjell asht njė thanie ... kudo rafsha, mos u vrafsha!. Atdheu ėshtė burim ku ushqehet orientali dhe e shfrytėzon atė, ndėrsa pse prishet njė shtet, komb a botė, s`ėshtė asgjė, shpjegon Maloki.
Burimi i orientalizmit asht njė dhanti (=darovė) fatale e kristianizmit, me gjithė qė e njė kristianizmi euro-aziatik... Dhe ky burim vjen me ndarjen e kishės dhe sundimin bizantin, thotė teoria e Malokit. Pėr ta konkretizuar edhe mė shumė burimin e orientalizmit te shqiptari shton: Por s`ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare se sa njaj shpirt i administratės bizantine plot angth e myk qė u pllakos si njė shpirtėr e zezė si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar... dmth. ner mardhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ner marrėdhaniet e shqiptarit me shtetin eprorėt e tij u fut e u pėrhap shirita bizantine si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejt tė shqiptarit nė njė bollė amorfe e sisfingore. Kurse Turqia e mėvonshme trashėgon dhe kujdeset pėr miraz-in bizantin.
Oksidentalzmi shqiptar nė anėn tjetėr vlerėsohet e kundėrta orientalizmės. Nė tė vėrtetė studiuesi Maloki vlerėsonte se shqiptarėt e sotshėm (atėhershėm shėnimi i imi) gjinden aq larg nga okcidentalizma e vėrtetė.... Ai shprehet shumė qartė dhe u bėn me dije se vet djelmnia e shkollueme e ka gabim kur kujton se okcidentalizma pėrmbahet vetėm ner veshje e mbathje evropiane, apo nė tė ndejunit plot kotėsi ner sallona.... Oksidentalizmi i vėrtetė dėftohet me kryerjen e ndonjė detyre tė ndershme... bile karakterizohet edhe me mėnyrėn se si ai e ngarkon vetėn, pra me vetė dėshirė, me detyra tė rėnda bile edhe jashtė detyrave ordinare e tė domosdoshme... lartėsia morale rreth njė ideje tė lart... rreth njė ideje qė s`ka punė me kolltuke, me llokma e me meashe... na shkruan Krist. Ai thotė se oksidentali shqiptar duhet tė jetė shembull pozitiv pėr tė tjerėt. Shpirti fisnik qė duhet tė demonstrojė me atė se si merr pjesė ner dhimbjet e brenga tė botės peranė!. Vijimi dhe edukimi nė shkollat evropiane nuk tė bėjnė oksidental, sepse edhe nė Evropė ka orientalizma, shpjegon autori Maloki.
Studiuesi Maloki na jep edhe shembuj konkret qė dalin nga shkrimet e tij lidhur me shqiptarin orientalist. Ai kėshtu e quan Ahmet Zogun, njė oriental dinak nėn maskėn e njė gentleman-i, njė injorant karagjoz me hijen e njė dashunori shkencash e artesh, njė gangster ballkanik e i pėrgjakun me gjestet e njė borgjezi tė pėrshpirtshėm... Kurse ata qė i shėrbyen i quan marioneta teatrore. Dhe gjithė individėt mė tė njohur qė i kanė shėrbyer Zogut i analizon edhe nė aspektin psikologjik duke futur nė lojė edhe fėmijėrinė e marionetave dhe edukimit e Abas Kupi, Gaēo Gogo-ja dhe Dr. Nuēi Kotta qė thotė se, megjithė dallimeve individuale, ata kanė tė pėrbashkėt njė romantizėm fantazmagorik, njė botėkuptim anakronik dhe njė vetmohim (a vetėmashtrim) verbues dhe shkatėrrimtar. Kurse mercenar i quan ...ata zogista andej e kėndej botės qė spekulojnė me rriardhjen e Mbretit, pėr t`i sigurue vedit sot a nesėr njė copė bukė apor ndonjė ofiq qibari. Zogu nuk ka pas ndonjė koncept tė vėrtetė politik, ai nuk ka lodhė mendjen e tij pėr mbarėvajtjen e vendit dhe kombit, dhe nėse ai ka bėrė diēka, ai atė e ka bėrė pėr interesin e vet, sipas motos shteti jam unė!. Dhe nė qoftė se ka pasė Ahmet Zogu ndonji fjalė apor ideologji politike, ajo ka qenė e pėrmbajtun nė divizėn revoltuese e dėrmuese: Qėllimi i shejtnon mjetet!. Pėr ta pėrforcuar kėtė mendim, Maloki cek disa dėshmi (akte) e vjen nė pėrfundim se A. Zogu ka qenė i gatshėm po ta lypte nevoja d.m.th. interesi i tij....... me i pranue tė gjitha kėrkesat e shteteve tė ndryshme rreth e perqark Shqipnisė... qė tė rinjihet mbret.... Ai e quan Zogun fotokopje tė Esat Toptanit, njeri materialist (Zogu duhet tė ketė pas njė rini nė varfėri) qė i mungojnė gjitha vetitė e vlerave ideale, dhe vazhdon mėtutje duke bėrė edhe vlerėsimin e bashkėpunėtorėve tė tij ku shprehet do tė mjaftonte njė pėrshkrim psikologjik apor njė pikturim... i rrethit tė tij tė ngushtė ... e sidomos brenda kohės 1925-39 d.m.th tė personave qė kanė qenė vegla imediate tė dallavereve zogolliane: njė galeri e gjallė korrupsionistash, kriminelash, pederastash, kodoshėsh e kontrabandistash ... qė tė kuptohet materializmi i rrėnjosur shpirtnor i mbretit tė derrave (simbas Faik Konicės!)...
Sistemi i organizimit tė shtetit shqiptar
Nė njė shkrim tė botuar nė Hylli i Dritės nė numrin e nėntorit tė vitit 1935 me titull: Diktaturė, liberalizėm apor shtet autoritar? Krist Maloki shtjellon kėto koncepte dhe me vlerėsimet e analizat e tij mundohet tė shpjegojė se cila nga parimet e pėrmendura do i pėrshtatej mė sė miri shtetit shqiptar tė lodhur.
Lidhur me konceptin diktaturė si sistem i mundshėm pėr shtetin shqiptar, ai jep disa shembuj me disa shtete tė asaj kohe, si Gjermania dhe Italia, duke shpjeguar se kjo formė ishte e papėrshtatshme pėr Shqipėrinė. Kjo sepse, nuk ekzistonin nė ato kohėklasa t`atilla shoqnore, kompakte o plot ideale kolektive nacjonale, qė mund tė mblidhnin turmat shoqnore nė tė njėjtėn mėnyrė sikur bėnė Musolini dhe Hitleri, nėpėrmjet sugjerimit tė shpresave tė reja dhe rrėmbimit tė tyre me njė ideal i ri kombėtar. Nė Shqipėri mund tė ketė vetėm njė diktaturė ushtrie e xhandarmėri, dhe se njė diktaturė e tillė nuk do tė zgjidhte problemet vitale e paqėsore tė kombit.
Pėr rrethanat ekzistuese tė viteve tė 1930, kur fryma e liberalizmit ishte aktuale dhe ishte futur edhe nė Shqipėri, Maloki kėtė ide qė ishte nė pėrhapje nė Shqipėri e quan pseudoideologjie! Ai thotė e vėrteta asht se liberalizem do me than : konkurrencė e pakufishme, konkurencė me ēdo mjet, a ma mirė: konkurrenca pa shpirt e pa shkrupullė, shkurt: dallavere orientale.... Koncepti, principi i liberalizmit ėshtė i papranueshėm pėr Malokin dhe kjo pėr arsye tė analfabeti (t) bilmez shqiptarė qė s`ka kurrfarė haberi pėr problemet dhe nevojat jetike tė kombit e tė shtetit- nė liberalizėm mbi fatet e atdheut dhe se njė demokraci e vėrtetė e ka vendin ndoshta nė Zvicer, Francė, e n`Angliė d.m.th.n nė ato shtete qė kan njė tradicjon politik shekullor, ku populli s`ka as 5 perqind analfabeta, kėshtu qė ky grup njerėzish do tė votonin me siguri 90% pėrfaqėsuesa oriental... Maloki pohon dhe thekson numrin e lart tė analfabetizmin ndėr shqiptarė pas tėrheqjes sė Turqisė nga Ballkani. Mendohet sė nė atė kohė, popullata tė ketė qenė 90-95% analfabet. Maloki kujton se nė literaturėn shqiptare nuk ėshtė fare e njohur dallimi mes Potestas dhe Auctoritas. Nė shpjegimin qė i bėn koncepteve tė dhėna mė lart, ai shpjegon edhe qėndrimin e tij pėr situatėn tranzicion tė Shqipėrisė nė vitet 1930.
Pėrderisa koncepti potestas nėnkupton forcėn brutale e kėrcėnuese, auctoritas ėshtė forcė imponuese shpirtėrore produktive me besim tė plotė se tė gjitha punėt e shtetit bahen nė tė mirėn e popullit. Potestas nuk e merr parasysh elementin e vullnetit tė popullit, nė tė kundėrtėn ky element injorohet fare, kurse nė anėn tjetėr shteti qė udhėheq sipas principit tė auctoritas, mbėshtetet kryesisht nė vullnetin dinamik. Sipas analizės sė Malokit auctoritas mund tė kenė vetėm njata prijsa e burra shteti, tė cilėt, pos zotėsisė (shkencėtare-mendtare-praktike), kan edhe kualitete morale, tė cilat nė Shqipėrinė paraqiten sidomos nen devizėn: Besė, Burrniė, e Nder shqiptari!. Pėrgjigja qė Maloki i jep pyetjes, se cili sistem i organizimit shtetėrorė do t`i pėrshtatej mė sė miri Shqipėrisė, nė kohėn qė po e trajtojmė? Ėshtė: njė sistem autoritar. Mirėpo ai nuk jep ndonjė sqarim si do kishte mundur qė ky sistem autoritar tė ngrihej brenda rrethanave ekzistuese nė Shqipėri.
Ideja shqiptare dhe shteti apor kombi e Malokit
Ndėr shkrimet e nivelit shumė tė lartė e tė veēantė tė Malokit, vėshtruar nė aspektet studimore politiko-juridike, sociologjiko-filozofike, duhen pėrmendur: Ideja shqiptare dheShteti apor kombi!. Kėto shkrime tėrėsisht lidhen pėrherė me trajtimin e ēėshtjeve brenda shqiptare.
Kur flet pėr dallimin mes kombit dhe nacionit, Maloki jep njė shpjegim shumė tė bukur, qė e thonė edhe filozofėt mė tė hershėm perėndimorė, kėtė shpjegim ai e bėn pėr ta kuptuar mė mirė ēėshtjen dhe dallimin mes kombit dhe nacionit shqiptar. Pėr ta kuptuar dallimin, sė pari ai jep shpjegim pėr teorinė rreth kombit, qė ka njė kuptim etnik, tė cilin Maloki e shprehė si vijon kombi pėrmbledh nė gji tė vet nji grumbull personash qė janė lidhė shoq me shoq (ideal!) nėpėr gjakun e fisin e njajt dhe ma fort nėpėr nji botėshikim e botėkuptim (Weltanschauung!) tė pėrbashkėt. Porse ky botėkuptim bazohet ma fort nder ndjenja d.m.th. nder kujtime abstrakte tė nji vitaliteti tė veēantė (=tė gjakut!) dhe jo aq nder kujtime abstrakte tė nji sistemi filozofik e racional. Me tė drejtė, me siguri duke u bazuar nė filozofėt gjermanė e francezė, ai e shpjegon saktė edhe nocionin nacion, se ka kuptim politik, dhe qė lind nė kohėn kur pėr tė parėn herė fillon krijimi i shteteve nė kuptimin e sotshėm (shek. XVI sipas K.M.). Me nacion nė gjuhėn shqipe, shpjegon Maloki, kuptohet populli shtetnor, ndėrsa kombi ėshtė njė term etnik, qė nėnkupton, pėrfshin, e i kalon edhe kufijtė shtetėror. Dhe kėshtu ai vjen nė pikėn ku thotė se, duke u bazuar nė shpjegimet e lartcekura, ideja nacionale nuk ka kurrfarė pune me idenė kombėtare. Nisur nga ky kėndvėshtrim Krist kujton encikllopedistat shqiptarė brenda e jashtė se, nacionalist mundet me qenė si vllehėt, si grekofonėt apo edhe jevgjit e Shqipėrisė. I brengosur pėr kombin tė cilit i takonte dhe e donte aq shume, nė formė tė drejtėpėrdrejtė dhe pa pėrdorė shprehje diplomatike ai do tė shkruante: Gabimin ma tė madh e ma tė trashė e bajnė nder ne disa fantasta, tė cilėt - tė marrun mendsh nėpėr studimet e shkencat e veta eoretike - xhixhilluese - pėrpilojnė plane politike -shtetnore pa u interesue aspak se a hyn nder ato kallepe (eoretike) materiali real i kombit dhe vendit (gjeografik e geopolitik) shqiptar. Kėta njerėz janė pėr tu vue nė dajak dhe pėr tu dėrgue mandej nder klaset e para tė shkollave shqiptare qė tė mesojnė sė paku geografinė dhe historinė e kombit shqiptar. Jo, zotni, pėr me ngrehė njė shtet, ashtu nė kuptimin e plotė tė fjalės, nuk jemi tė zot na tridhjetėvjeēarėt e sotėm. Dhe do tė kondendohemi edhe ma tutje me njė gjendje gjysmake, pėr mos me thanė provizore; sepse na - arkitektat fantasta - skemi haber mbi materialin real, sepse na se njofim as kombin, as vendin, as ...
Sepse na kemi ndoshta shumė dije (dituri shkencėtare!) por jo mend e shpirt! ...
Ai nuk jep vetėm kritikė, por shpjegon se si mundet tė dilet nga gjendja ekzistuese kur thotė: Dhe zgjidhja e Problemit Shqiptar kėrkon para sė gjithash shumė mend e shpirt. Djelmnia shqiptare asht mėsue me e shikue kombin e vendin e vet nėpėr syzat e do vagabondave tė tymosun kafehanesh, apor tė do pseudo - pedagogėve pedantė e skolastikė, apo edhe tė do shkrimtarėve tė huej qė nuk kanė pasė as zotsinė e nuk e kanė marrė kurrė mundimin e duhun pėr me i kushtue problemeve tona njė vėmendje tė plotė e objektive. Prandaj sasht ēudi qė brenda djelmnisė shqiptare vlon njė anarki pikėpamjesh e mendimesh mbi kombin, popullin e vendin e vet. Dhe, shpėtimtar i kombit mund tė quhet me gjithė mend ai shpirtmadh qė i falė asaj djelmnie ideologjinė e vėrtetė tė Shqiptarizmės reale - kombėtare. I shqetėsuar pėr fatin e kombit, por edhe me dėshirėn qė kombi tė marrė rrugėn e duhur, me dhimbje e emocion njėkohsisht, me logjikė dhe frymė idealiste, pra nė frymėn okcidentale, Krist Maloki do tė shprehej: Fjalėt e pallavrat e kafeneve e as bisedat e shkrimet akademike s“e shpejtojn kombin nga vdekja qė i kercnohet. Jo, shpetimi i kombit shqiptar varet vetem nga ndergjegjėja e tijė. Dhe ketė ndergjegjėje mund t“a zgjojė dhe t“a ndezi vetem flaka dinamike e njė djalerije tė pastėr, tė njė djalerije vetmohimtare dhe plot aktivitet shembėllor. Nga aparati mekanik-qeveritar s“ka shka pritet nė kėto punė. Qeverija mund t“i dorėzoj popullit ilaēe e mjete per kurim e perparim, porse ajo s“mund tė kujdesohet edhe per mirėperdorimin e tyne. Kėto tė gjitha janė punė ndergjegjjeje, janė punė tė shpirtit. Dhe shpirti ndezet vetem nga njė shpirt tjeter, nga njė shpirt i flakėt...
Rreth lidershipit shqiptar tė Kosovės
Dėshira e Malokit pėr ...njė djalerije tė pastėr ...njė djalerije vetmohimtare, pėr njė shpėtim kombėtar nuk arrihet. Me gjithė dėshirėn e tij pėr kombin e tėrė, Shqipėria mė 1913 dhe mė 1919 cungohet. Pjesė tė kombitshqiptar i jepen nga Fuqitė e Mėdha tė kohės shteteve tė etura ballkanike. Edhe Kosova, si pjesa mė e ndjeshme nga gjitha pjesėt tjera tė banuara me shqiptar, hynė nė trajtimet e Malokit. Mendimet rreth Kosovės kryesisht ai i shpreh nė letrat e tij, tė cilat njėkohėsisht janė edhe pjesė dėshmie e kohės dhe qėndrimeve qė ai i pėrmbahej. Ai brengosej po ashtu nė mėnyrė tė veēantė pėr Kosovėn, mbase ishte edhe vendlindja e tij. Nė letrėn dėrguar Kazim Prodanit, (tė cilin e vlerėson shumė, duke e quajtur se jeni njė tip i veēant politikan dhe zhurnalist shqiptar dhe i vetmi qė e meritonte tė quhet ashtu sipas profesorit), dalin shumė tė dhėna dhe mendime interesante tė Malokit rreth problemeve shqiptare dhe nė veēanti Kosovės, gjegjėsisht asaj qė nė dokuemtat diplomatike europiane tė kohės sė para copėtimit njihej si Upper Albania. (ne pėr saktėsi duhet tė themi Shqipėria Verilindore). Maloki shprehėe shqetėsimet e tij, veēanarisht pėr sjelljet e elitės shqiptare tė Kosovė, qė nė atė kohė (vitet 1950) vepronte e sillej duke e refuzuar identitetin e vet, duke u munduar tė mbulohej me njė petk tė rrejshėm dhe tė pėrkohshėm. Pėr kėtė fenomen ne letrėn e parė dėrguar Prodanit shkruan: njė realitet tjetėr i Kosovės ėshtė qė as gjysma e kosovarėve as qė kan prishur ndjenjat pėr njė bashkėsi dhe liri kombėtare... paraqiten mė tepėr si turq se si shqiptarė... me gjithė se s`dinin turqisht...Akademiku kosovar preferon zyrtar, spitalet, dhe ndėrmarrjet shtetrore jashta Kosovės, mėsuesi i normalės kosovare kėrkon tė futet o ner qytete o ner krahina sllave, ku paska ma lezet jeta... nė policin sekrete (UDB) me qindra kosovar ... qenkėkan mė tė zot dhe mė tė ēkathėt ... Populli i fushave dhe malėsive kosovare i ka lėn zakonet dhe adetet e moēme shqiptare dhe ka nisur ta gėzojnė jetėn o fare orientale o fare moderne, nė daē si kundrejt seksit femėror si dhe seksit tė pėrkundėrt... hajde pastaj dhe i beso shqiptarizmit tė kompatriotėve kosovarė!... Maloki flet pėr pisllėk shpirtėrorė qė ėshtė pėrhapur nė jetėn e pėrditshme nė Kosovė. Maloki Problemin Kosovar e ka pėrcjellė pėrherė, madje edhe duke dhėnė propozime se si ka mundėsi qė tė bėhet internacionalizimi i saj. Me gjithė kontaktet dhe vlerėsimet e ndryshme qė ka bėrė, ai nuk gjen dot shokė pėr njė studim serioz qė do ta lėvizte Problemin Kosovar. Kolegėt e tij, nėn presionin e kushteve politike nėn tė cilat jetonin, e kishin refuzuar njė punė tė atille, duke argumentuar se ende skishte ardh koha, apo duke u fshehur pas frazave evazive.
Maloki ishte njė personalitet qė nė shpirtin e vet kishte barrėn kombėtare. Shpesh herė ai shprehej: une jam kosovar nacjonalist, kam qenė gjithė jetėn t'ime kosovar patriot... ndėrsa procesin e shpėtimit tė Kosovės e shprehė duke shėnuar: Shpėtimi i Kosovės dhe ringjallėja e Shpirtit Kosovar munt tė vijė vetėm nga brenda dhe nėpėr vepra tė verteta dhe tė perbashkėta kulturrale tė tė gjithė kosovarėve, kudo qofshin nė botė.
Pėrfundim
Figura e dijetarit shqiptar nga Kosova, gjegjėsisht Shqipėria Verilindore, qė ka jetuar e vepruar nė Grac tė Austrisė, ėshtė e lidhur ngushtė me politikėn e Kombit Shqiptardhe ēėshtja e kombit shqiptar luante njė rol kryesor nė agjendėn e tij. Pėr atė totaliteti(sipas filozofisė sė Aristotelit), Kombi Shqiptar, kishte rėndėsi mė shumė se sa gjithė pjesėt e saj.
Shkrimet e tij edhe pse nga gjuha ishin tė ashpra, ishin reale dhe pėrkonin me realitetin shqiptar. Ato shkaktonin dridhje kur publikoheshin. Dhe si njeri idealist me zemėr nė kombin kudo dhe ngado qė shkonte, ai bėnte kritika pėr ato fenomene negative nė shoqėrinė shqiptare, tė cilat e hendikaponin zhvillimin e tij. Dhe pėr kėto pisllėqe shpirtėroreqė lundronin nė kombin e tij, qė nė agjendėn e tij ishte nė rangun e parė, ai vuante shumė, brengosej tejmase.
Ishte njė kundėrshtar i rreptė i asaj elite shqiptare qė ishte e infektuar nga orientalizma. Kėrkonte njė djalėri tė pastėr. Dhe vetėm djalėria e pastėr qė do duhej tė dilte nga vetė shpirti i Kombit, do ta shpėtonte atė. Kritikonte oksidentalizmin formal, ndėrsa e avancon atė oksidentalizmin e vėrtetė shpirtėrorė e tė pastėr.
Duke njohur mirė organizimet e shoqėrive nė perėndim, i ndikuar edhe nga filozofėt e mėdhenj, ai kurr nuk kishte distancė nga identiteti shqiptar, pėrkundrazi, ai elementet kryesore qė e pėrbėnin shpirtin shqiptar Besa, Ndera dhe Burrnia ishin elemente qė e pėrcjellin gjatė gjithė jetės. Ai i mbronte kėto tri elemente tė shpirtit shqiptarme njė logjikė interesante dhe nuk kishte kurrfarė probleme qė ato t`i harmonizonte si veti tė shenjta edhe me filozofinė moderne tė organizimit shoqėrorė. Ai nė kėto tre elemente shihte edhe bazėn e njė shoqėrie tė shėndoshė shqiptare oksidentale.
Nė tė vėrtetė dijetarin tonė, gjendja kombit shqiptar e rėndonte nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Ishte idealist por edhe realist dhe gjėrat i shikonte nė mėnyrė objektive, mbase edhe si shkencėtar qė ishte, ai nuk i lejonte vetės tė shkruante dhe tė fliste pa gjuhėn e argumentit.
Puna e Krist Malokit ėshtė e veēantė. Mendimet tij rreth temave tė ndryshme lidhur me kombin shqiptar, ai i shtjellon nga njė kėnd ndryshe nga tė tjerėt. Problemet i lokalizon shumė shpejt dhe nė formė precize. Ai kapte problemin nė thelb, aty ku orientalistave nuk iu pėlqente fare.
|
|
|