Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

KQZ: Nė Istog fitoi Haki Rugova i LDK sė

Istog, 12 prill 2010 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrėmė vonė i ka publikuar rezultatet preliminare tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme pėr kryetar tė komunės sė Istogut. Fitues i kėtyre zgjedhjeve ėshtė kandidati i Lidhjes Drmokratike tė Kosovės, Haki Rugova, i cili ka fituar 49.7 pėr qind. Ndėrkaq Shasivar Haxhiaj i PDK sė 21.6 pėr qind, Muhamet Shatri AAK 21,5 pėr qind, Rifat Osmanaj LDD 3.9 dhe Ismet Mulaj, kandidat i AKR sė 3.3 pėr qind. Por nė bazė tė rezultateve preliminare, Haki Rugova ende nuk e ka arritur pėrqindjen e duhur pėr t'i ikur rundit tė dytė tė zgjedhjeve. Nė njė konferencė pėr media, kryesuesi i pėrkohshėm i KQZ sė Florian Dushi ka bėrė tė ditur se nė kėto rezultate nuk janė pėrfshirė votat me kusht numri i tė cilave janė 213 dhe votat e dėrguara me postėn elektronike, numrin e tė cilave nuk e ka bėrė tė ditur, por ka thėnė se janė tė vogla. Pėrndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga gjithsej 39 mijė e 307 votuesit potencialė tė Istogut, deri nė orėn 19:00, kur edhe janė mbyllur kutitė e votimit, tė drejtėn pėr tė votuar e kanė shfrytėzuar 15 mijė e 14 votues, apo 38.20 pėr qind e votuesve. Florian Dushi, kryesues i pėrkohshėm i KQZ sė, e vlerėsoi pozitiv procesin zgjedhor nė komunėn e Istogut. "Procesi pėrgjithėsisht nga KQZ ja ėshtė vlerėsuar si proces i rregullt. Ka pasur disa incidente qė i ka raportuar edhe Policia e Kosovės, qė,pėr fat, kanė qenė jashtė qendrave tė votimit dhe pėr tė cilat ne konsiderojmė se nuk kanė pasur ndonjė ndikim nė mbarėvajtjen e zgjedhjeve", tha Dushi. Nga 15 qendra tė votimit me 55 vendvotime, vetėm njė nuk ėshtė hapur nė fshatin Osojan. Kryesuesi i KQZ sė, Dushi, ka shpjeguar se gjatė ditės kishin dėrguar njė ekip mobil pėr qytetarėt serbė pėr tė votuar, por, siē ka thėnė ai, asnjė nga qytetarėt nuk ka votuar.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks