|
|
Kosova dhe integrimet
Shkruan: Ndue Ukaj
Ajo qė e thotė antropologu dhe filozofi Claude Levi-Strauss nė referencėn e mėposhtme, mendoj se shpjegon shumėēka nga peripecitė dhe pamundėsitė shqiptare pėr tė konsoliduar rrugėtimet drejt integrimit nė Perėndim. Strauss shkruante se: pėr tė krijuar njė shoqėri stabile, duhet qė njerėzit ti shtypin dėshirat e tyre dhe tė veprojnė sipas rregullave. Nėse e analizojmė gjendjen e pėrgjithshme tė kombit shqiptar, brenda kėsaj reference shumėdomethėnėse, mund tė thuhet se nė vendin tonė, vullneti pėr tė ndėrtuar rend, apo shoqėri stabile, fashitet keq, para dėshirave tė njerėzve, tė cilėt, thėnė troē, sduan ti shtypin dėshirat e tyre egoiste, nė tė mirė tė sendėrtimit tė aspiratave dhe synimeve tė pėrbashkėta, pėrkundrazi ato i vėnė kurdoherė nė ballė. Kjo ndodh sidomos nė domenin e politikės, prej ku zėnė fill shumė degradime tjera socio-psikologjike.
Pėr tė pasur njė rrugėtim mė tė lehtė dhe mė tė shpejt drejt integrimit nė Perėndim, duhet eliminuar qėndrimet dualistike, tė cilat pėr rrjedhojė, kanė konsekuenca tejet negative nė jetėn politike e socio-psikologjike.
Kjo qė thamė vlen sidomos tek vendet nė tranzicion, nė tė cilat lypset organizimi i kaosit tė brendshėm dhe transformimi i njė gjendje jo stabile, drejt stabilitetit shumėdimensional.
Njė ndėr fjalėt mė shpesh qė pėrmendet nė diskursin pėrditshėm politikė, tė Prishtinės zyrtare, herė me dije e herė pa tė, mbase, herė vetėdijshėm e mė shumė pa tė, mbetet fjala integrime, e cila, ēuditėrisht ėshtė bėrė njė metaforė komplekse, e cila mban ēelėsin e ardhmėrisė sė lumtur shqiptare. Prandaj kjo metaforė ėshtė ba komplekse pėr tu deshifruar dhe interpretuar, e sidomos pėr qindra mijėra shqiptarė qė jetojnė nė pritje tė jetėsimit tė kėtij synimi. Zaten, integrimet nuk janė vetėm pjesė e diskursit politikė. Ēka ėshtė e vėrteta, ato janė bėrė pjesė e diskursit tė pėrgjithshėm shoqėror, mbi tė cilat synime dhe projektime, frymon shumėēka dhe mbi tė cilat, do tė thoshim, pa hamendje, mbėshtetėn dhe janė varur, mijėra shpresa.
Zakonisht kur pėrmenden integrimet, gjithė shqiptarėve dhe grupeve tjera etnike nė Kosovė, mendja ju shkon te integrimet europiane, pastaj ato transatlantike. Nė tė vėrtetė, nėse ndjekim kėtė filozofi politike nė Kosovė, empirikisht, vėrejmė se shenjat e para u bashkėartikuluan paralel me kėrkesat fundamentale pėr liri, pavarėsi, demokraci dhe shtet. Pra, qysh kur u artikuluan qartėsisht kėrkesat e Kosovės pėr shtet, nė fillimvitet e 90-ta, integrimet ishin pjesė e diskursit dhe programit politikė tė asaj kohe. Madje, nė kėtė synim ėshtė punuar shumė dhe nė shumė dimensione. Nė kėtė linjė, lideri historik i Kosovės, Ibrahim Rugova, bėri kthesat mė tė rėndėsishme, mė qenėsore, duke e perceptuar kėtė fenomen, jo vetėm si dimension politikė, por edhe etikė, e mė shumė, edhe si dimension kulturor. Prandaj, ai u dha shpirt, frymė integruese dhe paqėsore, angazhimeve tė tija gjigante. Kėshtu konsolidoi vetėdijshėm rrugėn mė tė mirė pėr integrime, i bindur se "Europa para se tė jetė Aleancė ushtarake apo entitet ekonomik, duhet tė jetė bashkėsi kulturore nė kuptimin mė tė lartė tė kėsaj fjale"- Robert Schuman. Nė synimet e tija etike, politike dhe kulturore, Ibrahim Rugova ndėrtoi shenjat e veēanta politike, tė cilat atėbotė ndėrkomunikonin fuqishėm me qytetėrimin perėndimore, jo vetėm nė planin politikė, por edhe nė atė shpirtėror, duke i vėnė kėshtu shqiptarėt (Kosovėn) nė pozita tė barabarta me popujt tjerė qė kanė konstituar civilizimin perėndimor. Madje, po ti bėhej njė analizė thelbėsore Lėvizjes rugoviane, mund tė konkludohej se kėto shenja etiko-kulturore, ishin substrati esencial mbi tė cilėn u ndėrtua e gjithė ajo lėvizje panperėndimore ndėr shqiptarė, trashėgimia e sė cilės kishte rrėnjė tė thella nė Ilirinė e lashtė, Dardaninė antike, duke pasur pėr shembull heroin Gjergj Kastriotin, shkrimtarin, priftin dhe veprimtarinė Pjetėr Bogdanin, dijetarėt dhe shkrimtarėt e shumtė tė Rilindjes dhe viteve tė 30-ta, pastaj Nėnė Terezėn, e shumė figura tjera, me tė cilat u identifikuan shenjat dhe kodet etiko-kulturore qė konsolidonin dhe pėrshpejtonin proceset e pėrgjithshme. Mbi kėtė trashėgimi tė pasur historike, u sendėrtua njė korpus i gjerė i angazhimeve integruese, qė patėn suksese tė jashtėzakonshme nė atėkohė, me sjelljen e botės perėndimore nė Kosovė.
Kosova e pavarur, me njė prezencė tė fuqishme ndėrkombėtare dhe me institucione nė formim e sipėr, vazhdon rrugėtimet drejt perėndimit, mirėpo me ēalime tė shumta, pjesė e njė tranzicioni tė stėrmundimshėm. Nė kėtė linjė, bėhen pėrpjekje tė shumėfishta pėr tė unifikuar legjislaturėn konform standardeve tė kėrkuara europiane, punohet pėr zhvillim ekonomik, sipas parametrave tė pranuar, mirėpo, mungon diēka substanciale, mungon shpirti dhe kreativiteti i modelit europian, ai qė i paraprinė politikat dhe jo qė i ndjek ato. Dhe kjo ndodh, sepse integrimet ēalojnė nė esencėn e tyre, madje shpeshherė kanė edhe shenja dualiste, gjė qė konoton specifikisht keq nė kontekstin shqiptar. Prandaj e shoh tejet tė rėndėsishėm, vendimin e qeverisė sė Kosovės pėr tė formuar Ministrinė e Integrimeve. Mirėpo, kjo ministri nė asnjė formė nuk duhet tė ndėrtohet ashtu siē ėshtė bėrė traditė tė ndėrtohen institucionet tona, me nepotizėm, klane e struktura mediokre. Pėr tė qenė njė hallkė e fuqishme qė lėvizė motorin e integrimeve, kjo ministri duhet tė ofroi ajkėn e qytetarisė, atė qė mund tė krijoi opinion europian nė Kosovė. Kėshtu i ndihmohet mė sė shumti Kosovės.
Ajo ēfarė tashmė i duhet vendit tonė, kur sfidat janė tė shumėfishta, ėshtė shmangia e demagogjive politike. Kjo domethėnė qė tė shmangen elozhet pėr perėndimin dhe tė fillojmė tė jetojmė si perėndimi, tė frymėzohemi nga vlerat e mirėfillta tė kėtij korpusi tė pafund vlerash dhe ti bėjmė ato pjesė tė jetės sonė tė pėrditshme dhe nė ēdo segment, sepse duke i jetėsuar ato, nė futemi vetvetiu ne Europė, pa pasur nevojė pėr retorika dhe politika tė mundimshme. Nė kėtė formė, mė sė miri, "Europa bėhet atdheu i vlerave tona tė pėrbashkėta- siē shkruan Vaclav Havel
Pėr ta kuptuar se ku janė dallimet dhe tė pėrbashkėt e kėtij procesi, duhet njė vetėdijesim i shumanshėm dhe njė zgjim kombėtar. Sė pari duhet tė ndėrtojmė liri personale, e cila sjell demokraci tė shėndoshė, rezultatet e sė cilės janė institucionet e fuqishme dhe efektet e tyre, mirėqenia shoqėrore, qė nėnkupton sendėrtimin e synimeve pėr integrime.
Parimet e punės perėndimore janė solidariteti, liria dhe demokracia, si shtylla qė kultivohen nėpėrmjet dialogut. Ku nuk ka dialog tė hapur, aty ka pėrmbysje tė vlerave demokratike, ka pėrēudnime kulturor dhe kėsisoj degradime tė pėrgjithshme qė karakterizohen me situata jo stabile.
Prandaj, qė tė mos vonohemi nė histori, siē thoshte Faik Konica, duhet tė veprojmė energjikisht nė pėrmirėsimin e kėsaj gjendje. Nė kėtė ēėshtje me rėndėsi tė dorės sė parė, Ministria e Integrimeve kishte me ndihmuar shumė.
|
|
|