|
|
Premtimi i realizuar
Parantezė 20-vjetorit tė pajtimit tė gjaqeve
Shkruan: Skėnder Berisha
Tė flasėsh pėr ngjarjet e para gati tri decenieve, duhet tė keshė shtysė tė fuqishme morale. Shtysė qė vjen si borxh moral qė brenda kėtyre viteve tė fundit nuk ėshtė pasqyruar nė dimensionin e vet tė plotė, personaliteti, gjerėsia dhe thellėsia e dėshmorit tė kombit Xhemajl Fetahaj.
Ngjarjet personale qė mė vonė do tė bėhen historike, mbase domosdo nuk mėtojnė tė jenė paraqitje e plotė apo gjithėpėrfshirėse, por plotėsojnė mozaikun e fragmentarizuar nga individėt e veēantė duke thurur historinė e re mbi pėrjetimet personale. Kėsaj historie time personale, nuk synoj ti vė pikė por as ta lė nė harresė.
Tema e pajtimit tė gjaqeve sa e dhimbshme aq edhe krenare, qė pritet tė kremtohet sivjet duke kujtuar njėzetvjetorin e organizimit, mė nxiti tė them tė vėrtetėn e pėrjetimit nga shkėndija e parė e kėsaj ideje. Pėrjetime qė ngjallin krenari tė veēantė tek unė sepse isha dėshmitar, jo vetėm unė, i njė premtimi gjigand, kopernikan pėr kohėn.
Njė premtim qė Xhemajl Fetahaj- dėshmor i kombit, e dha nė Burgun e e Qarkut nė Pejė, mė 1983. Me realizimin e kėtij premtimi Kosova do tė shėronte plagėn e vet gjysmėshekullore pėr tė rilindur forcat e veta drejt fitores sė madhe, ēlirimit pėrfundimtar tė saj. Sepse, sipas Xhemės, pajtimi i gjaqeve, shėnonte rreshtimin e fundit para pėrballjes sė madhe me serbin dhe veglat e tyre.
Me Xhemajl Metėn pata fatin tė jem nė njė dhomė burgu pėr rreth 19 (nėnėmbėdhjetė) muaj. Xhema, pas kaq vitesh, nė mendjen time mbetet po ai i ditės sė parė tė takimit. I sinqertė, i drejtė, i vendosur dhe trim i pashoq.
Vepra pėr tė cilėn ishte nė burg Xhema me shokė ishte e ngjashme me veprat tjera kundėrrevolucionare tė grupeve ilegale tė asaj kohe. Dallonte kokėfortėsia e anėtarėve tė kėtij grupi ilegal, dimensioni i paraqitjes sė parullave tejet tė mėdha, tė papara deri atėherė nė Kosovė- parulla me gjatėsi mbi njėqind e dyqind metra, vendosja e parullave nė largpėrēes tė rrymės qė policisė serbe i shkaktonin kokėēarje pėr heqjen e tyre.
Xhema pėrfaqėsonte dhe jetonte pėrvojėn stėrgjyshore tė rezistencės ndaj armikut shekullor, nga fillet e ardhjes sė rajės nė Rrafshin e Dukagjinit, jetonte traditėn mė tė pastėr e mė pėrfaqėsuese tė shqiptarit tė shtypur ndėr shekuj tė gatshėm tė sakrifkihohej pėr tė drejtėn duke mos kursyer asnjėherė as jetėn e vet.
Shkurt, tiparet e Xhemės ishin mostėr e dinjitetit, urtėsisė dhe vendosmėrisė nacionale.
Nė burg erdhi i mėsuar, bartte barrėn e pėrvojės mė tė shkėlqyer tė njė pjesėtari tė familjes sė nderuar Fetahaj nė Dukagjin e mė gjerė. Leximin e kishte pasion, mėsonte italisht dhe mes tjerash praktikonim vallėzimin e kohėpaskohshėm qė na mėsonte shoku ynė i idealit Enver Avdiaj i Sinesė. Nė dhomė kishim shumė shokė nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės, si Fatmir Grajēevcin, Sheremet Pantinėn, Hysen Kryeziun, Hasan Bushatin, Afrim Dedėn, Haxhi Haxhiun, Milazim Mavraj, Hazir Lulajn, Xhafer Mulliqin, Dibran Rexhen e shumė shokė tjerė.
Xhema debatonte me vrull me mostrat dhe pėrvojat mė tė mira tė traditės kombėtare, tė djalit tė rritur nė odėn e Fetahajve, duke shtuar aftėsitė personale origjinale tė kapjes sė esencave, veprimeve tė aparatit shtetėror serbomadh kundėr popullit shqiptar por edhe hapjen e strategjisė dhe veprimeve tona kundėr armikut jugosllav. I njihte mirė veprimet dhe mbetjeve tė Reformės agrare, Luftės sė Dytė, aksionit tė grumbullimit tė armve, shpėrnguljes nė Turqi, favoreve por edhe dėmeve qė u solli shqiptarėve 1968, 1974 dhe shpėrthimi i 1981. Xhema, me njė fjalė, bartte nė shpirtin dhe mendjen e tij barrėn e rėndė tė vuajtjeve tė popullit tonė me shekuj. Bartte me vete poashtu optimizmin e rezistencės tonė, fuqisė tonė morale dhe dinjitetin kombtar ndėr shekuj. Nė zymtėsinė e ditėve tė burgut nė ndihmė na vinte debati pėr mėnyren e realizimit tė idealit kombėtar pėr ēlirim, historitė e ēlirimit tė kombeve tjera por edhe epika e legjenda e Oso Kukės, Zhuj Selmanit, Ahmet Delisė, Selman Kadrisė dhe kėngėt e paharruara tė Dervish Shaqės.
Nė vlugun e pėrballjes me ideologjinė ekzistuese titiste tė viteve 80, Xhema nė burg diskutonte dhe shkėlqente me rrugėt mė tė lehta tė gjetjes sė zgjidhjeve tė caktuara, me urtėsi, sinqeritet dhe drejtėsi.
Duke qenė dėshmitar tė ngatėrresave tė pafund qė pushteti organizonte nė kurriz tė popullit tonė, duke u dergjur burgjeve qindra e mijėra shqiptarė, duke ndėrprerė ēdo zhvillim familjar nė njėren anė dhe duke shtuar hasmėrinė nė anėn tjetėr mes familjeve shqiptare, Xhema shihte rrezik armiqėsitė e ushqyera me decenie mes familjeve tradicionale. Rrezik, thoshte Xhema, nė veēanti janė ngatėrresat mes familjeve tė mėdha qė duhej tė merreshin me veten nė vend se tė edukonin gjenerata nė universitete, shkollimin e vajzave dhe ngritjen e cilėsisė sė jetės.
Kėto armiqėsi Xhema i shihte si pengesė pėr unitetin e popullit tonė qė ti rezistojmė serbve mė fuqishėm. Madje, kėto ngatėrresa i shihte si sukses tė pushtetit serb pėr tė na mbajtur mė gjatė nėn okupim.
Nga shumėsia e venerimit tė ngecjeve dhe prapavajtjeve nė popullin tonė, njė ditė, nė pranverėn e viti 1983, Xhemajl Fetahaj, neve shokėve tė tij tė dhomės sė burgut 2 pėr 3, na tha:
Unė nuk kam me i thanė vetės Xhemajl Fetahaj po si pajtova Buqollėt. Puna e parė qė kam me ba mbas burgut, Buqollėt kam me i pajtue!!!
Xhema bėri gjashtė vjet burg. Kur Xhemajl Meta do tė vendoste tė bėnte diēka, do tė bėhej. Do tė bėhej sepse vizionet e tij pėr shtetin, pėr popullin dhe kombin, konceptet e tij pėr ēlirimin nga serbi i kishte tė qarta. Ai i njihte edhe mundėsitė. Dashuria e tij pėr popullin dhe kombin ishte e pakufishme, e pamatshme dhe papėrshkrueshme.
Pajtimi si fenomen ishte i njohur nė popullin tonė, fundja nė prag tė ēdo lufte tė madhe ka ngjarė islihati, pajtimi i pėrgjithshėm dhe ngjanin Verrat e Llukės qė ishte kujtesė e mirė e Dukagjinit dhe krejt kombit.
Xhema nuk e kishte thėnė kėtė premtim si ndonjė shpikje tė re, por i shtyrė nga dashuria pėr bashkėfshatarėt e popullin e vet qė nga puna dhe kamja ishin kthyer nė shtėpi tė mbyllura. Xhema kishte dhėnė njė premtim: Duhet patjetėr ta ndalim vėllavrasjen. Kjo mbase do tė ishte barra e vazhdueshme e Xhemės ngase nė Burgun e Pejės, vuante denimin edhe pjesėtari i Buēollve tė Raushiqit, tė cilin e shihnim shpesh, tė implikuar nė tragjedi.
Historia do ta tregoj mė vonė se Familja e parė e pajtuar qė nė nismėn e Pajtimit tė gjaqeve nė Dukagjin, ishte familja Buqolli nė Raushiq.
Xhemajl Fetahajt ishte i bindur se populli ynė nuk guxon tė shterroj energji kundėr njėri tjetrit, sepse pėrballė kemi hasmin me gjithė makinerinė vrastare.
Pėr Pajtimin historik tė gjaqeve tė viteve 90, tė gjithė qytetarėt e vendit tonė dhanė kontribut. Familjarėt e tragjedive falėn gjakun dhe mbyllen hasmėritė, dikush dha vizionin e lotin, dikush veprimin e financimin, dikush aktin burrėror tė sakrificės si dhe armata e mijėra intelektualėve dhe patriotėve tė pėrkushtuar tė shuajnė hasmėrinė mes popullit tonė. Pa dyshim se kjo lavdi i takon gjithė popullit. Duke pėrjashtuar aparatēikėt e sistemit.
Verrat e Llukės, nuk mund ti imagjinoj ndaras nga vizioni i Deshmori i kombit, Xhemajl Metė Fetahaj dhe premtimin e tij tė dhėnė nė Burgun e Qarkut nė Pejė, mė 1983, pėr pajtimin e parė, pėr Buqollėt e Raushiqit.
Le tė jetė kjo kujtesė pėr Xhemėn, kontributin e tij pėr pajtimin e gjaqeve dhe dashurinė pėr njėri tjetrin.
Xhemajli, dėshmor i kombit, sot pushon nė varret e Koshares, bashkė me shokėt dėshmorė tė ushtrisė sė lavdishme tė UĒK-sė, si dėshmitar se mbyllja e hasmėrive ėshtė shteg pėr bashkim. Bashkimi solli lirinė e vendit tonė, bashkimi do tė na shpie, edhe mė tej, nė gjirin e kombeve tė pėrparuara.
Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr birin e denjė tė kombit shqiptar, Xhemajl Fetahaj.
21.4.2010.
|
|
|