Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Shtetndėrtimi apo State Building - leksione dhe krahasime

Shkruan; Burim Breznica Shteti apo elemente tė tij si njė institucion i vjetėr njerėzor nė formė tė shoqėrive tė vjetra bujqėsore kanė ekzistuar p.sh. nė Mesopotami para 6000 vjetėsh. Nė Evropė, shteti modern me krijimin e armatave tė fuqishme, pastaj autoriteteve tatimore dhe byrokracive tė centralizuara qė kanė ushtruar sovranitet mbi territore tė caktuara ėshtė shumė mė i vonshėm, diku para 400-500 vitesh dhe kjo me konsolidimin e monarkive franceze, suedeze dhe spanjolle. Ngritja e kėtyre shteteve dhe aftėsia e tyre pėr tė ofruar siguri, rregull, rend dhe ligj dhe tė drejtat pronėsore janė faktorėt qė kanė mundėsuar ngritjen moderne ekonomike nė botė (Francis Fukuyama, State Building, Governance and World Order in the 21st Century, Cornell University Press, 2005). Ndėrtimi i shteteve ėshtė me fjalė tė tjera krijimi i institucioneve tė reja tė Qeverisė dhe forcimi i atyre ekzistuese. Detyrė e shteteve dhe politikave moderne ėshtė tė ushtroj sovranitetin nė njė territor dhe ta kontrolloj fuqinė e shtetit, tė udhėhiqet nga pėrfaqėsues tė zgjedhur dhe legjitim, t’ju shėrbej qytetarėve tė vet, dhe tė siguroj sundimin e ligjit dhe liritė e tė drejtat njerėzore pa dallime, pėrvec tjerash. Fundi i Luftės sė Ftohtė ka “sjellur” disa shtete tė dobėta dhe tė dėshtuara qė nga Kaukazi, Ballkani, Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Azia Jugore, Afrika. Kollapsi i shteteve apo dobėsitė e tyre patėn krijuar katastrofa humanitare nė Somali, Haiti, Kamboxha, Kosovė, Bosnjė dhe Timor Lindor sipas Fukuyamės ( e njėjta reference si mė lart). Shtetet me dobėsi organizative-strukturore kanė institucione dhe qeverisje tė dobėt, pastaj pengesa serioze politike pėr reforma publike dhe ekonomike si dhe pengesa pėr zhvillim institucional dhe ekonomik. Nė disa raste nuk janė vetėm dobėsitė nacionale, por edhe raporti apo konflikti mes njė shteti Sovran dhe donatorėve ndėrkombėtar, tė pėrfaqėsuar nga donatorėt bilateral dhe multilateral apo edhe OJQ-tė dhe kompanitė multinacionale, me pėrjashtime. Nė raste tė tilla, problemet e reformave institucionale mbeten substanciale. Shumica e kėtyre problemeve janė ato qė ekzistojnė nė anėn e donatorėve dhe stimuluesit apo nxitėsit pėr tė prodhuar rezultate tė matshme afatshkurtra me asistencėn e tyre sesa duke pritur zhvillimin dhe reformat afatgjate institucionale. Nė disa vende tė pazhvilluara apo nė zhvillim, qeveritė jokompetente, tė dobėta, gjysmėfunksionale janė shkaktar i problemeve tė mėdha pėr njė vend por edhe faktorėt ndėrkombėtar, dhe si shembuj konkret pėrmenden Sudani, Kamboxha, Somalia, Bosnja, Iraku etj.,gjithnjė sipas Fukuyamės. Nė shtetet nė zhvillim, qeveritė e dobėta, jokompetente apo me administrim tė kufizuar janė burim i shumė vėshtirėsive dhe problemeve tė pazgjidhura pėr qytetarėt e vet. P.sh. sėmundja e Sidės godet mė shumė vendet e Afrikės pėr shkak tė mungesės sė barnave antiretrovirale dhe mungesės sė resurseve gjersa kjo sėmundje dhe kėto barna si dhe resurset e pėrgjithshme gjenden mė lehtė nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe kjo sėmundje trajtohet nė mėnyrė mė efektive. Trajtimi efektiv kėrkon infrastrukturė tė fuqishme publike shėndetėsore, edukim publik dhe dhe njohuri tė epidemiologjisė nė rajone specifike, gjė qė nė shumicėn e vendeve nė zhvillim janė tė kufizuara. Kush janė shtete tė fuqishme? Shtete tė fuqishme nė kuptimin e zbatimit tė ligjit, fuqisė ushtarake, ndikimit global dhe rajonal, ekonomisė etj. janė SHBA-tė, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia etj. Shtete tė forta nė kuptimin ekonomik dhe tė ardhurave kombėtare, ne cilėsinė e edukimit, mirėqenies, shėndetėsisė dhe ofrimit tė shėrbimeve ndaj qytetarėve, medies sė lire dhe tė pavarur, barazisė gjinore, tė drejtave dhe beneficioneve qytetare etj. janė vendet Nordike (Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda minus Islanda pėr shkak tė krizės sė fundit ekonomike), Kanadaja, Zvicra, Hollanda, Luksemburgu, Anglia, SHBA, Gjermania, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe tė tjera. Kuptohet qė kėto statistika janė variabile dhe varen nga faktorė tė ndryshėm. Kush janė shtete tė dobėta e kush gjysmėfunksionale nė botė? Shtete tė dobėta me karakteristika tė dobėsive institucionale pastaj shkallės sė lartė tė krimeve, korrupsionit, pasigurisė dhe jostabilitetit etj. qė pėrmend profesori Fukuyama janė p.sh.: Somalia, Sudani, Zimbabve, Afganistani, Burundi, Republika Demokratike e Kongos, Kamboxha etj. Egjipti ėshtė njė shtet qė ka aparat efikas tė sigurimit dhe policisė gjersa ka dobėsi tė mėdha nė procesimin e aplikacioneve pėr viza dhe dhėnien e licencave bizneseve, gjersa Meksika dhe Argjentina kanė sisteme bankare solide por janė joefikase nė kontrollimin e politikave fiskale dhe ofrimin e shėrbimeve tė mira nė shėndetėsi dhe edukim. Peru ka disa kapacitete administrative tė mira por regjistrimi i bizneseve tė vogla merr kohė rreth 10 muaj gjersa e njėjta procedure nė SHBA ose Kanada zgjat 2-3 ditė, sipas Fukuyamės. Sigurisht se kėto fakte, statistika dhe krahasime mund tė ndryshojnė me kohė dhe nuk janė fikse por nė bazė tė references dhe librit tė lartpėrmendur dhe studimeve tė tjera. Disa nga dobėsitė kryesore qė njė administratė publike mund tė ketė sipas studimeve nė kėtė fushė (Christensen, Laegrid, “Organisationsteori for Offentlig sektor”, Forfattarna och Universitetsforlaget, 2005 si dhe Premfors, Ehn, Halden, “Demokrati och Byrakrati”, Forfattarna och Studentlitteratur, 2003) janė: joefikasiteti, teprica me punonjės, diciplina e dobėt, trajnime tė dobėta, vlerėsimi dhe angazhimi joefektiv i punonjėsve, zgjedhja e punonjėsve jo nė bazė tė meritave por preferencave politike, rajonale, partiake apo personale, ndikimet politike, ligjet jo tė mira, mungesa e dhėnies sė llogarisė, komunikimi jo i duhur, mungesa e koordinimit dhe tė tjera. Ndėrsa institucione tė mira, sipas profesorit amerikan, janė ato qė janė efikase, tė pėrgjegjshme, transparente dhe ju shėrbejnė qytetarėve. Nė shtetet demokratike sistemi ligjor ėshtė i fortė dhe i pavarur dhe ata qė shkelin ligjet dhe keqpėrdorojnė dėnohen, ndėshkimi i joefikasitetit ndodh poashtu edhe nėpėrmes votimit nė zgjedhje nga qytetarėt. Vendet demokratike dhe tė zhvilluara kryesisht kanė administrate publike profesionale dhe kompetente, menaxhment tė aftė, llogaridhėnie dhe transparencė pėrveē resurseve materiale, traditave shumėvjeēare, transferimit tė dijeve dhe pėrvojave dhe faktorėve tjerė. Institucionet dhe organizatat mė efikase sipas profesorit Fukuyama janė ato qė kanė strategji dhe programe tė mira dhe qė udhėhiqen nga liderė/zyrtarė tė aftė, tė shkolluar, me pėrvojė, konfidencial, komunikativ dhe qė nuk kanė kufizime apo ndikime byrokratike dhe kontroll tė panevojshėm, pėrveē tjerash. Disa nga arritjet dhe sfidat e shtetit tė Kosovės pas Pavarėsisė Disa nga tė arriturat e rėndėsishme tė Kosovės qė nga Pavarėsia janė: Kushtetuta moderne e bazuar nė planin e Ahtisarit, krijimi i MFSK dhe MPJ-sė, pastaj Agjencisė sė Inteligjencės dhe Ministrisė pėr Integrime Evropiane, hapja e mbi 20 ambasadave dhe misioneve konsullore jashtė vendit, anėtarėsimi nė FMN dhe Bankėn Botėrore , njohja nga shumica e vendeve tė fuqishme tė botės dhe fqinjtė e pare (me njė pėrjashtim), marrėdhėniet speciale me SHBA-tė, hyrja nė marrėdhėnie bilaterale me vende tė BE-sė dhe me shumė shtete tė tjera janė arritje dhe dėshmi tė qarta tė konsolidimit tė shtetit tė Kosovės. Nė anėn tjetėr disa nga sfidat me tė cilat ballafaqohet Kosova, janė: integrimi i plotė i veriut, rritja e numrit tė njohjeve, anėtarėsimi nė mė shumė organizata ndėrkombėtare politike-ekonomike/tjera, pastaj anėtarėsimi nė BE dhe NATO dhe liberalizimi i vizave, bashkėpunimi mė i mirė rajonal, zhvilimi ekonomik dhe ulja e papunėsisė, mediet e lira dhe tė pavarura, sundimi i ligjit dhe qeverisja me efikase , forcimi i institucioneve dhe kapaciteteve menaxhuese, ngritja e nivelit tė arsimit dhe tė tjera. Disa nga kėto arritje dhe sfida pėrmenden edhe nga studjuesja suedeze ,Jessica Almqvist, nė studimin e saj shkencor: “The Politics of Recognition, Kosovo and International Law, nga Spanish Center for Political and Constitutional Studies, 2009”, ku ajo “thekson se shumica e vendeve qė kanė njohur Republikėn e Kosovės i janė referuar paqes dhe stabilitetit rajonal, ligjit ndėrkombėtar, pastaj se nė Kosovė janė bėrė krime dhe spastrim etnik dhe se Kosova pėrbėn njė rast sui generis, nė mes tjerash”. Disa nga pėrfundimet dhe mėsimet qė mund tė nxirren nga Shtetndėrtimi apo “State Building” i profesorit Fukuyama. Pėrfundimi kryesor qė mund tė nxjerrim nga profesori amerikan ėshtė forcimi i institucioneve shtetėrore dhe qeverisjes nė vend si dhe i shtetit ligjor e demokratik. Tjetėr mėsim me rėndėsi ėshtė marrja e pėrgjegjėsive nacionale dhe koordinimi edhe mė i mirė me faktorin ndėrkombėtar sikurse edhe marrja e pėrvojave dhe ekspertizes nga vendet e zhvilluara duke ia pėrshtatur specifikave nacionale. Forcimi i kapaciteteve intelektuale dhe i arsimit tė vendit, ėshtė tjetri mėsim, nė mėnyrė qė tė sigurohen kuadrot kompetente qė do tė udhėheqin me shtetin nė tė ardhmen dhe tė tjera. Pėr mendimin tim personal, Kosova bėn pjesė nė kuadėr tė shteteve nė konsolidim e sipėr tė institucioneve tė saj pas Pavarėsisė dhe pėrkundėr arritjeve tė mėdha deri mė tani, siē u pėrmendėn mė lart, mbeten edhe sfida serioze nė rrugėn pėrpara por qė mund tė tejkalohen me angazhim dhe pėrkushtim serioz tė institucioneve tė vendit si dhe tė qytetarėve tė saj por edhe tė asistencės sė miqve ndėrkombėtarė. (Autori ka specializuar nė Administrim Publik nė Univerzitetin e Stokholmit) E-mail: Burim_Breznica@yahoo.com
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks