Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Kriza e demokracisė

Shkruan: Ndue Ukaj Shoqėria shqiptare, nėpėr mbarė hapėsirat ku jeton, edhe nė dekadėn e dytė tė shek XXI ėshtė gdhirė me ankthin e pasigurisė, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivėn e tmerrshme dhe vizionet e cunguara. Pėr mė tepėr, shoqėria shqiptare edhe nė kėtė vit, numėron me ankth regjistrin e pafundmė tė problemeve, tė cilat, sipas gjitha parashikimeve, s’do marrin edhe pėr njė kohė tė gjatė. Pa drita, pa punė, me infrastrukturė shkatėrrues, pa pėrkujdesje shėndetėsore, me korrupsion tė madh, me qeveri mediokre, etj. ėshtė fizionomia e jetės shqiptare. Kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuhėn mė tė thjeshtė, ka vetėm njė adresė: politikėn, atė e cila, siē thoshte dijetari Faik Konica shkatėrroi Shqipėrinė (lexo shqiptarėt). Derisa pėrcjellim zhvillimet politikė nėpėr hapėsirat shqiptare, s’kemi sesi tė mos gjėmojmė me tė njėjtat klithma, sikur At Gjergj Fishta: Zot ruaje Shqypnin nga Shqyptaret. S’do mend se kriza e pėrgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi qė po ndodhin kudo, i ka kundėrshtarėt e vet, pikėrisht ata tė cilėt janė tė thirrur tė krijojnė zgjedhje mė optimale, tek politika e politikanėt. Nė tė kaluarėn, kemi pasur adresa (mbase shpeshherė tė shpikura) ku t’i hidhnim fajet pėr moszhvillimin tonė, ndėrsa sot, krijojmė alibi tė gjithfarshme, ndėrsa shkaktarėt real tė kėsaj gjendje bizare, i kemi brenda. Nė gjithė kėtė amulli e paperspektivė, kundėrshtarėt e brendshėm, tė cilėt bluajnė kombin dhe frenojnė pėrparimin, janė ata qė kanė marr pėrsipėr drejtimin e tij: politikanėt, por, duke mos pėrjashtuar nė kėtė rast as elitat tona, akademitė, mediat, tė cilat shpeshherė janė treguar dhe tregohen konformiste dhe heshtin para kėtij stagnim e degradim. Demokracia, sistemi politikė qė po mėtojmė tė ndėrtojmė, nuk ka asnjė armik mė tė madh se partitė politike, ato organizata tė cilat janė krijuar dhe kanė mision avancimin e demokracisė. Duke parė pafytyrėsinė e klasės politike, sikurse nė Prishtinė po ashtu edhe nė Tiranė, ka pak, ose thėnė troē aspak shpresa, se kombi ynė ėshtė gati tė pėrmbyll kapitullin e stėrvėshtirė tė kėtij tranzicioni tė lodhshėm; tranzicion ky, i cili nė dimensionet shqiptare ka marrė trajta ēoroditėse. Dhe si i tillė, ky tranzicion ka arritur nė pėrmasa trishtuese, duke e pėrēudnuar shoqėrinė tonė, deri nė shkallmim- nga pasojat e sė cilės gjendje, vėshtirė do mėkėmbemi shpejt. Kėndej pari, porta drejtė rrugės sė lartėsimit dhe zhvillimit tė kėnaqshėm, duket ende tė jetė e mbyllur, nga prangat e politikės. Nė njė shoqėri, ku manipulimi nė emėr tė kombit, punėve tė shtetit, ėshtė mė se normal, madje njė lloj normė qė tė mvesh me pushtet; nė njė shoqėri ku mediokriteti dhe injoranca dominon punėt e konsolidimit tė vendit; nė njė shoqėri ku dėshira pėr lavdi dhe vetėkėnaqėsia janė tipar dalluese e mbisunduese; nė njė shoqėri ku sistemi i vlerave ėshtė pėrmbysur, vėshtirė tė shihet epilogu i procesit tė tranzicionit, sepse institucionalizimi i kėtyre veseve e sėmundjeve shoqėrore, ka ndėrtuar njė digė, e cila po pengon ēdo alternativė pėrparimtare. Pėr tė sforcuar kėtė ide, flasin tensionet absurde, sikundėr nė politikėn e Tiranės zyrtare, mes pozitės dhe opozitės, po ashtu zhvillimet aspak demokratike nė partitė mė tė madhe tė Kosovės dhe qeverinė e degraduar dhe tė komprimituar, aq sa nuk shkon mė shumė. Ne kemi shumė mangėsi si komb, por, ajo qė predominon dhe ėshtė kryesėmundja e kombit tonė, akoma vazhdon tė mbetet mos aftėsia pėr t’u bashkuar rreth koncepti tė sė mirave tė pėrbashkėta, postulati themelor mbi cilėn ėshtė ngritur dhe qėndron qytetėrimit perėndimor, vlerat dhe sistemi i tėrėsishėm perėndimor. Nė dimensionet tona shoqėrore, kultura e tė mirave tė pėrbashkėta, nuk ekziston. Mė shumė se pėr ēdo gjė, shoqėria jonė ka nevojė emergjente pėr edukim tė mirėfilltė; edukim nė frymė perėndimore, edukim pėr tė mirat e pėrbashkėta e pėr interesat e pėrbashkėta. Ky edukim, duhet tė formėsoi kulturėn e vlerave tė pėrbashkėta, e interesave tė pėrbashkėta, pėr t’u manifestuar pastaj kjo ne veprime konkrete, qė kanė pėr qėllim, synimet e pėrbashkėta. Duke u pasuruar mė kėso ide e ideale, atėherė edhe objektivat tona realizohen mė lehtė. Shoqėria jonė ka nevojė pėr edukim shumėplanėsh, emancipim tė pėrgjithshėm e transformime esenciale, si kushte themelore pėr t’u lartėsuar si komb, pėr tė tejkaluar kėtė tranzicion tė stėrlodhshėm dhe kėtė gjendje degraduese. Nė tė vėrtetė, nė korpusin e sfidave tė shumta, kjo ėshtė sfida mė e rėnd, me tejkalimin e sė cilės, gjitha segmentet me rėndėsi kombėtare do tė kėndellėn dhe do tė lartėsohemi drejtė vlerave tė pėrbashkėta e qėllimeve pozitive. Nė kėtė mėnyrė, edhe do tė shmanget shpirtngushtėsia qė ka mbėrthyer tė ashtuquajturat elita tona politike, kulturore, mediale, etj. Por, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, do tė shmangemi nga kultura e mbrapsht e vetėkėnaqėsisė dhe lavdisė, dy koomponente, tė cilat po na rėndojnė nėpėr rrugėtimet tona, si dhe po na pengojnė pėr tė gjykuar drejtė procesit dhe pozicionin tonė karshi tyre. Jeta jonė publike, organizimi i saj i shumėformshėm, nėse e analizojmė nė raporte racionale me modelet e qytetėruara, shohim se pėrfaqėson, pėr fat tė keq, modelin mė tė prapambetura tė menduarit dhe tė jetuarit nė Europė e mė gjerė. Andaj, edhe brenda organizimeve tona politike, kulturore, shoqėrore, kemi aq shumė ēudira, degradime e antivlera, aq sa gjitha sondazhet, nė vėnė nė fund tė listave, pėr tė keq. Zhvillimet e fundit politike nėpėr hapėsirat shqiptare, pėr mendimin tim, me tė drejtė na vėnė para njė sprove shumė tė rėndė, madje, pse tė mos themi, shtrojnė njė dilemė tė ankthshme: ēfarė ėshtė demokracia shqiptare? Apo, edhe pyetjen e dilemėn tjetėr, pakėz mė ekstreme: a ekziston nė botėkuptimin e njerėzve tė cilėt bėjnė politikat nė hapėsirat shqiptare, koncepti i demokracisė esenciale, apo demokracia ėshtė vetėm njė teori abstrakte, mbrapa sė cilės fshihen maskat e gjithfarshme, tė cilat mbjellin urrejtje, mos bashkėpunim, jo tolerancė? Gjithēka shohim tė ndodh nė botėn e politikės shqiptare, ka tė bėj mė gjithēka tjetėr, pėrpos me demokracinė, tė menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike. Pra, demokracia nė ambientin shqiptar, akoma mbetet fluks i jashtme, jo qenėsore, i pranuar vetėm por t’iu pėrgjigjur trendėve dhe rrethanave mė tė gjėra politike, e jo mendėsi, pėr tė krijuar alternativa, pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Tė gjithė ne qė kalojmė me ankth kėtė tranzicion tė stėrlodhshėm, nė tė cilin politika mbetet top tema e opinionit publik, kemi shpresuar, e, mbase ende kemi kuraje tė shpresojmė, nė tejkalimin e mendėsisė primitive tė bėrit politikė, drejtė ndėrtimit tė njė sistemi perėndimor, nė tė menduar e nė tė jetuar; sistem ky qė nėnkupton transformime e shndėrrime esenciale. E, tė cilat ndėrrime, pėr fatin e keq, tek ne, nė vend qė tė iniciohen nga politika, bash nga kjo bllokohen. Politika shqiptare, e futur nė rrethin vicioz tė marrjes me vetveten, nuk ka arritur tė zhvillohen, tė pasurohen, tė hapėt ndaj vlerave dhe ideve tė reja. Sot, duket se kemi ardhur tek pyetja e dilema: si tė shpėtohet demokracia shqiptare? Ky shpėtim ėshtė i vėshtirė, por jo i pamundur, ėshtė i dhimbshėm pėr momentin, por mundėsi pėr tė nesėrmen. Andaj, duhet bėrė, duhet, nė mos pėr asgjė tjetėr, pėr tė shpėtuar demokracinė shqiptare dhe kėshtu, kombin, pėrgjithėsisht. Qė e nesėrmja mos tė na gjykoi. Ėshtė thėnė dhe vazhdon tė thuhet, ky vit ėshtė i shqiptarėve. Tanimė gjendemi para sfidave e dilemave qė duket edhe njėherė na largojnė nė fazėn embrionale tė pyetjes: a ėshtė kombi ynė i pjekur tė hyj denjėsisht nė korpusin e vendeve tė lira, tė zhvilluara, demokratike e pėrparimtare, qė i quajmė: Familje Perėndimore. Gjitha parametrat e sotėm, mbase edhe parashenjat e sė ardhmes, po tregojnė njė realitet aspak shpresėdhėnės. Sė kėndejmi ky qėllim, sa vjen duket mė i vėshtirė, pėr fajin e vetėm, tė politikės. Nė mes retorikės dhe praktikės, nė vendin tonė ka nevojė pėr t’u funksionalizuar demokracia pluraliste, e cila, do tė shmangte njėmendėsinė politike, qė sjell tirani e autokraci, jo bashkėpunim- drejtė sistemit tė mirėfilltė tė koordinimit tė vlerave tė pėrbashkėta, sė kėndejmi edhe qėllimeve tė pėrbashkėta. Nė tė kundėrtėn, do tė kemi edhe njė kohė tė gjatė modelin e rremė tė demokracisė nacionaliste (instrumentalizimi me fatet dhe proceset e vendit) dhe anėn tjetėr, gjendje tė mjerė nė vend. Me sistemim e vlerave tė pėrbashkėta s’ka kompromis, ngase koncepti i interesit tė pėrbashkėt, ėshtė njėri ndėr postulatet themelore tė demokracisė dhe integrimeve euro-atlantike, ku synojmė tė integrohemi si komb. Nėse mohojmė kėtė, mohojmė dhe deformojmė demokracinė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks