Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

NGRITJA DHE KOLAPSI I TEKNOLOGJISĖ DHE LIBERAL DEMOKRACISĖ

Shkruan: Muhamet Krasniqi Njeriu e “krijoi” teknologjinė qė t’i shėrbejė atij, ndėrkaq ajo e tradhtoi, e shndėrroi nė vegėl dhe e bėri rob tė saj! Intensifikimi i inovacioneve tekniko-teknologjike nė njė tė ardhme, mbase edhe jo tė largėt, lehtė mund tė bėhet faktori relevant i revoltimit tė masave, tė cilat, tė frustuara me gjendjen kaotike, tė pabarabartė, robotizuar, denatyralizuar e dehumanizuar, pėrfundimisht do tė ngrihen t’i qėrojnė hesapet me teknologjinė e robotizuar dhe rrjedhimisht edhe me Liberal-Demokracinė, produkt i sė cilės ishte prodhimi i shfrenuar dhe fare i pa seleksionuar. Ē’lidhje mund tė ketė mes Liberal-Demokracisė dhe teknologjisė? - me tė drejtė mund tė pyesin tė gjithė ata qė nuk e kanė pasur tė njohur ndėrlidhjen e mėhershme kazuale tė tyre. Ndėrkohė antipodi i kėtyre njerėzve, me tė lexuar titullin e kėtij shkrimi mund tė ketė ngjarė se e kanė “nuhatur” edhe pėrmbajtjen e tij. Megjithatė, padyshim se ekziston njė dallim qenėsor, i natyrės shkak-pasojė, qė manifestohet me ndėrrimin e roleve, ku shkaku zė vendin e pasojės dhe anasjelltas! Ndėrsa nė shekullin XX, veēanėrisht nė fillimin e gjysmės sė dytė tė tij, Liberal-Demokracia me politikat e saj tė tregut tė lirė ia hapi rrugėt mė shumė se qė duhej kompanive e korporatave tekniko-teknologjike, qė tė prodhojnė pa reshtur, e pothuajse pa farė kriteri e kontrolli - nė tė ardhmen domosdoshmėrisht do tė ketė ndėrrim pozicionesh. Kėto kompani me prodhimet e zbulimet e tyre enorme qė po i plasojnė nė treg, do tė ndikojnė nė mėnyrė indirekte tė sfidohet dhe pėrfundimisht tė rrėnohet sistemi Liberal-Demokrat, qė po e mundėson prodhimin e pakontrolluar tė kapitalistėve. Liberal-Demokracia po e mundėson ngritjen e vrazhdė tė teknologjisė sė robotizuar, ndėrkohė kjo e fundit kėtij sistemi gradualisht po ia pėrgatit terrenin e kolapsit. Pėr mė tepėr, nėse vazhdohet me kėtė ritėm tė zbulimeve teknologjike, pėrfundimisht bota pothuajse e tėra do tė robotizohet, veēanėrisht ajo perėndimore dhe si rezultat njeriu, si asnjėherė mė parė, do tė dehumanizohet, duke i humbur ndjenjat pėr familjen dhe shoqėrinė; Zotin e shpirtin; traditėn e kulturėn; moralin, nderin, respektin e kėshtu me radhė, derisa tė mos i mbetet asnjė vlerė e vetme. Nė njė gjendje tė tillė, kaotike shoqėrore, njerėzit do tė zhvishen edhe nga ky solidaritet i pakėt qė u ka mbetur, i cili do tė zėvendėsohet me idetė e pikėpamjet multiraciste, egocentriste, diskriminuese, shtypėse dhe, pėr mė keq se kaq, do tė mund tė fillojnė tė manifestohen nė praktikė sintagmat e njohura tė Hobsit, “Njeriu pėr njeriun ėshtė ujk” dhe “Lufta e tė gjithėve kundėr tė gjithėve”. Masat do tė rebelohen pikėrisht pėr shkak tė reduktimit tė punėtorėve dhe jetės pa shije, tė dehumanizuar. Nė kėtė kontekst, vlen tė citohet njėri prej pionierėve tė Revolucionit Borgjez Francez, mendimtari i shquar i shekullit XVIII - Zhan Zhak Ruso, i cili ishte konsekuent nė idetė e tij pėr kthimin tek natyra dhe kritikėn qė ia bėnte civilizimit. Zhvillimi i shkencės dhe i artit, pėr Rusoin, jo qė nuk i kontribuoi shoqėrisė, por, pėrkundrazi e pėrkeqėsonte gjendjen ekzistuese tė atėhershme. Qytetėrimi ėshtė johuman, iluzor, i zbrazėt dhe i dėmshėm, thoshte Ruso, dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, mendonte ai, imperativi kryesor pėr shpėtimin e shoqėrisė duhet tė jetė kthimi tek natyra, kthim i cili do tė ēlironte njeriun nga pabarazitė politike, si epėrsi qė gėzojnė disa individė mbi kurrizin e tė tjerėve. Megjithatė, idenė e Rusoit pėr kthimin tek natyra, nuk duhet ta kuptojmė ashtu siē e keqkuptonte bashkėkohėsi i tij Volteri, i cili nė letrėn qė i shkroi Rusoit, ndėr tė tjera shkruante: “leximi i librit tuaj do tė ngjallė te dikush nevojėn tė ecė me katėr kėmbė”, mbase as ashtu siē do tė mund ta kuptonte edhe vet Rusoi. Megjithatė, me kthimin tek natyra Rusoi nėnkuptonte se shoqėria e re qytetare duhet t’i ruajė disa atribute esenciale tė gjendjes natyrore. Me kėtė aludonte nė lirinė natyrore, e cila nuk mund t’i cenohet askujt, pėrveē nė rastin kur njeriu e keqpėrdor atė, si kėrcėnim pėr lirinė e tjetrit. Vetėm njė Zot e di se ē’do tė ndodhė nė tė vėrtetė, por meqė parashikimet nuk janė tė ndaluara tė bėhen, unė po i jap tė drejtėn vetes tė parashikoj tė ardhmen e historisė sė sistemeve, me shpresėn se parashikimi im nuk do tė realizohet asnjėherė, ndėrkaq realizimi i pjesshėm i kėtij parashikimi ėshtė mė mirė tė mos ndodhė fare. Pas kėtij kolapsi tė teknologjisė dhe Liberal-Demokracisė, mbase mund tė vinė nė shprehje sisteme totalitare, tė cilat askush nuk i dėshiron, por qė nė njė situatė tė tillė, njė sistem autoritativ, jo autoritar apo totalitar, ndonėse i shoqėruar me ndonjė element tė tyre - do tė bėhet i domosdoshėm. Apo thėnė mė saktė, ajo strukturė politiko-shoqėrore qė do tė jetė mė e organizuar dhe e cila e realizon njė revolucion tė tillė, tė paparė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit, do tė jetė kandidat potencial pėr udhėheqjen e atij vendi ku kolapson Teknologjia dhe Liberal-Demokracia. Qeveritė dhe kompanitė transnacionale do t’i kenė vetėm dy mundėsi pėr dalje nga kriza: ose duhet ta asgjėsojnė tėrė teknologjinė e robotizuar, si pasojė e tė cilės, ekstremisht do tė reduktohet numri i punėtorėve nė pėrgjithėsi dhe nėpunėsve administrativ, ose duhet qė t’i ofrojnė shėrbime popullit pa punuar fare, nė mėnyrė qė mos tė lejojnė qė ata tė revoltohen ndaj kompanive dhe shtetit Liberal-Demokrat, i cili me indiferencėn karshi prodhimit tė shfrenuar kapitalist, nė mėnyrė indirekte e solli sistemin nė njė gjendje tė tillė para kolapsit. Supozojmė se opsioni i dytė do tė aplikohet nga udhėheqėsit Liberal Demokrat. Nė atė rast pėrveēse jeta do tė bėhej tėrėsisht monotone, si rezultat i sė cilės mund tė shfaqet njė krizė shpirtėrore, pikėrisht pse pothuajse ēdo gjė ėshtė robotizuar pėrveē shpirtit, edhe ata pak punėtorė qė i vėnė nė funksion makinat, industritė dhe teknologjitė prodhuese robotike do ta rishikojnė statusin e tyre tė nėpunėsit apo punėdhėnėsit, tė cilėt me tė drejtė mund tė pyesin: “nėse shumica e njerėzve po jetojnė pa punuar, dhe kėtė pikėrisht si rezultat i punės tonė, pse atėherė duhet tė punojmė ne”. Ju paguheni nga kompanitė shumė mė shumė - u thotė dikush. Por ē’ju duhet paga me e lartė, kur edhe ata qė fare nuk punojnė i kryejnė tė gjitha shėrbimet e nevojshme, duke mos e pėrjashtuar edhe luksin nė raste tė caktuara, dhe kėtė krejt si rezultat i punės sė tė tjerėve. Ndėrkohė, egoja, kėtyre tė fundit, u thotė se ju nuk keni pse tė punoni pėr tė tjerėt, ashtu siē tė tjerėt nuk kanė pse tė punojnė pėr ju. Kėtė pėr faktin se nė njė situatė tė tillė, individualizmi dhe egoizmi kanė arritur nė stadin mė tė lartė tė mundshėm. Pėrfundimisht, Liberal Demokracinė nuk duhet ta kuptojmė ashtu siē janė duke e keqkuptuar vet liberal demokratėt, por ta kuptojmė ashtu siē Giovani Sartori, ndonėse jo domosdoshmėrisht e kuptonte ashtu siē njėmend duhet tė kuptohet, por tė paktėn e pohonte nė librin “Ē’ėshtė Demokracia” ashtu siē nė praktikė duhet tė manifestohet, se: “Liria kėrkon kufij, kurse shthurja ėshtė njė shfrenim qė shkatėrron lirinė”.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks