Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Poeti i Dhiatės Poetike

Shkruan: Ndue Ukaj Nė ēdo kulturė letrare, poetėt qė shkruajnė Dhiatėn poetike, mbesin emblema tė pėrjetėsuara e tė ngritura nė piedestalet mė tė lartė nacionale. Nuk ndodh shpesh qė tė shkruhet kjo Dhiatė, sepse pėr tė shkruar Atė, lypsen frymėzime tė rralla, e tė cilat zaten ju vijnė vetėm njerėzve tė zgjedhur. Ndoc Gjetaj ishte i tillė, i predestinuar pėr tė bėrė punėn e krijuesit. Ai iku, me fytyrėn e Krishtit tė mbuluar me njė dhembje hyjnore (Kolec Traboini), por e shkroi Dhiatėn e poezisė shqipe, njė shkėndijė qė do tė gjallojė pėr jetė e mote, ngase atė nuk mund ta mbuloj terri e as antipoezia, tė cilat i luftoi mjeshtėrisht. Poezia e Ndoc Gjetjes “ėshtė kurora e letėrsisė imagjinative, sepse ajo ėshtė njė mėnyrė profetike”(Harold Bloom), e cila parakoncepton jetėn e poetit, perceptimet e tij pėr botėn pėrreth tij, pėr fenomene tokėsor e qiellore, pėr dashurinė, si toposin themelor tė poezisė sė tij. Kėsisoj, ajo bėhet njė shkollė e veēantė poetike, e cila komunikon njė gjendje kulturore tė posaēme, brenda njė konteksti tė zymtė poetik nėpėr tė cilėn gjalloj poezia e tij dhe ai vetė. Nėpėr kėtė ferr, poezia e tij triumfoi, me armėt e fuqishme, qė janė metaforat e tij goditėse, dashuria e tij e pafundme dhe morali i fuqishėm. Poeti Gjetja, kėndoi me gjuhėn poetike, tė derdhur si nė bronz. Ai, materien poetike e nxori nga jeta pėrreth tij, nga pėrjetimet subjektive, tė cilat i perceptoi dhe i pėrjetoi me sensin e krijuesit, dhe i transfiguroi nė poezi, me gjuhėn e orakullit. Ai shfrytėzoi bukur traditėn e madhe e letėrsisė, pėr t’u shndėrruar nė njė promotor tė saj, nė njė poet qė vlerėsohet me vend, si simbol i poetit tė dashurisė. Prandaj, me plotė tė drejtė mund tė themi se ai pati funksionin e orakullit tė frymėzuar nė letėrsinė shqipe, edhe pse i heshtur, pa pelerinėn e dekoratave dhe pa duartrokitjet e rreme. E pra, ai ndėrtoj kurorėn poetike, vetėm me poezi tė bukura, sikur qė ėshtė poezia e antologjike “Epitaf pėr vetėn” , nė tė cilėn profetizon jetėn e tij deri nė ēastin kur mbylli sytė, humanizmin e pashembullt dhe artin e kulluar poetik: “nga vetja e tepruar nxirrte vjersha/ dhe gjithė njerėzit i quante shoke”. Ky subjekt lirikė, do tė tkurret nė jetė e poezi, pėr tė lėnė vargje emblematike nė letėrsi. Vuajta e tij, ishte predestinim pėr tė krijuar njė poezi kaq madhėshtor pėr ne, kaq humane, kaq tė bukur, si: “Dhe shkoi e hyri ne manastirin e Unit/ te shpėtonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes/...Pastaj e pėrcollėn ne banesėn e fundit/ me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhės”. Duke vazhduar traditėn e poezisė shqipe tė krijuar nga Qarku letrar dhe kulturor i Shkodrės, Ndoc Gjetja vazhdoi ta thelloj atė, me nuanca tė reja moderne, dhe bashkė me Frederik Reshpjen, pėrbėn boshtin e poezisė bashkėkohore shqipe, tė asaj poezi qė nėpėr shėmtitė letrare, kaloj e panjollė pėr nė parnasin poetik. Ndoc Gjetja, poeti qė jetoi dhe shkroi se: “Poetet jetojnė ne Qytetin e Ideve” (Qyteti i ideve), ishte njė kreshtė e madh e thurur me ide, me rravgime poetike nga mė tė ēuditshmet dhe me imagjinatė shumė tė bujshme, siē janė poetet e mėdhenj. Ai la tharmin shpirtit tė tij poetik, si testament feje, la njė poezi tė frymėzuar nga dhiata shpirtit tė tij, qė bėhet identifikim subjektiv dhe shkreptinė shkėndija dashuri, tamam si prototipi i tij Jezu Krishtit, kryqin e tė cilit e mban pėrditė ne shpine (Autoportret) dhe me tė rrugėton drejtė ne Kishėn Apostolike te Poezisė (Curriculum). Janė tė paktė ata poetė qė e fjalėn poetike e peshojnė aq shumė, pėr ta ndėrtuar tempullin e poezisė, njė aureolė poetike, qė mishėron tė bukurėn dhe tė kėndshmen, nė funksione thellėsisht etike, sikurse ėshtė poezia e Gjetjes- njė poezi e ndėrtuar nga sekuenca jete e qė bėhen shkėndija poezie. E tillė ėshtė poezia e tij e pėrjetshme; poezi qė jashtė ēdo funksioni praktikė, ka synim tė bukurėn, bėhet kurorė e sė bukurės dhe si e tillė mbetet model autentik i poezisė shqipe. Shkrimtari John Milton, pat shkruar se njė: “Njė i ditur, ėshtė si njė qiri qė ka dashurinė dhe dėshirėn, tė gjithė njerėzit t’i ndriēoi”. Kėto tipare kaq tė fisme, kaq hyjnore, kaq njerėzore, kaq tė jashtėzakonshėm, i ngėrthen poezia e Ndoc Gjetjes, e cila rrezaton ngrohtėsi, freski, dashuri, humanizėm, nė shumėtrajtėsinė e saj dhe nė shumėdimensionalitetin e saj- tė diskursit dhe tė poetikės. Ai krijoi njė poezi elitare, thellėsisht tė inspiruar, tė ndjerė e tė jetuar. Kėshtu pėrshembull, poezia e tij “Dashuria” ėshtė njė ungjill poetik, i konstruktuar me njė diskurs tė fuqishėm lirikė, nė tė cilėn, kjo ndjenjė sublime dhe superiore njerėzore, ngrihet nė lartėsitė e plotfuqishme, para sė cilės poeti dorėzohet, madje edhe atėherė kur ajo i shkakton aq shumė dhembje. Vargjet e kėsaj poezie, janė drithėrimat e shpirtit tė ekzaltuar poetik, tė njeriut tė pasionuar pafundėsisht pėr tė bukurėn, tė njeriut qė di tė dashuroj deri nė infinit. E, ketė dashuri e ngjizi nė vargje tė bukura, tė cilat tė shtangin trupin pėr fuqinė qė kanė dhe tė tronditin mendjen pėr mesazhet qė pėrēojnė: “O perėndeshė e gjithėpushtetshme/ e universit mashkull-femėr!/ Bėj ē'tė duash me veten time/ jam instrumenti yt i verbėr/ Nė jetė mė solle kaq shumė dhimbje/ dhe shqetėsime pa mbarim/ po s'jam ankuar kundėr teje/ as me gojė e as me shkrim/ Mė hidh nė zjarr, nė det, nė ferr!/ Mė hidh nė baltė, mė hidh nė hon!/ Veē tė lutem mos mė lėr.../nė atė vend ku ti mungon! “ Poezia e tij, me tiparet e saj moderne, shquhet pėr ritmet e brendshme poetike, tė cilat pėrcjellin dhembjet e subjektit lirik, si notat e njė simfonie tė pėrkryer. Poezia e tij, tingėllon si muzika e shpirtit tė dėlirė, ku lexuesi i pasionuar dhe lexuesi i kultivuar i letėrsisė, prehen me madhėshtinė e humanizmit, me artin e fuqishėm qė vihet nė funksion tė edukimit, tė moralit, tė sė bukurės, tipare kėto qė e shquajnė atė dhe e bėjnė krejtėsisht tė veēantė nė letėrsinė shqipe. Ky ėshtė poeti qė imagjinatėn e ka tė pafund dhe ajo i lundron mistereve tė poezisė, ku vetėm njė krijues i rrallė dhe me imagjinatė tė bujshme depėrton, siē del te vargjet: “Ne rendin e pafund te numrave te plote/ matematikisht, ti je me i vogli/ por, ti papritur u bere i madh/ ne saje te zerove qe te shkojnė pas” “Njėshit”). Kėto zero, simbolikisht shprehin botėn e vetmuar tė poetit, tė cilės me kohė i bashkėngjiten koret e njerėzve, lexuesit e pasionuar. Janė kėto zero, tė cilat i ngjiten poezisė sė Gjetjes, kėtij Njėshi poetik. Nė poezinė bashkėkohore shqiptare, Ndoc Gjetja nuk do tė mbahet mend si poeti qė mjeli lopėn e shterur tė patriotizmit poetik, siē do tė na thoshte Krist Maloku, nuk do tė mbahet mend si poet qė glorifikoi rrejshėm idetė e revolucionit dhe artin e masave, ai nuk e pranoi shėmtinė e kohės dhe ideologjisė, sepse ishte i formėsuar pėr tė qenė “kryeneē” me poezinė e tij tė papėrkulur: “Gjendja civile: Mbetje teknologjike e administratės shtetėrore/ se nuk diti t'u japė pėrkuljet e duhura eproreve” (Autoportret). Mirėpo, ai krijoi njė letėrsi thellėsisht tė bukur, tė inspiruar nga e bukura, pikėrisht atė lloj tė letėrsisė qė e sugjeron shkrimtari i mirėnjohur amerikan, William Faulkner, pra njė letėrsi tė bazuar te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, mėshira, sakrifica, vuajta, dramat njerėzore, etj. Kėto perceptime pėr letėrsinė, nė rrafshet universale gjallojnė nė mėnyrė harmonike, brenda tematikės sė poezisė sė Ndoc Gjetjes dhe e bėjnė atė njė poetik modeluese nė poezinė shqipe. Ai ju shmang temave patetike, artit poetik deskriptiv dhe si njė orakull me frymėzime mbitokėsore, krijoi njė poezi tė inspiruar, subjektive, njė lirikė tė pastėr, qė relacionin mes sė bukurės dhe produktit tė saj- poezisė, e vuri nė suaza tė ndjenjave dhe perceptimeve tė tij imagjinative tė pakufishme. Poezia e tij shquhet pėr forcėn e ideve, pėr universin e pafundmė tė komunikimeve qė ndėrton, me botėn e madhe tė letėrsisė, me antikitetin dhe Biblėn, kėto dy strombullara tė letėrsisė perėndimore. Dhiata biblike bėhet shėnjues i poezisė sė tij nė librin me titull, “Dhiata ime”. Ndėrsa antika vjen si evokim dhe reminishencė e kontesktualizuar, nė poezinė e tij, pėrmes poezisė sė shkėlqyer “Herakliti” dhe vargjeve jashtėzakonisht tė realizuara bukur, si nė planin tematik, gjithashtu nė atė stilistik: ”Ne moshen 70 vjec, filozofi Heraklit/pati kėrkuar ti nxjerrin syte/ -Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shokėt/ -Me pengojnė, -tha, -pėr te pare boten/ Dhe vrimat e veshėve i mbylli me dylle/ te dėgjoje zėrat e vetvetes me mire./ Dhe rrinte i ngrire me ore te tera/ duke ndjellur ne koke mendime te thella/ Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar/ ēdo send e quante "njė djalle i shėmtuar"/ Pėr te ruajtur te pastėr dashurinė, i gjori/ tere jetėn njė femėr pėr grua s'e mori./ S'kishte shtėpi dhe u thoshte te gjithėve/ -Kam lindur dhe banoj ne kokėn time”. Ashtu sikurse Dhiata qė vlerėsohet tė jetė njė libėr i veēantė nė kuadėr tė librave tė panumėrt nė rruzullin tokėsor dhe burim frymėzim pėr jete e poezie, nėpėr breza tė tėrė, si mishėrim i fjalės Hyjnore, gjithashtu, jeta e Ndoc Gjetjes ėshtė mishėrim i veēantisė njerėzore dhe poezia e tij, mishėrim i kėsaj fuqie imagjinative poetike. Prandaj, si e tillė do tė mbetet njė testament poetik i bukur i poezisė shqipe. Nėse do tė kėrkohej njė poet i pėrveēėm nė poezinė shqipe, qė diti t’iu ik shablloneve, dogmave, qė diti tė krijoj njė poezi thellėsisht tė inspiruar, me tipare tokėsore dhe qiellore, njė poezi qė gufon nga ndjenjat e fuqishme tė dashurisė, njė poezi qė komunikon fuqishėm me gjuhėn e artit, pa dyshim se njėri nga ta do tė jetė Ndoc Gjetja. Kėtė fuqi poetike e hasim mjeshtėrisht te poezia “Femrave”: ”Pa ju ne jemi gjysma njerėzish/ se ju pėr ne jeni gjysma tjetėr/ Tek dashuria bėhemi te plote as te mangėt e as te tepėrt/ Sikur te dija te thurja sentenca/ ashtu siē fatmirėsisht bėnė Saadiu/ Juve do t’ju jepja metaforėn Vreshta/ Pėr vete do te metaforėn shiu”. Poezia e tij, ėshtė njė arenė e tendosjeve tė pafundme, e dhembjeve tė mėdha dhe si e tillė, bėhet reflektim emocional i shpirtit tė trazuar, tė cilin e rrahin fuqishėm tallazet e njė jete bizare, e njė jete, e cila i shėmbėllen vuajtjeve tė kryqit tė Krishtit. Poezia e tij, me gjithė tonin e fuqishėm tė dhembjes qė ka, me gjithė tallazet e fuqishme shpirtėrore qė pėrēon, asnjėherė nuk ėshtė montone, por ėshtė njė reflektim thellėsish njerėzor, emocional, ku lexuesi ndjen dridhmat e bukura, me gjuhėn e ėmbėl poetike. Edhe kur godiste dukuritė degjeneruese pėrreth tij, kėtė e bėnte me njė pedanteri poetike: “Ē'mrekulli do te kishte qene/ sikur te jepnin qe sot dorėheqjen/ presidenti dhe ēdo lloji ministri!/ Dhe ta merrte pushtetin Shpirti” (”Sikur”) Ndoc Gjetja iku, duke lėnė testamentin e fjalės poetike, qė sikur shenja e tij poetike, ėshtė ylli udhėrrėfyes, i cili do tė rrezatoj dhe ndriēoj brezat nė poezinė shqipe. Poezia e tij ėshtė njė dhiatė e shpirtit hyjnor dhe kėsisoj do tė vlerėsohet nė poezinė shqipe.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks