Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Amerika dhe shqiptaret

Shkruan: Ndue Ukaj - Flamujt Amerikan, diskursi patetik i politikės, medias, kudo hapėsirave shqiptare, festimi madhėshtor i ditėve tė shėnuara amerikane, siē ėshtė 4 korriku, janė imazhe tė mjaftueshme qė tė krijojnė njė pėrshtypje tė plotė, se shqiptarėt e admirojnė Amerikėn, se shqiptarėt e kanė model popullin e shtetin amerikan, dhe se, shqiptarėt ndajnė nė pėrgjithėsi sistemin e vlerave tė pėrbashkėta me amerikanėt. Shtoja gjithė kėsaj, pasionin e fuqishėm tė rinisė shqiptare, pėr vlerat dhe kulturėn amerikane, me njė theks tė veēantė pėr muzikėn, filmin, sferat e edukimit, etj., mund tė themi se afėrsia amerikano-shqiptare nė sipėrfaqe duket tė jetė e mrekullueshėm. Nė realitet, kjo afėrsi nė masat e gjėra ne popull, ėshtė reale, mirėpo, gjendja e pėrgjithshme shqiptare, sidomos ajo politike, mbase ka edhe njė faqe tjetėr, tė cilėn pėr shkak tė njė mentaliteti fodull dhe heretik, s’guxojmė ta prekim. Ėshtė njė dialektikė e jetės qė njeriu kur do dhe admiron dikė, dėshiron t’i ngjasoj atij/asaj, apo nė variante tjera, dėshiron t’i shkrij dallimet dhe cenet e tij dhe tė pėrfitoj nga vlerat qė admiron, pėr tė ruajtur dashurinė, pėr ta thelluar atė dhe mbi tė gjitha pėr t’i shėmbėllyer tė admiruarit. A bėjmė ne si komb njė gjė tė kėtillė? Mendoj qė jo-ja ėshtė e madhe. Njė njeri me mendje tė shėndoshė, kur sheh gjendjen politike shqiptare, kundron mentalitetin e politikės shqiptare, pėrēarjet banale, mos aftėsinė pėr t’u bashkuar nė drejtim tė mirave tė pėrbashkėta, plaēkitjen e shtetit nė pėrmasa ekstreme, njė mentalitet primitiv tė tipit anadollėko-oriental nė qeverisje, ndėrsa nė anėn tjetėr sheh dashurinė e furishme pro Amerikės, s’ka sesi tė mos dyshoj dhe shtroj pyetjen: A e duam vėrtetė Amerikėn? Kjo pyetje sinjifikon dilemėn tjetėr, a dimė vėrtetė ta duam dhe a ėshtė kjo dashuri e sinqertė?! Si shpjegohen kėto marrėdhėnie, a janė vetėm pjesė e evokimeve qė vinė nga e kaluara, ngase ky shtet ka shpėtuar qenien tonė kombėtare dhe ka krijuar dy shtete shqiptare, janė rrjedhojė e natyrshme, apo rezultat i njė “frike” qė fshihet nėn petkun e interesave politike? Gjitha kėto pyetje e dilema, shpjegimin mė tė mirė e gjejnė nė realiteti shqiptar, i cili ėshtė njė tregues tejet i keq- njė realitet qė shumė pak pėrkon me modelin amerikan pėr kulturėn, shtetin, kombin, qytetarin, etj. Tė gjitha dilemat e lartcekura, deshėm apo s’deshėm ta pranojmė, i shpjegon mė sė miri politika jonė, e cila vepron pikėrisht jashtė kornizave tė ideve dhe idealeve qė promovon Amerika, pėr shtetin, pėr demokracinė, pėr lirinė, pėr qytetarin. Dhe sidomos, kėto shqetėsime i shpjegon mėnyra si sillet elita dhe inteligjencia jonė e vobektė, e dehur nga vetėkėnaqėsia dhe mburravecėria, qė s’ka guximin tė del nė mbrojte tė parimit tė lirisė thelbėsore, tė demokracisė shėndoshė, tė shtetit funksional, por bėhet surrogat i deformuar i tyre. Duke i sintetizuar kėto segmente dhe sidomos duke i njohur predikimet e atykėtushme qė bėhen jo rrallė brenda kombit tonė, njeriu s’gjen vend pėr t’u ngazėllyer dhe pėr mė tepėr, e ka tė vėshtirė tė pohoj me plotė gojėn se kombi ynė e do vėrtetė Amerikėn. Miqėsia amerikanėve dhe shqiptarėve nuk i dedikohet sinqeritetit e as kontinuitetit tė politikės sonė, as nė Shqipėri, as Kosovė e gjetiu hapėsirave shqiptare, por madhėshtisė sė kombit amerikan, asaj madhėshti qė ky shtet me vlera sublime, e ka manifestuar dhe manifeston ēdo herė, duke mbrojtur parimet e lirės, tė drejtės dhe demokracisė. Prandaj, mėnyra mė e mirė pėr t’iu falėnderuar Amerikės ėshtė t’i gėrshetojmė ato tė mira universale qė promovon ky vend dhe t’i bėjmė pjesė tė jetės sonė kombėtare, pjesė e konsolidimit tė kombit tonė dhe shteteve tona, qė tė bėjmė ne pėr shtetin e jo shteti pėr ne, siē na mėson filozofia e jashtėzakonshme amerikane. Nėse e kthejmė shikimin prapa nė shekullin e kaluar, lehtėsisht mund tė konstatojmė se pėrveē pak lėvizjeve puro-amerikanė (kujtoj kėto lėvizjen madhėshtore tė Ibrahim Rugovės), lėvizjet tona kombėtare nė shekullin e kaluar, kanė qenė kryesisht nė kundėrshti me parimet dhe vlerat qė ka promovuar dhe mbrojtur Amerika. Sot, kombi shqiptar shquhet pėr njė admirim tė madhe pro civilizimit qė pėrfaqėson Amerika. Mirėpo, e gjithė kjo energji dhe ky admirim ėshtė si uji qė s’rrjedh dhe nuk shfrytėzohet, sepse e pengon diga e politikės, qė me mbrapshtitė e saj s’lejon tė zhvillohet shėndetshėm. Pikėrisht pėr kėtė, ne mbetemi kombi mė i varfėr nė Europė, pa mirėqeni, pa sport tė zhvilluar, pa kulturė universale, me mentalitet fisnor, bajraktarizėm krahinor, ekstreme religjioze, nė gjitha poret e jetės. Empiria na thotė se njė raport i shėndetshėm, jo formalė, por esencial me Amerikėn s’do tė na lejonte katandisjen nė kėtė gjendje?! Ky admirim i natyrshėm dhe pse jo i detyrueshėm qė kemi pro kėtij vendi tė mrekullueshėm, duhet shėrbejė si moment i fundit pėr reflektim, tė funksionalizohet nė drejtim tė sė mirės kombėtare. Kjo pikėsėpari, duke bėrė transformime tė shumėfishta brenda jetės sonė kombėtare, njė emancipim tė shumanshėm e tė domosdoshėm, qė do tė mundėsonte jetėsimin nė praktikė, tė atyre parimeve dhe vlerave bazike perėndimore, tė cilat sot, zaten, janė tė kėrcėnuara mė shumė se kurrė nga segmente tė errėta nė Shqipėri, Kosovė, e gjetiu ku jetojnė shqiptarėt, etj. Ndaj, pėr shqiptarėt, alarmi ėshtė i ndezur dhe kumbon fuqishėm: ėshtė koha pėr vetėdijesim mė shumė se kurrė, qė kėto retorikė shterpe dhe fjalimet popoze pro-Amerikės, t’i shndėrrojmė nė veprime konkrete nė tė mirė tė demokracisė, tė lirisė e pėrparimit kombėtar. Ndryshe, kėto fjalime, tė cilat shkumojnė sidomos nė raste festash, do tė jenė tė paefektshme, ndėrsa rrugėtimi ynė do tė jetė i zbehtė, ashtu siē ka qenė gjerė mė sot. Rrugėtimi krah Amerikės dhe duke jetėsuar e mishėruar nė jetėn tonė kombėtare vlerat e mėdha qė sublimon ky vend, ėshtė rrugėtim i vetėm i sigurt dhe njė garanci pėr tė tashmen tonė, e sidomos njė investim pėr njė tė ardhme tė ndritshme. Marrėdhėniet e shkėlqyera dhe solidariteti i jashtėzakonshėm amerikan ndaj kombit tonė, deri me sot s’i kemi shfrytėzuar pėr tė mirėn e kombit tonė (siq kanė bėrė Izraeli, Koreja e Jogut, etj), qė tė kėndellemi dhe t’i akumulojmė potencialet tona, pėr ta sforcuar substancėn kombėtare. Sidomos kėto marrėdhėnie, nuk i ka shfrytėzuar politika shqiptare. Ajo nuk ka mėsuar si duhet bėrė shteti, tė mėsoj si kontribuohet pėr shtetin, mbi tė gjitha, tė mėsoj si formėsohen idealet e pėrbashkėta kombėtare, nė tė cilat, tė gjithė kontribuojnė dhe nga tė cilat gjithė pėrfitojnė. Prandaj, ėshtė momenti i reflektimit dhe vetėdijesimit, qė nga pasioni i zjarrtė pėr Amerikėn, me flamuj, koncerte, e forma tjera, tė kalojmė nė instancėn tjetėr, te pėrvetėsimi i modelit amerikan, pėr t’u edukuar dhe mėsuar si bėhet shteti nė frymėn amerikane, si duhet shteti dhe si pėrparon shteti, nė frymėn amerikane. Realiteti i tashėm shqiptar ėshtė larg kėtyre idealeve. Amerika ėshtė njė shtet mrekullueshėm, ndėrsa populli amerikan ėshtė Ai tė cilit duhet thurur Lavde tė pėrhershme. Mirėpo, jo lavde qė pėrfundojnė me lagje tė buzėve. Ėshtė nė tė mirė tė mirėn tonė kombėtare dhe sidomos falėnderimi mė i madh pėr kėtė vend qė ka bėrė dhe bėnė shumė pėr ne, do tė ishte: tė mėsojmė filozofinė e tyre pėr shtetin, pėr kulturėn, pėr qytetarin dhe lirinė. Kėshtu do t’i shporrim tė kėqijat qė na sillen nė ne dhe mbi ne, ato qė na pengojnė nė jetėn tonė kombėtare tė ecim drejt pėrparimit. Forcimi i marrėdhėnieve me Amerikėn ėshtė investimi mė i sigurt pėr njė tė ardhme tė ndritshme. Nė kėtė aspekt, ėshtė dashur tė marrim shembull nga izraelitėt, tė cilėt pėr pak vite, me ndihmėn amerikane, bėhen fuqi botėrore sepse admirimi i tyre pėr Amerikėn ishte nga zemra dhe jo nga shtysat instiktive. Qė tė pėrfitojmė nga tė mirat e kėtij vendi duhet tė jemi tė gatshėm t’i heqim tė kėqijat nga vetja jonė, tė pėrqafojmė frymėn amerikane nė gjitha aspektet, ndėrsa politika jonė s’ duhet tė bėrtas e gulēojė pro-Amerikės, e nė anėn tjetėr tė stimuloj, ose, tė mos pengojė zhvillimet dhe predikimet, tė cilat shkojnė nė drejtim tė kundėrt. Nė fund tė fundit, mos zhvillimi i demokracisė, forcimi i ekstremizmit fetar islamik, korrupsioni, mosaftėsia pėr tė bėrė kompromis pėr vendin, madje pėr asnjė ēėshtje jetike shqiptare, janė vlera absolutisht tė cilat s’ i pėrfaqėson Amerika. Pėrkundrazi, i lufton. Mendėsia e konsoliduar pėr shtetin, vlerėsohet tė jetė njė nga tiparet karakteristike amerikane. Nėse analizojmė dhe krahasojmė botėkuptimet qė kanė pėr shtetin shqiptarėt dhe amerikanėt, shohim se ne dhe ky popull fisnik s’kemi asgjė tė pėrbashkėt. Ne duam tė plaēkitim shtetin tonė, ne duam ta grabisim shtetin, ne duam qė pėr tė na shkuar kungulli mbi ujė tė rrėnojmė ēdo gjė dhe ēdo njeri, qeveritė shqiptare, nė Kosovė, Shqipėri e gjetiu, nuk qeverisin, por sundojnė njė popull skajshmėrisht tė varfėr, tė manipuluar dhe instrumentalizuar. Qeveritė tona shqiptare, nė Tiranė e Prishtinė, jo qė ndajnė vlera tė pėrbashkėta me ato amerikanė, mirėpo pėrkundrazi, qėndrojnė vetėdijshėm apo pavetėdijshėm, nė taborre tė kundėrta, duke qenė kampione tė korrupsionit, tė abuzimit me pushtetin, tė nepotizmit, tė personalizimit tė pushteti, etj. “The American dream” duhet bėrė realitet kombėtar.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks