|
|
Dy dekadat e katharsisit letrar
===
Ndue Ukaj
1.
= = =
Kthimi ka letėrsia
Fillimvitet e nėntėdhjeta, ndryshuan kahet e zhvillimeve shoqėrore dhe politike te shqiptarėt. Kėto ndėrrime u pasuan me transformime kulturore e letrare, qė krijuan njė hapėsire kulturore dhe letrare tė favorshme, kur letėrsia u kthye nga objekti i saj. Pra, kemi njė kthim kah letėrsia (Tzvetan Todorov), pas ferrit tė vėrtetė nėpėr tė cilin kaloi ajo. Krijimi i realiteteve tė reja shoqėrore, ndikoi nė masė tė madhe, nė qenien e letėrsisė dhe sidomos nė mendimin pėr tė. Ndonėse, mund tė pohohet se gjatė kėtyre viteve ka pas njė hapje dhe komunikim intensiv tė letėrsisė shqipe, situatat e tendosura shqiptare, problemet socio-psikologjike, ekonomike, tranzicioni i stėrzgjatur dhe i mundimshėm politikė dhe mungesa e njė kulture e letėrsie tė konsoliduar, u banė diga tė fuqishme, qė ndikuan fuqishėm e nė shumė dimensione letrare, nė zhvillimin dhe pėrhapjen e saj, nė planin e brendshėm dhe atė global. Mbase, segmentet e pėrmenduna, shpeshherė kanė ushtruar njė lloj presioni mbi qenien e letėrsisė, duke e penguar tė zhvillohej sipas ligjėsive universale letrare. Nė kėtė kontekst, ndofta heshtazi, por nė kontinuitet, ėshtė vėrejtur njė pėrpjekje dashakeqe e politikės, qė nėpėrmjet formave tė caktuara, tė presionit apo favoreve tė ndryshme, ta kontrolloj letėrsinė, madje nė rastet mė tė kėqija, tė krijoj hierarki letrare, duke e marrė kėshtu rolin e kritikės letrare, dukuni kjo, prej tė cilės letėrsia shqipe ka vuajtur shumė. Nė anėn tjetėr, janė kėto elemente, tė cilat, rishtas e kanė orientuar letėrsinė, drejtė funksionit praktikė, njė lloj funksioni qė intencė e mision ka, edukimin e popullit, siē do tė thoshte Arshi Pipa. Njė filozofi tė tillė kulturimi dhe njė mision tė tillė shkrimtarie, letėrsia shqipe e ka pasur pėrgjatė gjithė historisė sė saj. Letėrsia jonė, deri me tani, asnjėherė nuk ka arritur tė ketė objekt vetėm tė bukurėn dhe tė shkėputet nga funksionet e synimet praktike, herė etike e herė politike.
Pėrgjatė kėtyre viteve, kultura letrare shqipe, synoj tė shkėputet nga qėllimet praktike pėr tu kundrua vetėm si arti i sė bukurės. Ky qėllim, pėrveē tjerash, nėnkuptonte njė hapje tė gjithanshme tė qenies letrare, nė raport me ligjėsitė universale tė kėsaj bote specifike. Nė kėtė mėnyrė, ajo mund tė ēlirohej njėherė e pėrgjithmonė, prej gjitha pengesave tė natyrave joletrare, tė cilat e penguan dhe nė raste tė ndryshme, vazhdojnė ta pengojnė, edhe sot.
Mirėpo, ashtu sikurse ēdo periudhė nė letėrsi, edhe dy dekadat e fundit kanė karakteristikat e veta, veēoritė dhe tiparet dalluese.
Nė tė vėrtetė, nėse marrim pėr bazė empirinė, mund tė pohojmė se ēdo periudhė nė letėrsi, i ka specifikat e veta dhe mbahet mend pėr prurje dhe vlera tė reja. Mirėpo, tė qartėsojmė se prurjet e reja, nė kuptimin e mirėfilltė, nuk janė ekuivalente me cilėsi apo vlera artistike. Krijimtaria letrare, gjithmonė ėshtė nė kėrkimin tė risive, e kėto, sidomos bėhen mė tė theksuara, nė kohė pėrthyerjesh socio-psikologjike, sikur qė ėshtė drama e jetės shqiptare, tanimė dy dekada, e papėrfunduar. Nė parim, letėrsia ėshtė fushė qė jeton duke synuar tė renė si akt krijimi dhe model shkrimi. Ndaj, duhet theksuar faktin se shumica e rrymave letrare nėpėr kohė, janė pikėrisht rrjedhojė e kėrkesave gjithmonė tė reja qė kishte e ka letėrsia para vetės. Nė tė vėrtetė, e reja, si kėrkim metafizikė e shpirtėror, e bėnė fuqinė e fjalės artistike kaq dinamike, nė kohė dhe hapėsirė. Mirėpo, transformimet e mėdha e cilėsore, apo prurjet e reja dhe cilėsore, nė letėrsi zakonisht ndodhin rrallė dhe atė vetėm pasi tė jenė pjekur kushtet pėr njė begati dinamike kulturore, pas debateve tė fuqishme pėr letėrsinė- objektin e saj- qenėsinė e saj. Shoqėria shqiptare, ende nuk e ka njė jetė tė begatė kulturore, pėrkundrazi jeta kulturore dhe letrare shqiptare, vazhdon tė jetė tejet e vobektė. Dhe letėrsia, ashtu sikurse shumica e arteve, tanimė dy dekada, ndodhen para sfidave tė mėdha, ndonjėherė edhe tė natyrės ekzistenciale.
Kjo bėn qė letėrsia shqipe, tė vazhdojė tė jetė akoma nė procese tė konsolidimit e emancipimit. Nė tė tilla kushte, kur vėrehet dukshėm mungesa e njė periodiku letrar serioz, mungesa e njė rrjeti funksional tė shpėrndarjes sė librit, mungesa e shtėpive botuese tė fuqishme, mungesa e asociacioneve tė shkrimtarėve dhe debateve pėr letėrsinė, mungesa e pėrkthyesve dhe pėrkrahjes pėr kėtė veprimtari- megjithatė mund tė pohohet, se kėto vite shėnuan njė avancim tė dukshėm. Mirėpo, jo aq tė kėnaqshėm, pėr sa mund tė ishin pritshmėritė. Kėtė e them, kur i analizoj trendėt e zhvillimeve tė pėrbotshme, letėrsinė pararendėse dhe shumė faktorė tė tjerė socio-psikologjikė, tė cilėt, do tė duhej ti jepnin letėrsisė shqipe njė impuls mė tė hovshėm dhe mė cilėsor.
2.
Dekadat e katharsisit letrar
Nėse marrin pėr bazė mendimin empirik se kritika (letrare, N. U.) asht shenjė e mendjes sė pjekun ( Arshi Pipa), dy dekadat e fundit tė kulturės letrare shqiptare, e dėshmuan dhe shenjuan, nė shumė aspekte njė gjė tė tillė. Kjo pėr faktin se mendimi pėr letėrsinė, ka evoluar dukshėm, duke pėrvetėsuar shkolla tė avancuara e prirje letrare tė pėrbotshme, tė cilat i bėri pjesė tė diskursit letrar kombėtar. Gjatė kėsaj periode, mendimi pėr letėrsinė, ka marr pėrgjegjėsi tė vėshtira, si njė kritikė nė pėrpjeke pėr tu vetėdijesuar dhe konsoliduar, e dal nga rrėnojat e njė kohe tė errėt, ku letėrsinė ishte skajshmėrisht e manipuluar nga dogmat, ideologjia mbytėse dhe arti nė funksion ideologjik. Nė misionin e kėsaj kritike letrare, ishte tė ndaj vlerat nga jovlerat dhe tia rikthej letėrsinė kah letėrsia. Pas shpėrpjesėtimeve tė mėdha letrare dhe njė hierarkie tė sajuar nga diktati, nė kėto vite, kritika duhej tė formėsoi hierarkinė letrare cilėsore, sipas parimeve tė shėndosha letrare. Ky synim, edhe pse ndofta su realizua nė plotėni, gjatė kėtyre viteve janė ba korrigjime shumė domethėnėse nė mendimin e pėrgjithshėm pėr letėrsinė. Mendimi pėr letėrsinė, i cili ekzistonte, ėshtė pėrmbysur, ndėrkaq historia e re e letėrsisė, sėshtė ajo qė na shkruanin byrotė politike dhe kritika ideologjike. Shikuar nga ky aspekt, kritika letrare shqipe ka pasur sfida tė shumėfishta e tė karaktereve letrare e joletrare. Asaj ju dashtė tė jetė e guximshme, pėr tė synuar e krijuar rregull, nė aporinė e studimeve letrare dhe pėr tė sanuar pasojat e gjatė tė ekskomunikimeve, pėrjashtimeve, fragmentimeve, pėrbuzjeve, me tė cilat dukuni ishte shėmtuar trupi i letėrsisė kombėtare.
Njė nga elementet dalluese, mbi tė cilat u krijua letėrsia e kėtyre dy dekadave dhe mendimi pėr letėrsinė, pa dyshim se mbeti qėndrimi refuzues/kundėrshtues, nė raport me letėrsinė pararendėse, dogmat dhe soc-realizmin, dukuni kėto qė kishin vėrshuar e ngulfatun letėrsinė shqipe, pėr dekada tė tėra, e sidomos atė qė krijohej nė Shqipėri.
Qysh nė fillimvitet 90-ta, u artikulua ky qėndrim refuzues dhe u ndje nevoja pėr rikthimin traditės sė viteve 30-ta dhe shkrimtarėve tė ekskomunikuar, qė realisht pėrbėnin aureolėn e letėrsisė shqiptare. Ky qėndrim, zaten ka pasur njė mision/funksion etikė, pėrmes tė cilit ėshtė synuar njė katharsis i mendimit pėr letėrsinė dhe kulturėn letrare shqiptare nė tėrėsi. Sikur nė Tiranė, ashtu edhe Prishtinė e gjetiu, lėvizjet e pakta letrare, ishin kryesisht ato qė motivoheshin dhe synon letėrsinė tia kthenin letėrsisė, duke e defamiljarizuar (Roman Jakobson) atė nga dogma dhe ideologjia rrėnuese, e cila qe bėrė me kohė mendėsi tipike letrare, sidomos dominonte nė Shqipėri, pėrjashtimet e sė cilės nė Kosovė ishin tė dukshme dhe shumė mė cilėsore. Kjo nėnkuptonte njė betejė jo tė lehtė, mė norma, dogma tė krijuar dhe me njė korpus tė gjerė krijimesh dhe studimesh letrare, qė ishin ba gjatė viteve tė soc-realizmit, kur letėrsia ishte zhvesh nga gjitha tiparet e saja esenciale dhe kishte marr trajta deformuese, thellėsisht ideologjike, e duke mbet mė sė paku letėrsi
Prandaj, pėrgjatė kėtyre viteve, ndodhi pėrmbysja e njė hierarkike letrare tė shpikur qė kishte krijuar soc-realizimi, pa kurrfarė kritere letrare dhe estetike; njė hierarkike letrare qė ishte fund e krye e vendosur nga diktatet e dhunshme, pėrjashtuese dhe fragmentuese.
Ajo qė e karakterizon qartėsisht mendimin pėr letėrsinė nė kėtė periudhė kohore dhe letrare, pa dyshim ėshtė synimi pėr ti korrigjuar leximet e mbrapshta, tė cilat i ishin bėrė letėrsisė shqipe dhe kėndej pari, synimi pėr tia rikthyer asaj figurat eminente, tė munguara dhe tė ndalura, me motive absurde e aspak letrare. Ky motivim letrar i korrigjimit dhe arsyetimit (Ian Meclean) tė njė mendimi letrar, bėhet shėnjues tipologjik i kėsaj kohe nė letėrsi. Shėmtitė qė kishte krijuar dhe instaluar diktatura e njėmendėsia kulturore dhe letrare, fillojnė tė korrigjohen dhe arsyetohen me lexime e interpretime tjera. Pra, pėrgjatė kėtyre viteve, mendimi pėr letėrsinė ėshtė motivuar, duke nėnkuptuar kontekstin e letėrsisė pararendėse, prej tė cilit ėshtė vėnė nė pah fuqishėm nevoja, qė e quajtėm etike, tė bėhen korrigjime nė gjithė sistemin vlerave letrare, nga shėmtitė dhe degradimet qė i krijoi letėrsia e viteve tė diktatit, pėrjashtimeve dhe selektimeve ideologjike, fetare, etj. Kėtė trashėgim tė keqe letrare, mendimi i ri pėr letėrsinė synoi ta korrigjoi nė tėrėsi pėr ti dhėnė njė kahe dhe dimension tė mirėfilltė letrar. Studimet e shumta, tė cilat janė bėrė e bėhen nė Tiranė, Prishtinė e gjetiu, janė tė fokusuara kryesisht tė autorėt, tė cilėt, pėr disa dekada, i mungonin letėrsisė shqipe, tek ata tė ekskomunikuarit, ata tė fragmentuarit, ata tė pėrbuzurit, tė cilėt nė realitetin e ri, pėrbėjnė, siē e pėrmendėm, aureolėn e letėrsisė shqipe. Ndaj, nė kėto dy dekada, autorėt dominues tė letėrsisė shqipe, nuk janė ata qė ishin deri nė fillimvitet e 90-ta. Pėrgjatė kėtyre viteve, zėnė tė shfaqėn ēdo herė e mė fuqishėm, si referenca themelore, autorėt e fuqishėm tė viteve tė 30-ta, emra qė emancipuan letėrsinė shqipe, mendimin pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare dhe ngritėn atė nė piedestalin mė tė lartė, si At Gjergj Fishta, Faik Konica, Vinēens Prendushi, At Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Ethem Haxhademi, Krist Maloku, Mithat Frashėri (i njohur edhe si Lumo Skendo), Vangjel Koca, Brako Merxhani, dhe pastaj, pasusit e tyre, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Anton Pashku, Frederik Reshpja, Zef Zorba, At Zef Pllumi, etj. Me kėta autorė, ėshtė marrė e merret pjesa dėrmuese dhe mė kualitative e kritikės letrare gjatė kėtyre dy dekadave. Pėrveē tjerash, gjithashtu gjatė kėtyre viteve letrare, vėrehet njė rikthim domethėnės te autorėt e klasikes, si themelues tė kulturės tekstuale shqiptare (Anton Berishaj), te autorėt si Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Jul Variboba, korpus ky letrar qė studiohet si materie estetike dhe jo si lėndė me rėndėsi gjuhėsore, siē pretendohej pa asnjė kritere letrarė, stilistikė, gjuhėsor, estetikė, nga sejmenėt e soc-realizmit. Nga kėndej, gjithashtu vėrehet njė ngulmim i vazhdueshėm pėr tė integruar nė plotėni letėrsinė e krijuar tek Arbėreshėt e Italisė, brenda turpit tė pėrbashkėt tė letėrsisė shqipe, e cila letėrsi, nė tė vėrtetė pėrbėnė njė hallkė me rėndėsi tė posaēme nė letėrsinė shqipe, pėrgjithėsisht.
Njė tjetėr tipar dalluese qė e shquan kėtė periudhė letrare ėshtė vetėdija pėr objektin e letėrsisė, ku vėrehen gjithnjė e mė shumė mendje kritike, tė mprehta tė gjykojnė drejtė letėrsinė, autorė e dukuni letrare, si dėshmi e njė kritike letrare tė pjekun, e cila ndihmon nė konsolidim e mendimit pėr letėrsinė.
3.
Kritika letrare dhe letėrsia
Raporti mes fiksonit dhe ligjėrimit mbi fiksionin (kritikėn letrare), vlerėsohet tė jetė njėri nga raportet mė komplekse nė botė e letėrsisė. Ky raport, jo rrallėherė ėshtė formėsuar mbi paragjykime, tė cilat kanė rezultuar me konsekuenca negative, edhe nė shkrimin fiksional. Njė eksperiencė tė tillė, e nxjerrim nga dekadat e letėrsisė shqipe pas Luftės sė Dytė Botėrore, me njė theks tė veēantė tė ajo e krijuar nė Shqipėri.
Ky raporti kompleks, ka tronditur gjithmonė shkrimtarėt, kritikėt dhe tė pasionuarit pas letėrsisė. Si rezultat e kėsaj, ndodh shpeshherė qė kritika dhe mendimi pėr letėrsinė tė zhvillohen nė divergjenca, mirėpo tė cilat nuk e cenojnė qenien e letėrsisė, pėrkundrazi e pasurojnė dhe plotėsojnė. Dėgjojmė tė thuhet, madje edhe lexojmė, nganjėherė me nervozizėm tė tepruar, se letėrsisė shqipe i mungon kritika, i mungon njė lloj e kritikės sė drejtė, njė kritike letrare sistematike, e aftė pėr me ba selektimet e nevojshme dhe e guximshme pėr me thėnė tė vėrtetėn, sikur pėr vlerat e vėrteta letrare dhe anasjelltas, pėr jovlerat. Kėsaj dileme ėshtė e vėshtirė me ju pėrgjigj, por mėnyra mė e mirė ėshtė me pa letėrsinė nė tanėsinė e saj, si njė sistem, sepse vetėm ashtu mund tė kuptohet pa keqkuptime. Unė mendoj se mendimi pėr letėrsinė nė kėto vite ka pas njė detyrė aspak tė lehtė, tė lexoi, siē e pėrmendėn mė lartė, tė rilexoi dhe korrigjoi gabimet e panumėrta qė la trashėgimia e errėt komuniste, aporinė e studimeve letrare, historinė e deformuar tė letėrsisė, sajimet hierarkike, etj. Nė kėtė drejtim, ėshtė arritur mjaft shumė. Mirėpo, kjo ka ba qė letėrsia e krijuar gjatė kėtyre viteve, tė mbetet jashtė vėmendjes sė kritikės letrare. Mbase, ky segment, sipas shumė krijuesve, kritikėve, ka stimuluar aty kėtu njė letėrsi mediokre, me shumė emra qė defilojnė pa asnjė inspirim krijues dhe pa kurrfarė shije letrare.
Krahasuar me letėrsinė pararendėse, nė kėtė dekadė, debatet pėr letėrsinė janė qartėsisht mė tė identifikueshme dhe mė funksionale. Gjithashtu, prirjet e bashkėkohore teorike e kritike, gjithnjė e mė shumė bėhen pjesė e diskursit letrar e kulturor shqiptar.
Shikuar nė pėrgjithėsi, mund tė pohohet se dy dekadat e fundit nė letėrsinė shqipe, gjithsesi kanė shėnjuar ndryshime dhe formėsime pozitive. Nė fakt, ajo pėr tė cilėn mund tė konkludohet ėshtė se letėrsia dhe mendimi pėr letėrsinė ka tejkaluar njėmendėsinė soc-realiste. Nuk ka njė uniformitet nė studimet letrare, pėrkundrazi kultivohen shumėsi e shkollash dhe vlerėsimesh letrare, tė bazuara tek teoritė klasike e bashkėkohore. E gjithė kjo mund tė vlerėsohet e tumiret si njė shenjė shpresėdhėnėse, pėr njė tė ardhme mė tė begatė pėr letėrsinė shqipe, sidomos nė fushėn e fiksionit, ne tė cilėn ēdo ditė e mė shumė dalin individualitete tė fuqishme.
|
|
|