|
|
Realitetet e zėvendėsimit tė Rezolutės
Shkruan: Skender Hyseni
Njė paragraf i fjalės sime tė fundit drejtuar Kėshillit tė Sigurimit ėshtė keqkuptuar. Me sa duket, ėshtė keqinterpretuar me qėllim. Mbase edhe nga mungesa e informacionit. E sjell tė plotė kėtė paragraf. Kjo me qėllim qė tė mund tė shihet kuptimi real dhe konteksti i plotė i kėsaj deklarate, por edhe meritat dhe saktėsia e saj: Dua qė edhe njė herė tu shpreh mirėnjohjen tonė tė thellė Kombeve tė Bashkuara dhe Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr rolin vital qė kanė luajtur nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė pasluftės nė Kosovė. Ka ardhur koha qė Rezoluta 1244 tė zėvendėsohet me njė rezolutė tė re e cila do tė reflektonte realitetet e krijuara me pavarėsinė e Kosovės dhe me Mendimin e qartė tė GJND-sė nė favor tė saj. Kėrkesa jonė pėr zėvendėsim tė 1244-shit ėshtė nė linjė me objektivin e Kosovės pėr tu bėrė anėtare e OKB-sė. Anėtarėsimi nė OKB ėshtė objektiv tė cilin synojmė ta arrijmė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundshme, si njė hap i natyrshėm pas Mendimit tė GJND-sė.
Thellėsia e bindjes sime nė vėrtetėsinė dhe saktėsinė profesionale dhe politike tė kėsaj deklarate ėshtė motivuar dhe udhėhiqet nga tė paktėn tri arsye kryesore. Pėr hir tė transparencės dhe pėr tė hedhur dritė nė debatin ekzistues, vlera e tė cilit mė e pakta ėshtė e paqartė, e shoh me vlerė dhe tė domosdoshme qė ti ofrojė mendimet dhe sqarimet nė vijim.
Sė pari, procedura e anėtarėsimit nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, hapi i natyrshėm pas Mendimit tė GJND-sė, qė siē ėshtė thėnė nė deklaratėn mė sipėr do tė reflektonte realitetet e krijuara me pavarėsinė e Kosovės dhe me Mendimin e GJND-sė nė favor tė saj, kėrkon rekomandimin e Kėshillit tė Sigurimit. Njė rezolutė e re ėshtė e nevojshme pėr kėtė qėllim.
Sė dyti, kėrkesa pėr zėvendėsim tė rezolutės 1244 diktohet nga vetė natyra dhe pėrmbajtja e rezolutės. Teksti i rezolutės nuk pėrmban asnjė dispozitė pėr sa i pėrket pėrfundimit tė saj. Kėshilli i Sigurimit nuk ka marrė vendim pėr shfuqizim. Realiteti faktik flet pėr vazhdimin e pranisė sė UNMIK-ut nė Kosovė, paraqitjen e raporteve tė rregullta periodike Kėshillit tė Sigurimit nga Sekretari i Pėrgjithshėm, ashtu siē kėrkohet nga paragrafi 20 i rezolutės 1244, dhe mbledhjet po ashtu tė rregullta periodike tė Kėshillit tė Sigurimit pėr tė diskutuar kėto raporte. Deklarata mė sipėr e ka nė mendje kėtė gjendje faktike, dhe bėn thirrje pėr ndryshimin e saj pas realiteteve qė janė krijuar me shpalljen e pavarėsisė dhe konfirmimin e saj nga organi kryesor gjyqėsor i organizatės botėrore. Nė paragrafin 19 tė rezolutės 1244, Kėshilli i Sigurimit ka vendosur qė pranitė ndėrkombėtare civile dhe tė sigurisė tė krijohen pėr njė periudhė fillestare prej 12 muajve, dhe tė vazhdojnė mė pas derisa Kėshilli i Sigurimit tė mos vendos ndryshe. Kėshilli nuk ka vendosur ndryshe. Prandaj, njė rezolutė e re ėshtė e nevojshme; kėrkesė e rezolutės sė tanishme dhe rezultat i mungesės sė njė dispozite shfuqizuese ose afati tė paracaktuar pėr pėrfundimin e mandatit tė pranive ndėrkombėtare tė krijuara me rezolutė. Kėrkesa pėr zėvendėsim tė rezolutės 1244 i referohet pikėrisht kėtij fakti.
Sė treti, praktika relevante e Kėshillit tė Sigurimit e kėrkon njė gjė tė tillė. Lista nė vijim nuk ėshtė shteruese, por tregues i besueshėm i praktikės konsistente tė Kėshillit pėr kėrkesėn dhe nevojėn e miratimit tė njė rezolutė tė re, me qėllim pėrfundimin e njė misioni tė pakufizuar nė kohė qė ėshtė krijuar me njė rezolutė paraprake tė Kėshillit. Sa pėr ilustrim, rezoluta 689 e marsit tė vitit 1991, e miratuar nė kontekst tė njė misioni observues Irak-Kuvajt tė Kombeve tė Bashkuara, vėren se vendimi pėr tė themeluar njėsinė observuese ėshtė marrė nė rezolutėn 687, dhe mund tė shfuqizohet vetėm me njė vendim tė Kėshillit. Nė raste tė mėvonshme, Kėshilli ka vendosur me rezolutėn 1423 (2002) qė tė pėrfundoj Misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Bosnjė dhe Hercegovinė (UNMBIH) me 31 dhjetor 2002, pasi paraprakisht ka ripėrtėrirė disa herė mandatin. Misioni ishte themeluar me rezolutėn 1035 (1995). Mė 25 tetor 1999, Kėshilli krijoi me rezolutėn 1272 Administratėn Tranzitore tė Kombeve tė Bashkuara nė Timorin Lindor (UNTAET), mandati fillestar i tė cilės ishte deri nė janar 2001. Mė 31 janar 2001, me rezolutėn 1338, Kėshilli vendosi qė tė zgjasė mandatin e UNTAET-it deri me 21 janar 2002. Nė raste tė tjera, Kėshilli ka vendosur me rezolutėn 1827 (2008) qė tė pėrfundoj mandatin e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Etiopi dhe Eritre (UNMEE); misioni ishte themeluar me rezolutėn 1312 (2000). Po nė vitin 2008, mė rezolutėn 1823, Kėshilli ka vendosur pėr pėrfundimin e ndalesave dhe shpėrbėrjen e Komitetit tė krijuar me rezolutėn 918 (1994) pėr shitjen dhe furnizimin me armė pėr Ruandėn.
Sė fundi, debati duket qė ėshtė zhvendosur nė njė kontekst tė afatit kohor tė zėvendėsimit tė rezolutės, duke e cilėsuar kėtė si njė veprim qė vėshtirė mund tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt ose madje edhe si njė mision tė pamundur. Kėrkesa pėr zėvendėsim tė rezolutės ėshtė bėrė duke u nisur nga njė parakuptim i qartė dhe duke qenė plotėsisht i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė do tė pėrcjellin njė ndėrmarrje tė tillė siē ėshtė zėvendėsimi i rezolutės 1244 dhe pėrmbyllja e misionit tė UNMIK-ut. Nė varėsi tė rrethanave, disa kėrkesa mund tė marrin mė shumė kohė qė tė materializohen, disa tė tjera mė pak. Kjo nė asnjė mėnyrė, sidoqoftė, nuk mund tė thuhet se e zbeh meritėn dhe vlefshmėrinė e kėrkesės; aq mė pak qėllimin dhe vizionin e saj. 17 shkurti i vitit 2008 dhe 22 korriku i vitit 2010 janė dėshmitė mė tė mira.
( Autori eshte Ministėr i Punėve tė Jashtme te Kosovės)
|
|
|