Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Gjermania, Austria dhe Bullgaria: Ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė mbyllur

Tiranė, 17 gusht 2010 - Gjermania, Austria dhe Bullgaria vlerėsojnė se ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje e mbyllur tashmė, por mbėshtesin fillimin e dialogut pėr ēėshtje praktike midis Prishtinės e Beogradit, tė cilin ė shohin si hap tė rėndėsishėm pėr procesert integruese tė rajonit nė Bashkimin Evropian. Kėto qėndrime i kanė shprehur shefat e diplomacive tė kėtyre vendeve, nė mesazhet qė ia kanė dėrguar zėvendės-kryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta, nė tė cilat shprehen vlerėsimet e larta pėr rolin e diplomacisė shqiptare lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhepėr mbėshtetjen e plotė pėr konsolidimin e shtetit tė ri tė Kosovės, pas mendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. Zėvendės kancelari dhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, Guido Vestervelle, nė mesazhin e tij, ka thėnė se “pavarėsia e Republikės sė Kosovės dhe integriteti i saj territorial pėr Gjermaninė janė fakte tė pamohueshme, tė cilat nuk vihen nė pikėpyetje”. Ai ka shtuar se ana juridike lidhur me pavarėsinė tashmė ėshtė mbyllur dhe ka shtuar se tanni ka ardhur koha pėr dialog midis Prishtinės e Beogradit. Vėstervelle ka theksuar se “e ardhmja e Serbisė dhe e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Evropian”. Ministri i Jashtėm austriak, Mihael Spindeleger, nė letrėn e tij, shkruan se opinioni i GJND-sė hap rrugėn pėr njohje tė reja dhe ofron shpresė pėr zhvillimin shoqėror e ekonomik tė shtetit tė ri tė kosovės. Ai premton ndihmėn e tij pėr procesin e integrimit tė Kosovės dhe tė serbisė nė Be. “Ju siguroj pėr angazhimin tim tė mėtejshėm nė shėrbim tė progresit tė marrėdhėnieve serbo -kosovare dhe pėr vazhdimin e procesit tė integrimit evropian pėr tė gjitha vendet e Evropės Juglindore”, thekson Spindeleger. Edhe ministri i Punėve tė Jashtme tė Bullgarisė, Nikolai Mladenov, nė letrėn dėrguar ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, shpreh kėnaqėsinė pėr pikėpamjet e njėjta tė tė dyja vendeve lidhur me “ndėrtimin e njė shteti tė qėndrueshėm, paqėsor, demokratik dhe multietnik” nė Kosovė. Z. Mladenov shpreh bindjen se opinioni kėshilldhėnės i GJND-sė do tė hapė rrugėn pėr “fillimin e njė faze tė re nė zhvillimin e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė dhe pėr krijimin e besimit reciprok, kaq tė nevojshėm pėr rajonin”. Sikurse edhe homologėt e tij gjerman e austriak, edhe shefi i diplomacisė bullgare ka mbėshtetur dialogun midis Prishtinės e Beogradit. “Bullgaria e konsideron dialogun konstruktiv mes Prishtinės dhe Beogradit si njė hap esencial pėr zhvillime pozitive nė Ballkanin Perėndimor”, shkruan Mlladenov. Ai thotė se vendi i tij ėshtė i gatshėm tė bėjė maksimumin pėr suksesin e kėtij dialogu, nė kuadrin e kornizės sė Bashkimit Evropian.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks