Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Sparks e Hyseni: Rezoluta serbe nuk do tė miratohet nė AP tė OKB

Prishtinė, 02 shtator 2010 – Ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Prishtinė, Andi Sparks, ka pėrsėritur qėndrimin tashmė tė njohur tė vendit tė tij lidhur me rezolutėn serbe pėr Kosovėn. “Rezoluta e Serbisė nuk pėrkon me mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GJND) . Ajo paraqet njė kthim mbrapa dhe tenton tė mbajė tė hapur njė ēėshtje qė ne e konsiderojmė tė mbyllur, se Kosova ėshtė shtet i pavarur e sovran dhe se ajo ka integritet territorial tė pacenueshėm” ka thėnė Sparks. “Ne i kemi kėrkuar Serbisė qė ta tėrheqė kėtė rezolutė dhe tė vijmė te njė tekst, i cili do tė ishte neutral dhe i cili do tė hapte rrugėn pėr atė qė ne duam, pėr bisedime konstruktive mes Serbisė dhe Kosovės, si shtete fqinje tė pavarura, pėr shumė ēėshtje tė cilat do tė ishin nė interes tė pėrbashkėt”, ka thėnė Sparks. Ambasadori britanik i ka bėrė kėto komente pas takimit me ministrin e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hysenin, me tė cilin nėnshkruan njė memorandum mirėkuptimi lidhur me statusin dhe aktivitetet e Kėshillit Britanik nė Kosovė. Ndėrkaq, ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, i ka cilėsuar kundėr produktive pėrpjekjet pėr amandamentimit tė projekt-rezolutės serbe. “Qėndrimin tim e dini, por mnd tė pėrsėris. Unė mendoj se nuk ėshtė shėndetshme, se ėshtė e padobishme, bile-bile, konsideroj se ėshtė krejtėsisht kundėr-produktive ēfarėdo pėrpjekjeje pėr tė amandamentuar draft-rezolutėn serbe, pėrkatėsisht pėr rezolutė tė pėrbashkėt”, ka thėnė Hyseni. Ai ka thėnė se projekt rezoluta serbe ėshtė desttruktive “nė ēdo pikė dhe presje” dhe ka shtuar se nė tė “nuk ke ēka tė modifikosh ose tė amandamentosh”. Ambasadori Sparks dhe ministri Hyseni kanė shprehur bindjen se projekt-rezoluta serbe pėr Kosovėn nuk do tė miratohet nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks